Saga “Blatter”/ Bosi i futbollit që u rrëzua për 4 ditë

0
137

“Blatter” karikatureZvicerani që drejtoj për më shumë se 1 dekadë FIFA-n, u dorëhoq 4 ditë pasi morri mandatin e ri

Të gjithë do ta kujtojmë një Sepp Blatter. E vështirë do të jetë dikush që do të thyejë rekordin e tij të qëndrimit në postin e kreut më të lartë të futbollit botëror. Një ndër personazhet që arriti t’u bënte ballë për shumë vite akuzave për korrupsion ryshfete por pak ditë më parë pas një presioni nga FBI por edhe opinioni mbarë botëror dha dorëheqjen. FIFA është e korruptuar deri në kupolën e saj drejtuese. Këtë tashmë duhet ta kenë kuptuar të gjithë. Shtatë funksionarë drejtues të shoqatës botërore i kanë arrestuan pak para zhvillimit të kongresit të FIFA-s në Zyrih. Akuza: në bazë të të dhënave të hetuesve të SHBA për shumë vite është bërë pazar dhe janë shitur të drejtat e transmetimit dhe të tregtimit të turneve futbollistike në Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore dhe janë futur në xhep nga kjo gjithsej 100 milionë dollarë ryshfet. Midis të arrestuarve janë edhe dy nga tetë zëvendëspresidentët e Komitetit Ekzekutiv, të qeverisë botërore të futbollit. Njëri prej tyre, Jeffrey Webb, President i Shoqatave Futbollistike të Amerikës Veriore dhe Qendrore si dhe të Karibikut konsiderohet si person i besuar i rëndësishëm të Presidentit të FIFA-s, Josepp Blatter. Vetë zvicerani nuk shfaqet në listën e personave të akuzuar.

 

 

Platini, “miku” që i doli kundër Blatterit

Nuk përdori diplomacinë Michel Platini për skandalin që ka përfshirë FIFA-n. Shefi i UEFA-s doli drejt e në temë në konferencën e jashtëzakonshme për shtyp, duke kërkuar largimin e Sepp Blatter nga kreu i FIFA-s, madje ai shkoi edhe më tej duke adresuar akuza të rënda ndaj selisë me qendër në Zyrih. “Jam i neveritur. Ajo që ndodhi në FIFA është e tepërt. Njerëzit nuk e duan më presidentin Blatter. Unë kam qenë i qartë dhe i drejtpërdrejtë me të. E pashë në sy dhe i kërkova të jepte dorëheqjen, madje këtë gjë e bëra në një tjetër bisedë pak çaste më vonë. Ai m’u përgjigj se e kupton situatën por tashmë është shumë vonë. Unë i thashë se për të mirën e imazhit të tij do të ishte më mirë që të bënte një hap pas. E di cila është strategjia e tij. Të bindë anëtarët e kongresit për ta votuar duke u bazuar te demokracia e brendshme por për mendimin tim, në këtë rast humbasim të gjithë”. Duket i qartë dhe i prerë Platini për çështjen e të ardhmes së FIFA-s, madje ai lëshon një mesazh edhe për të gjitha federatat që do të marrin pjesë në votim. “Unë nuk kam dashur asnjëherë të kandidoj Sepse nuk kam dashur të luftoj asnjëherë kundër një miku si Sepp, por vitet e tij të arta kanë qenë në mandatet e para. U bëj apel të gjitha federatave të votojnë princin Ali Hussein. Evropa do ta bëjë një gjë të tillë. Ka shumë interesa që tronditën botën e futbollit por FIFA nuk meriton të trajtohet në këtë mënyrë sepse është nëna e të gjithë futbollit”. Por pavarësisht kritikave në drejtim të Blatter, Platini e pranoi se ka një kufi që nuk duhet kaluar në gjithë këtë situatë. Ky problem nuk duhet të prekë Kupën e Botës. Çfarë është vendosur më parë mbetet në fuqi dhe nuk duhet të ndryshojë. Vendet për 2018-ën dhe 2022-shin janë caktuar tashmë”. Por presidenti i FIFA-s nuk bën asnjë hap pas. Sepp Blatter insistoi do të vazhdojë rrugën e nisur pavarësisht presionit që vjen nga bota e sportit dhe faktori ndërkombëtar për shkak të skandalit më të madh që ka përfshirë institucionin më të madh të futbollit. Në fjalën e mbajtur në prag të zgjedhjeve presidenciale, Blatter u shfaq i qetë dhe pa asnjë grimcë presioni në fytyrën e tij. Ai e pranoi se FIFA po kalon një moment kritik, por premtoi të kthejë faqe dhe të punojë për të pastruar imazhin e institucionit që drejton prej 17 vjetësh. “Është një moment i vështirë dhe pa precedentë. Nuk mund ta njollosim reputacionin e futbollit. Këtu nuk ka vend për asnjë formë korrupsioni. Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë për FIFA-n, lajme të tjera të këqija do të dëgjojmë por ne duhet të nisim punën për të rikthyer besimin te organizata jonë”. Kjo është replika e parë zyrtare që del nga goja e njeriut më të sulmuar në FIFA, por Blatter nuk ka ndërmend të ndryshojë drejtim duke kërkuar në njëfarë mënyre votën nga federatat botërore, të cilave Platini u kërkoi ta rishikojnë vendimin e tyre dhe të votojnë rivalin e Blatter, princin Ali. “Kemi humbur besimin por nuk duhet të humbasim shpirtin krijues të lojës së futbollit. Ne të gjithë bashkë duhet të luftojmë për të sjellë ndryshime pozitive në futboll Sepse ne e duam futbollin”. Të Premten çelet zyrtarisht edicioni i 65-të i FIFA-s ku delegatët do të votojnë dy emrat në garë për mandatin 4-vjeçar të presidentit të FIFA-s.

 

 

Policia ndalon largimin e Blatterit nga Zvicra

UEFA ka kërkuar që të shtyhen zgjedhjet për kreun e ri të FIFA-s, kjo pas skandalit të fundit korruptim që preku shtëpinë e futbollit botëror. Nëpërmjet sekretarit të përgjithshëm Gianni Infantino, UEFA ka kërkuar që zgjedhjet për presidentin e FIFA-s, të programuara për t’u zhvilluar këtë të premte, të shtyhen në një kohë tjetër. Sipas UEFA-s, drejtuesit e federatave duhen të mblidhen, të diskutojnë dhe të gjejnë mënyra për të mbrojtur futbollin dhe jo për ta vrarë më shumë atë. Në fund të deklaratës, Infantino ka theksuar se anëtarët e komitetit ekzekutiv të UEFA-s besojnë se tashmë është shumë i nevojshëm ndryshimi i kreut të FIFA-s. Ndërkohë, presidenti aktual Sepp Blatter ka anuluar konferencën e shtypit që ishte programuar për të enjten. Sipas mediave evropiane, zvicerani 79-vjeçar nuk ka dashur të përballet me pyetjet e gazetarëve mbi arrestimet e zyrtarëve të FIFA-s të akuzuar për korrupsion. Skandali FIFA, presidenti Blatter ka marre një komunikim nga policia zvicerane qe pas pak ditësh do te merret ne pyetje në lidhje me dosjet e akuzës amerikane. Ndërkaq UEFA insiston me force te shtyhen zgjedhjet, teksa presidenti Blatter ka nisur një mbledhje urgjente për situatën me krerët e te gjitha konfederatave. Policia zvicerane i ka komunikuar presidentit te FIFA-s qe nuk duhet të lërë vendin deri në një urdhër të dytë.

 

 

Katari dhe Rusia, shkaqet e sulmit…

Pika që mbushi gotën ishte caktimi i Rusisë dhe Katarit për organizimin e dy botërorëve dhe kjo jo për shkak të emrit të dy vendeve por për shkak të procedurës që u ndoq për të shkuar te këto dy kandidatura. Pas këtij momenti, FIFA organizoi një proces pastrimi brenda saj. Për të qenë më të qartë, pastrimi nuk ndodhi ndaj figurave të dyshuara por ndaj akuzave që peshonin mbi supet e një institucioni që falë fuqisë financiare ka arritur të imponohet me arrogancë. Por pse Shtetet e Bashkuara të Amerikës u bënë aktorë kryesorë në një proces pastrimi në një kohë kur futbolli nuk është shumë popullor në vendin përtej Atlantikut? Sipas CNN, Uashingtoni nuk kërkon të rrijë duarkryq në këtë lojë që po luhet nga FIFA, Sepse mbi të gjitha në lojë është një event si Kupa e Botës por edhe miliarda dollarët që fitojnë vendet që e organizojnë me të ardhurat dhe nga turizmi dhe imazhi. FIFA si pikë rëndese e një eventi të tillë, mesa duket ka bërë autogol, jo për faktin se zgjodhi Rusinë e Katarin, por Sepse nuk pranoi të bënte transparencë me gjithë procesin. Prokurori që udhëheq hetimet është Michael Garcia, i cili për 19 muaj ka studiuar dokumentacionin e lidhur me botërorin 2018 dhe 2022 duke hartuar një raport prej 350 faqesh. Drita jeshile në FBI u ndez me pastrimin e emrit të figurave më të larta të FIFA-s nga Komiteti i Etikës dhe ky ishte një asist për hetuesit amerikanë që janë vënë në lëvizje për të evidentuar dhe më pas arrestuar të dyshuarit për korrupsion. Çelësi që hapi dyert për autoritetet hetuese amerikane është ish anëtari i Komitetit Ekzekutiv të i FIFA-s, Chuck Blazer. Ai ofroi dokumente dhe regjistrime sekrete të takimeve me kolegët e tij në FIFA, duke vendosur përpara faktit shumë prej emrave të rëndësishëm të selisë me qendër në Zyrih. Një tjetër arsye pse SHBA u përfshi në këtë çështje është edhe fakti se ky vend është pjesë e Concacaf-it, ku ish presidenti Jeffrey Webb u akuzua për afera korruptive, por figura e tij u pastrua pikërisht nga FIFA. Aktualisht, sipas përllogaritjeve të bëra nga Zyra Federale e Drejtësisë në Zvicër, të akuzuarit dyshohen se kanë marrë ryshfete me vlerë deri në 100 milionë dollarë në total gjatë 25 viteve të fundit. Në këmbim, ata kanë siguruar prioritete mediatike, marketingu, sponsorizimi në mënyrë të padrejtë në SHBA. Me fjalë më të thjeshta, Shtetet e Bashkuara të Amerikës po e hedhin këtë valle Sepse shumë prej interesave ekonomike dhe financiare të Uashingtonit janë prekur nga korrupsioni që ka hedhur rrënjë në FIFA por i ka shpërndarë degët në të gjithë globin, përfshirë këtu edhe vendin më të fuqishëm të planetit.

 

 

Katari, një gabim “njerëzor”

Presidenti i FIFA-s, Josef Blater, u shpreh se ishte i vetëdijshëm se besimi i organizimit të Kampionatit Botëror të Futbollit 2022 në Katar ishte një gabim, duke rihapur një polemikë që nuk resht së zgjeruari mbi kushtet e zhvillimit të kompeticionit në Emiratet e Bashkuara. Tetë vite nga fillimi i garës dhe rreth disa javë nga hapja e Kampionatit të Botërorit në Brazil, debati mori një rrjedhë negative për sa i përket organizimit të garës në Katar, ku temperaturat arrijnë në periudhën e verës nga 40-50 gradë celsius. “Po sigurisht”, – pohoi ai gabimin që ishte bërë për zgjedhjen e këtij vendi të pasur. “Siç e dini, mund të kryejmë shumë gabime gjatë jetës”, – tha ai. “Raporti teknik i Katarit vlerësonte se bënte shumë nxehtë në verë, por Komiteti Ekzekutiv (FIFA) me një shumicë të konsiderueshme vendosi që mund të shkojmë të luajmë në Katar”, – shtoi ai. Uorner publikoi një email nga sekretari i Përgjithshëm Zherom Valcke, ku ky i fundit thotë se Bin Hamam nuk do të mund të blejë FIFA-n siç bleu kupën e botës 2022 për Katarin. Ky zhvillim i hapi të plota dyert e spekulimeve mbi korrupsionin tek FIFA. Mirëpo Blater nuk pranoi asgjë: “Krizë? S’ka krizë”, – ishte një nga përgjigjet e tij. Dhe për sa i përket Kupës së 2022-shit në Katar, Blater ishte i prerë: nuk do të ketë hetim apo ndryshim vendimi. Mirëpo media s’ka për ta lënë rehat. Kjo bëri që një grupim me emrin “changeFIFA” të bënte fushatë ndaj federatave kombëtare që të kërkojnë rritjen e transparencës dhe përgjegjësisë së FIFA-s.

 

 

Favorizimi i Mesit dhe falja ndaj Ronaldos

Ylli i Realit të Madridit, Kristiano Ronaldo, e ka akuzuar Sepp Blatterin për favorizim institucional, pasi presidenti i FIFA-s ka thënë haptazi se e preferon Lionel Mesin para portugezit. Në një debat në Oxford Union, duke iu referuar Ronaldos, 77-vjeçari tha se “dikush kalon më shumë kohë te stilistët e flokëve”, duke shtuar më pas se e preferonte argjentinasin, të cilin e ka përshkruar si “një njeri i këndshëm dhe djalë të mirë”. Komentet e Blatterit bënë që Reali i Madridit t’i shkruajë FIFA-s që ta nxiste presidentin të kërkonte falje ndaj CR7-ës, ndërsa reagoi edhe vetë lojtari. “Kjo video tregon respektin dhe konsideratën që ka FIFA për mua, klubin tim dhe vendin tim. Gjithçka është sqaruar tani. I uroj z. Blatter shëndet dhe jetë të gjatë, me shpresën që do të vazhdojë të jetë dëshmitar i sukseseve të ekipeve dhe lojtarëve të tij të favorizuar”, – pati shkruar Ronaldo në “Twitter” dhe “Facebook”, krahas publikimit të videos në të cilën shfaqej Blatteri, duke bërë shaka në dëm të tij. Por ka reaguar menjëherë dhe presidenti i FIFA-s, i cili u detyrua të bënte një hap pas dhe t’i dërgonte një letër presidentit të Realit, Perez, ku veç sqarimit, kërkonte edhe falje për komentet e tij në Universitetin e Oksfordit. “U pyeta nga moderatori i takimit të jepja mendimin tim për Mesin dhe Ronaldon. Pa asnjë dyshim, dua të bëj të qartë se për mua Kristiano është në të njëjtin nivel me Leon dhe të dy janë lojtarë të jashtëzakonshëm. Kurrë nuk e kam pasur për qëllim të tregojë mungesë respekti ndaj Realit të Madridit, lojtarëve apo tifozëve të tij, jo vetëm Sepse ky është një nga klubet themelues të FIFA-s, por Sepse është një klub që e ndjek dhe e admiroj që në rininë time”.

 

 

Përfshirja e nipit në aferat me biletat e paligjshme

Në Brazil u arrestua një zyrtar i lartë i një kompanie hoteliere të përfshirë në aktivitetet me rastin e Kupës së Botës. Arrestimi kishte lidhje me hetimet që po bëheshin për shitjen e paligjshme të biletave të ndeshjeve. Zyrtari Rej Uelan u arrestua në hotel “Copacabana Palace” në Rio de Zhanejro. Uelan është kreu i kompanisë “Match Services”, një degë e së cilës ofronte shërbime hotelerie për korporatat në Kupën e Botës, duke përfshirë edhe bileta falas për ndeshje të ndryshme. “Krimi për të cilin ai akuzohet është se ka lehtësuar shitjen e biletave që shpërndahen nga ambulantët. Kjo shkelje dënohet me katër vjet burg. Ajo përfshin akuzën për bashkëpunim kriminal, Sepse është lehtësuar shpërndarja e biletave tek ambulantët, të cilët më pas i shpërndajnë ato përmes rrjeteve të tyre”, – tha Fabio Baruke, hetues i policisë braziliane. Prokurorët thanë se emri i zyrtarit Uelanit përmendet shpesh në mijëra bisedat e përgjuara telefonike që çuan në arrestimin e 11 personave të tjerë të akuzuar për pjesëmarrje në këtë skemë. Policia thotë se pjesëmarrësit në këtë skemë nxirrnin nga 450 mijë dollarë për ndeshje me anë të shitjes së biletave që ishin planifikuar të shpërndaheshin falas. Filip Blatter, nipi i presidentit të FIFA-s, Sepp Blatter, është president i një firme që ka interesa financiare në kompaninë e hotelerisë. Nuk ka njoftime se zoti Blatter është i përfshirë në skemën e paligjshme akoma për këtë çështje.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here