Standard.al

Dekriminalizimi/ Amerikanët përgëzojnë Bashën, anashkalojnë Ramën

0

basha-yee-c1200x600Shtetet e Bashkuara të Amerikës përgëzojnë Partinë Demokratike për vullnetin e treguar në procesin e dekriminalizimit. Kjo është deklarata e bërë nga zëvendës-ndihmës sekretari i shtetit, z. Hoyt Yee në një takim me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Duket se lëvizja e selisë blu për të tërhequr kandidatin e saj nga Këlcyra, Gentian Muhametaj, ka sjellë dhe përgëzimet e para të ndërkombëtarëve. Në takim ishte prezent dhe një nga mbështetësit kryesorë të dekriminalizimit, ambasadori amerikan në Tiranë Donald Lu.

Kryetari i Partisë Demokratike ndau shqetësimin për mungesën e vullnetit të mazhorancës për të miratuar aktet ligjore që do të ndalonin personat me precedentë kriminalë të garonin në zgjedhjet e 21 qershorit dhe të promovoheshin në administratën publike.

Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.