Francë: Debati për vdekje të vullnetshme

0
132

Vdekje e vullnetshmeÇështja nëse 38-vjeçari Vincent Lambert duhet të lejohej të vdiste ose jo, ka shkaktuar një luftë të ashpër mes familjes së tij dhe Francës që në vitin 2008. Në atë kohë, një aksident me makinë i shkaktoi tij dëmtimin e rëndë të trurit dhe e la kuadriplegjik. Që atëherë ai ka qenë në një gjendje vegjetative, i shtruar në spital në rajonin Champagne, i mbajtur gjallë me ushqim dhe ujë përmes serumeve.

Vdekja e vullnetshme është e paligjshme në Francë, por mjekët mund të ndërpresin procesin e mbajtjes gjallë nën një ligj prë vdekje pasive dhe gjykata arriti gjithashtu në përfundimin se një rrugë e tillë për francezin Lambert nuk binte ndesh me Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Vendimi mund të krijojë një precedent ligjor për 47 vendet anëtare të Gjykatës Europiane. Rajoni është thellësisht i përçarë lidhur me të drejtën për vdekje të vullnetshme. Vetëm disa vende evropiane e kanë legalizuar atë, si edhe vetëvrasjen me ndihmën e mjekëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here