Kriza greke/ Bruksel: Dështojnë sërish bisedimet e kryeministrit grek me kreditorët

0

Le monde- ciprasAsgjë e re në frontin e bisedimeve Aleksis Cipras –  Jean Claude Juncker – Jeroen Dijsselbloem. Biseda e të mërkurës në mbrëmje nuk ofroi as zgjidhje të ngërcit dhe as mirëkuptim mes palëve. Reforma e pensioneve dhe TVSH-ja ishin disa nga pikat kyçe të ngërcit të bisedimeve.

Loading...

Greqia dhe kreditorët e saj( Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Qendrore Europiane dhe Komisioni Europian) e patën të pamundur t’i gjenin një shtegdalje krizës financiare greke, shkruan “Le Monde”.

Pas një bisede që zgjati  afro 5 orë, palët e panë të arsyeshme t’i drejtohen një turi tjetër bisedimesh. Takimi i radhës  pritet të mbahet javën e ardhshme, menjëherë sapo të jetë mbajtur Samiti i G7-ës  në Gjermani( 7-8 qershor).

Loading...

Lini nje pergjigje