Standard.al

Zgjedhjet në Turqi / Asnjë parti nuk e formon e vetme qeverinë

0

Turqia voton

Sipas rezultateve të para jozyrtare, asnjera prej partive politike që morën pjesë në garën zgjedhore për legjislaturën e 25-të në Turqi nuk e ka siguruar shumicën (276 vende) për të krijuar e vetme qeverinë.

Sipas rezultateve të deritanishme jozyrtare shpërndarja e votave është kjo:

Partia për Drejtësi dhe Zhvillim (AK): 40,9%

Partia Republikane e Popullit (CHP): 25,2%

Partia e Lëvizjes Nacionalishte (MHP): 16,5%

Partia Demokratike e Popujve (HDP): 12,6%

Subjektet e tjera: 4,3%

Sipas këtyre rezultateve Partia për Drejtësi dhe Zhvillim do të dërgojë në kuvend 259 deputetë, Partia Republikane e Popullit ka nxjerrë 131 deputetë, Partia e Lëvizjes Nacionaliste 82 deputetë, kurse Partia Demokratike e Popujve 78 deputetë.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 86%.

Një grup prej 50 deputetësh të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kanë mbërritur në Turqi. Një delegacion i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës prej 29 pjesëtarësh dhe i kryesuar nga holandezi Tiny Kox do t’i asistojë këto zgjedhje.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.