Rikthim për Pussycat Dolls?

0
140

pussycatNjë dritë shprese në horizont shihet për Pussycat Dolls, teksa aludohet se së shpejti mund të kemi dhe një ribashkim të grupit të gjashtë vajzave. Pak më parë ato duket se ishin në një mëndje për një plan të përbashkët, por së shpejti do të kemi diçka konkrete. Carmit Bachar ka deklaruar se ribashkimi është diskutuar dhe ka qenë alternativë. “Kurrë mos thuaj kurrë. Sinqerisht mendoj se një ditë ribashkimi mund të ndodhë. Kemi folur për këtë gjë edhe më parë, erdhëm në një pikë kur u duk sikur diçka do të ndodhte në këtë drejtim, por nuk funksionoi plotësisht në atë kohë”, – ka thënë Bachar. Ajo më tej ka shtuar se grupet e kanë të vështirë të funksionojnë për shumë kohë. “Është pyetje e vjetër kjo, nëse grupet e femrave apo meshkujve mund të funksionojnë për shumë kohë? Jo, nuk munden. Sepse është sikurse të jesh në një marrëdhënie… njerëzit rriten, ndryshojnë dhe pastaj fillojnë të ndjehen të lodhur nga njëri-tjetri”, – ka thënë ajo.

 

Victoria Beckham: Familja ime është e kompletuar

GTY_victoria_beckham_tk_130812_16x9_608Victoria Beckham tashmë i është përkushtuar me kohë të plotë karrierës së saj, ndërsa për mediat rozë ka thënë se familja e saj është e kompletuar. Lidhur me ngacmimet sa i takon sjelljes në jetë të një fëmije tjetër, ajo ka deklaruar se nuk është në planet e saj dhe bashkëshortit. Nëna e tre djemve dhe një vajze, ka thënë se nuk ka ndërmend të bëjë më fëmijë, pasi beson se familja e saj me bashkëshortin David është e kompletuar.

 

Lopez sërish në krahët e balerinit

lopezKohë më parë J.Lo tha se marrëdhënia me Casper Smart kishte përfunduar, por faktet tregojnë të kundërtën. Ata jo vetëm që janë bashkë, por balerini shfaqet pranë të dashurës në çdo projekt të sajin. Fotot e shkrepura gjatë realizimit të filmit të ardhshëm në lidhje me dramën policore të quajtur “Shades of Blue”, kanë treguar se të dy janë pranë njëri-tjetrit. 45 vjeçarja është fotografuar duke ecur dorë për dore me Casper Smart. 28–vjeçari Casper i veshur sportiv, nuk e ka lëshuar nga dora Lopez-in përgjatë setit të xhirimeve në Bruklin, Nju Jork.

 

Sam Smith sërish mund të këndojë

Sam-Smith-Grammys-Acceptance-Speeches-2015Pas problemeve që shfaqi me zërin e tij dhe bërjen publike të lajmit në rrjetet sociale për të gjithë fansat, tashmë një lajm mjaft i mirë vjen për Sam Smith. Doktorët tashmë i kanë lejuar atij që të sjellë performancat para fansave të tij, teksa shëndeti është drejt përmirësimit. Sam Smith tashmë mund të flasë dhe të këndojë përsëri, pas urdhrit të doktorëve se nuk duhet të fliste për 3 javë rresht. Samit iu desh të ndërpriste turneun e tij në Australi, për shkak të dëmtimit të kordave të zërit, të cilit gjatë një koncerti nisën t’i gjakoseshin. “Mund të flas përsëri”, ka shkruar këngëtari në një postim të bërë në llogarinë e tij në “Instagram”.

 

Bieber, fajtor për sulmin fizik, gjobitet vetëm 750 dollarë

JustinBieber-690x388Justin Bieber është deklaruar fajtor për sulmin ndaj një fotografi gjatë kohës kur ishte në lidhje me Selena Gomez. Ngjarja ka ndodhur në gusht të vitit të kaluar në afërsi të shtëpisë së babait të këngëtarit në Stretford (Ontario, Kanada). Bieber e kishte sulmuar paparacin që i bënte fotografi atij dhe asokohe të dashurës së tij, ndërsa fotografi e kishte paraqitur rastin në polici dhe më 1 shtator, këngëtari ishte arrestuar. Pranimi i fajit i ka kushtuar 21-vjeçarit vetëm 750 euro gjobë duke shmangur kështu burgun. Këngëtari ka pasur probleme të shpeshta me ligjin në vitet e fundit duke përfshirë vozitje të pakujdesshme, vandalizëm (në vitin 2013), sulm ndaj fotografëve në Argjentinë dhe Toronto (2014) e të tjera.

 

Fëmija i parë i çiftit Ludacris- Mbouguiengue është vajzë

Ludacrsi-gruaja-690x390Reperi i njohur amerikan, Ludacris, dhe gruaja e tij, Eudoxie Mbouguiengue, mirëpritën lindjen e fëmijës së tyre të parë, e cila është vajzë. Mbouguiengue ka njoftuar përmes rrjetit social Instagram për lindjen e vajzës, duke postuar një fotografi në cilën shihet një balon ngjyrë roze me tekstin “Baby Girl” të printuar në të. Fotografia është shoqëruar me një mbishkrim të thjeshtë, “Ajo është këtu”, transmeton Koha.net. Gjithashtu edhe Ludacris ka konfirmuar lajmin për lindjen e vajzës, duke postuar një fotografi të vjetër në të cilën shihet gruaja e tij të cilën e mbante nëna e saj në krah, me mbishkrim: “Tani Eudoxie do të ndërrojë vendet”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here