Kumanovë/ Helmi i tradhtisë

0
132

Helmi i tradhetiseLufta në Kumanovë, në Maqedoni, ngadalë po e kuptohet  se nuk ishte një ngjarje çfarëdo. Zbulimet e të vërtetave që ndodhën atje, edhe pse me ngadalë, po shpalohen në formë dokumentesh dhe po vazhdojnë të jenë tronditëse.

Atë që fillimisht e dëshmoi njëri prej anëtarëve të grupit – që në mënyrë të çuditshme, u la ‘i lirë’ – se kishte parë të gjallë, të arrestuar, Mirsad Ndrecajn(madje edhe dy nga të vrarët), pa qartësuar mirë emrat. Ndërsa sipas një informacioni tjetër të ofruar nga “Bota sot”, rezulton se janë tre të vrarë pas arrestimit.

Por, situatën e komplikon më shumë heshtja e institucioneve të Kosovës. Ashtu siç informojnë mediat në Maqedoni, kishim edhe të dhëna se po fshiheshin informacionet zyrtare të dërguara nga Ministria e Jashtme e Maqedonisë, ku gjinden të faktuara mospërputhjet për numrin e të vrarëve dhe të arrestuarve, me emra e mbiemra.

Ndërsa një rrëfim i familjarëve të të burgosurve në luftën e Kumanovës, thotë se 8 nga 10 të vrarët ishin të gjallë në momentin e dorëzimit dhe të arrestimit.

Atëherë pse hesht qeveria e Kosovës? Pse nuk ka ndërmarrë asgjë konkrete deri më tani për zbardhjen e të vërtetës së Kumanovës?

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here