Arrestohet i shumëkërkuari, në 2014 qëlloi mbi policinë

0
133

policia e tiranesTaulant Xhini, një nga personat e shumëkërkuar në Sarandë dhe i dënuar më parë në Shqipëri e Greqi, është arrestuar gjatë orëve të natës së të shtunës duke u gdhirë e dielë.

Policia e Sarandës informon se operacioni është kryer në fshatin Shëndëlli të Sarandës, ku dhe banonte. Në këtë operacion kanë marrë pjesë dhe Forcat Speciale.

Xhini prej shumë kohësh ishte në kërkim për një sërë veprash kriminale, më e fundit është ajo e 22 prillit 2015 kur ai akuzohet për plagosjen e një rojeje hoteli në Ksamil. Ai kërkohet për plagosjen me armë të një 30 vjeçari në 5 tetor 2013 në fshatin Cukë dhe dyshohet për goditjen me armë të policisë se Sarandës në prill 2014.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here