Në prag fushate/ Dosja e skandalit, Ministria e Shëndetësisë, tendera me vlerë 11 milionë euro

0
202

shendet 325 milionë lekë për blerjen e biletave të avionit. “Koncesioni i rrezikshëm” për 10 vjet në 5 spitale Në prag të fushatës ministritë kanë hapur tendera me vlera të larta, të cilat kapin vlera marramendëse. Përpos blerjes së ilaçeve në të gjitha spitalet e vendit, Ministria e Shëndetësisë ka hapur edhe një tender për blerjen e biletave për transportit ndërkombëtar. Vlera e këtij tenderi ka një shifër të lartë, prej 25 milionë lekësh. Kjo do të thotë se deri në 31 dhjetor 2015, zyrtarët e Ministrisë së Shëndetësisë do të udhëtojnë jashtë shtetit me bileta që në total shkojnë deri në 25 milionë lekë. Nëse do të bazohemi të çmimet e tregut, ku një biletë avioni në Evropë vajtje-ardhje, mesatarisht kushton 200 euro, zyrtarët e shëndetësisë do të udhëtojnë më shumë se 100 herë. Një tjetër tender është hapur për “Ndërtimin e godinës së re për shërbimin kombëtar të urgjencave mjekësore”, që do të kapë vlerën e 810 milionë lekë (të vjetra). Një nismë e re e Ministrisë së Shëndetësisë është dhe dhënia me koncesion në 5 spitale të shërbimit të dializës për 10 vjet. Nuk ka ndodhur asnjëherë që të jepet një koncesion 10-vjeçar në fushën e shëndetësisë dhe sidomos vetëm 18 ditë para zgjedhjeve vendore 2015. Koncesionet që ka dhënë Ministria e Shëndetësisë në vite, kanë një afat deri në 3 vjet dhe kjo do të thotë se për 10 dializa në 5 qytete të vendit do të jetë një tip monopoli e personit që do të zgjedhë Ministria e Shëndetësisë. Vetëm këta 3 tendera dhe koncesione kapin vlerën e rreth 11 milionë eurove. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë ka hapur rreth 75 tendera të tjerë për blerjen e ilaçeve në të gjitha spitalet e vendit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here