Paloka: Po kërcënohen me jetë kandidatët demokratë

0

palokaPartia Demokratike ka denoncuar kërcënimin me jetë që po i  bëhet dy përfaqësuesve të saj në Pukë e Mallakastër.Sipas kreut të grupit demokrat, Edi Paloka, kërcënimi po bëhet nga frika e së majtës se do humbasë në 21 qershorit.

Loading...

“Mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara. Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike, si dhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë. Në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj”, u shpreh Paloka.

Paloka ftoi ndërkombëtarët që të mos lejonë degjernerimin e fushatës zgjedhore.

Loading...

Lini nje pergjigje