Standard.al

Recesioni/10% e familjeve spanjolle nuk mund te perballojne shpenzimet per ditelindjet e femijeve te tyre

0

 

spanja recesionNjë studim i kryer në pranverën e vitit 2014 nga Instituti i Statistikave Kombëtare (INE) tregon se 10.4% e familjeve nuk mund të përballojnë shpenzimet për të festuar ditëlindjet e fëmijëve të tyre, krahasuar me 6.5% në vitin 2009.

Sipas studimit ne fjalë , 7.4 për qind e familjeve me një prind nuk mund të përballojnë shpenzimet për të blerë rroba të reja për fëmijët e tyre, gati tre herë më shumë se gjashtë vite te shkuara.

Te dhenat e ofruara ishin pjesë e studimit të kushteve të jetesës, në bazë të kritereve të harmonizuara për të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, çka tregon se 11.3 për qind e të anketuarve nuk i kane angazhuar fëmijët e tyre në aktivetete  jashte-shkollore, të tilla si sportive apo muzika, cka perben dyfishin e te dhenave perkatëse krahasuar me vitin  2009.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.