Kosovë/ Qeveria ndan 50 mijë euro për rivarrimin e Isa Boletinit
Qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për faljen e borxheve deri më 31 dhjetor 2008, si dhe faljen e ndëshkimeve nga 1 janari 2009 deri në vitin 2014, nëse paguhen borxhet nga viti 2009 deri në vitin 2014.
Sipas këtij projektligji, në total, borxhi që do të falet kap vlerën e 680 milionë eurove, ndërsa borxhi më i madh që pritet të falet do t’i përkasë sektorit të sipërmarrjes publike.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, tha gjatë mbledhjes së Qeverisë se miratimi i këtij projektligji i kontribon rritjes së buxhetit dhe krijimit të një mundësie të re për shlyerjen e borxheve. Gjithashtu, kabineti qeveritar ka ndarë 50 mijë euro për rivarrimin e heroit kombëtar, Isa Boletini.