Standard.al

“Heronjtë” pa krena të Beogradit, ‘droni’ e ka bishtin pas

0

kolarov mitrovicSherrnajë e pazakontë në gjirin e kombëtares serbe. Dy lojtarët, Stefan Mitroviç – i cilësuar si “hero” pas kapjes së ‘dronit’  në stadiumin e Beogradit – dhe Aleksandër Kolarov, janë përplasur  fizikisht me njëri-tjetrin. Sherri ka plasur gjatë seancës stërvitore përpara ndeshjes Danimarkë – Serbi, që pritet te zhvillohet më 13 qershor,  në Kopenhagen.

“Kurir”-i serb bën me dije se Mitroviç dhe Kolarov patën një zënkë, që degradoi në përballje  fizike aq të ashpër, saqë të dy lojtarët janë të dëmtuar. Kjo gazete e titullon shkrimin e saj: “SUKOB: Pobili se Kolarov i Mitrovic”!(SHERRNAJE: Dëmtohen me njeri-tjetrin Kolarov dhe Mitroviç).

Kolarovi i ka kërkuar trainerit serb që Mitroviç të përjashtohet nga kombëtarja, në të kundërt ai do të tërhiqet prej saj. Edhe Mitroviçi nga ana e tij nuk pranon të luajë në kombëtare, në krah të Kolarovit. Kjo përplasje e ashpër ndodh vetëm pak ditë para se KAS-i të shpallë vendimin përfundimtar për ndeshjen Serbi-Shqipëri.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.