Zgjedhje 2015/ Basha në Lazarat: Ata që e stigmatizojnë këtë fshat, inkriminuan politikën

0
155

basha lazaratNga Lazarati, lideri i opozitës Lulzim Basha deklaroi se ata që stigmatizojnë këtë fshat janë përgjegjësit kryesorë të futjes deri në parlament të trafikantëve.

“Ata që stigmatizojnë Lazaratin, janë ata që janë përgjegjës për rritjen e trafikut të lëndëve narkotike. Janë ata që trafikantët jo vetëm që nuk i luftojnë por i kanë bërë deputetë të partive të tyre, i kanë veshur me pushtet, i kanë bërë drejtorë, i kanë futur në polici”, u shpreh Basha.

Kryetari i opozitës tha se vota për PD-në do të jetësojë platformën e saj për ulje të çmimit të energjisë, ulje të taksës së qarkullimit, ulje taksash, subvencione për bujqësinë dhe stimulimin e biznesit për hapjen e  vendeve të reja të punës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here