Korrupsioni, FIFA/ Blatter dhe dritëhijet e një skandali

0
130

sep BlaterTë dhënat që kanë implikuar drejtues të lartë të FIFA-s në skandalin e korrupsionit kanë shkaktuar një stuhi në radhët e organizatës që kulmoi me njoftimin e disa ditëve më parë se presidenti i FIFA-s Sepp Blatter do të japë dorëheqjen.

Marrëveshje të të akuzuarve me prokurorët si dhe deklaratat nga ish-zyrtarë të FIFA-s që kanë kërcënuar të nxjerrin sekrete mbi këtë skandal, i cili sipas akuzës përfshin rryshfete në mbi 150 milionë dollarë, mund të vërë para përgjegjësisë edhe vetë Blatterin.

Çështja varet nga dëshmitë e personave të brendshëm. Kur prokurorët amerikanë njoftuan akuzat për afere korruptive, pastrim parash dhe akte të tjera penale kundër nëntë zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe pesë drejtuesve të korporatave javën e kaluar, ata njoftuan gjithashtu se katër individë dhe dy zyrtarë korporatash kishin pranuar fajësinë në kushte sekrete gjatë hetimeve në korrik 2013.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here