Maqedoni/ Teuta Arifi: Vetëm data e zgjedhjeve nuk e bën marrëveshjen të vlefshme

0
149

teutaKryetarja e Komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së, njëherazi  ish ministrja për çështjet europiane, Teuta Arifi, vlerëson se vetëm përcaktimi i datës së mbajtjes të zgjedhjeve të parakohshme nuk e bën të vlefshme marrëveshjen e arritur nga liderët.

“Është shumë e qartë se kjo marrëveshje duhet të plotësohet për disa ditë, ndërsa në zgjedhjet e ardhshme do të duhet të shkohet me kushte shumë të saktësuara, që duhet të plotësohen gjatë muajve të ardhshëm“. “Pyetja kryesore është se sa mund që ky proces të jetë i suksesshëm? A mundet që një Qeveri për 10 muaj t’i  zgjidhë këto çështje që nuk janë zgjidhur gjatë 25 viteve?”, deklaroi Arifi.

Ndërkaq, Teuta Arifi  vlerëson se një përfshirje e faktorit ndërkombëtar mund ta bënte funksionale këtë marrëveshje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here