Zbardhet skema mashtruese e rimbursimit të ilaçeve
Zbardhet skema se si është vjedhur më shumë se 500 mijë euro me rimbursimet e rreme të ilaçeve. Prokuroria ka zbuluar se si regjistroheshin farmacitë, ilaçet dhe më pas kryhej rimbursimi i ilaçeve. Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë për 9 personat e akuzuar për skemën e ilaçeve. Arrest me burg është dhënë edhe për Pjerin Xhuvanin, drejtorin e fondit rajonal dhe administratorin e farmacive Hysni Roçi, të cilët konsiderohen si personat kryesorë të skemës mashtruese.
Për më shumë lexoni nesër në gazetën “Standard” në print.