Shëmtia e gjatë, e dhunshme në mes të Tiranës

1

Ornela M. Hoxha

Loading...

image-74d46cbaf669018ad414c58ed7fde01c3043e1e0f58e08322c88b0b941007dda-VE shihni këtë foto të një shumëkatëshi ndërtuar mu në qendër të Tiranës, përballë Kishës Ortodokse, kjo ndërtesë po shndërrohet në një makth të njerëzve që kalojnë aty përditë. Nuk është vetëm gjatësia e saj, që si duket ende nuk po mbërrin në fund, por edhe vendosja, betoni, pozicioni. Në buzë të rrugës ajo qëndron si përbindësh mbi kokat e njerëzve, kur rrotull saj sytë zbuten me ndërtesa të ulëta, pa të imponuar praninë.

Pothuaj të gjithë njerëzit që kalojnë apo banojnë në atë zonë e konsiderojnë si një shëmti të madhe urbane. Disa të tjerë e vlerësojnë një pamje të tmerrshme. Ndonëse shumë e konsiderojnë të shëmtuar, estetikisht të paktën, ka që heshtin, por ka dhe të tjerë që i japin një kuptim.

Ajo ndërtesë shumëkatëshe mbetet një enigmë e lartësisë, në simbolikën e pushtetit se si zotërohet jo vetëm toka, prona, por edhe hapësira urbane. Askush nuk ka folur dhe rrallë e dinë kush e ka firmosur “atë gjë të gjatë e të rëndë” në mes të kryeqytetit, pa sensin e dimensionit, vendndodhjes.

Në fakt, nuk është e para “shëmti” që shfaqet papritur në Tiranë. Nga një e tillë shihet me sy të lirë. Njerëzit e thjeshtë bëjnë ironi, u thonë “kunja dhëmbësh”. Ndërsa shqetësimi është urban. Qoftë për njerëzit që pak haber kanë nga ndërtesat, por të konsideruar qytetarë e si të tillë përfshirës në emocionet e një vepre. Por qoftë edhe si arkitektë, të cilët më së shumti problemin e shohin në planin urbanistik, me rëndësinë e pranisë së objektit në një relativitet hapësire. Në këtë arsye, në diskutimin fillestar nuk është problem i mëvetësisë së arkitekturës apo shëmtisë së objektit vendosja e tij në një plan urbanistik.

Vendosur në një stonim natyral, ndërtesa e fotos shihet si një volum që dhunon. Sipas arkitektëve, dhunon së paku pronat ngjitur, pasi nuk i lë të zhvillohen. Por mbase dhe më tepër se aq. Kjo e bën “të shëmtuar” ose të ngjajë e tillë? Njerëzit nuk mund ta shembin atë që shohin përditë, aq më tepër me të njëjtën dhunë që ushtron edhe politika. Ndërtesa shumëkatëshe do të ketë gjithmonë dëshminë e një kapriçoje urbanistike, edhe pse shqetësimi sillet brenda arkitektëve për varfërinë që prodhon rrotull saj.

Loading...

1 Koment

  1. Dhunim absolut i qytetarit nga mostrat e betonit mafioz ne Tirane.Udheqes hajdute te babzitur qe shikojne vetem fitimin e xhepit te tyre ne dhunim te plote te qytetarit ne te gjitha sferat e jetes .Hajdute me imunitet !

Lini nje pergjigje