Standard.al

Kërcënimi/ Skocia përsërit referendumin nëse Mbretëria e Bashkuar del nga BE-ja

0

skociMinistrja e parë e Skocisë, Nikola Stërxheon, i bëri të qartë Anglisë që nga Brukseli, se një dalje nga Bashkimi Europian i Mbretërisë së Bashkuar mund të detyrojë mbajtjen e një tjetër referendumi skocez për pavarësinë.

“E kam thënë edhe më parë mendimin tim, që nëse Skocia do të nxirrej jashtë Europës pavarësisht se si komb ka votuar për të qendruar, kjo do të krijonte rrethanat e pashmangshme për një tjetër referendum. Nëse Mbretëria e Bashkuar është një familje kombesh, siç na thuhet, atëherë duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve”.

Shumica e bizneseve kryesore në Britani e kundërshtojnë me forcë idenë e largimit nga Unioni, që është edhe tregu kryesor për mallrat e tyre, ndërsa politikisht vendi do të mbetej i izoluar.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.