Për 15 mijë persona/ Ndryshimet e ISSH-së,  zbardhet formula për llogaritjen e pensioneve për ish-ushtarakët

1
215

pensioneve për ish-ushtarakët“Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50% e pensionit të pleqërisë”

Janë rreth 15 mijë ish-ushtarakë të cilët ende e kësaj dite kanë probleme me llogaritjen e pensioneve. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka përcaktuar një formulë bazë për llogaritjen e pensioneve, por që shumë ish-ushtarakë kanë ankesa ndaj “një padrejtësie”, siç e quajnë ata. Kur u miratua ligji për pensionet e ushtarakëve, u hodh ideja për përfitimin e një pensioni më të lartë, por vet ish-ushtarakët shprehen se përfitimet nuk janë rritur. Për t’ju ardhur në ndihmë të gjithë ish-ushtarakëve ISSH ka miratuar formulen për llogaritjen e pensioneve e cila është: PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%. “Një ushtarak që i lind e drejta për të përfituar pensionin e parakohshëm për vjetësi shërbimi më datë 8 Maj 2013. Ka 17 vite në shërbim dhe paga mesatare referuese mujore neto është 36 937 lekë në muaj. Llogaritja e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi bëhet në këtë mënyrë: PPVSH = 36 937 lekë x 17 x 1.5%  = 9 419 lekë / muaj Por, në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me Ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”. Në rastin konkret masa e pensionit bazë më datë 8 maj 2013 ishte 11 562 lekë në muaj, pra masa e llogaritur është nën kufirin bazë, e si rrjedhojë masa e PPVSH do të jetë 11 562 lekë në muaj. Ish-ushtaraku në datën 8 Maj 2013 do të përfitojë pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 11 562 lekë / muaj”, – thotë Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

 

Debati

“Pensionit suplementar të pleqërisë gjendet duke shumëzuar pagën mesatare referuese mujore neto me vitet e shërbimit dhe treguesin 1 për qind. Masa që rezulton nga kjo formulë nuk duhet të jetë më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë. Në rast se aplikuesit për pension të parakohshëm apo pension suplementar pleqërie mbeten të pakënaqur me shumën e përllogaritur nga ekspertët e sigurimeve shoqërore, ata kanë të drejtën e ankimimit”, – përmendin specialistët e Institutit të Sigurimeve Shoqërore. Një tjetër prombelm i ish-ushtarakëve është se ata mund të dalin debitor ndaj ISSH-s. “Ne kemi pasur vëmendje duke dërguar letra, shkresa etj., nëpër dikasteret përkatëse. Faktikisht, të paktën nga Ministria e Mbrojtjes thuhet se ka mungesë dosjesh, dokumentesh, etj., kështu  që përgjegjësia e ISSH-së ka qenë për të kërkuar dhe për të mos vonuar paraqitjen e dokumentacionit. Por, unë mund të them se ndoshta një pjesë e ish-ushtarakëve  nuk kanë interes t’i sjellin sepse llogaritja fillon në 2009-n dhe ajo që quhet masë debitore është disi e konsiderueshme, dhe i bie që nëse ka marrë 6 vjet nga viti 2009 e deri më tani, 50 mijë lekë në muaj më tepër, i bie që për një kohë po kaq të gjatë, t’u mbahet ai që quhet 20 përqindësh’, – tha pak ditë më parë zëvendësdrejtori i ISSH-s, Hasan Hoxha.

 

 

Formula për llogaritjen e pensioneve për ish-ushtarakët

PPVSH = PMRMN x VSH x 1.5%

PPVSH = Pensioni i Parakohshëm për Vjetërsi Shërbimi
PMRMN = Paga Mesatare Referuese Mujore Neto
VSH =  Vitet e Shërbimit
Në çdo rast, masa e pensionit të parakohshëm nuk mund të jetë më e ulët se pensioni bazë, i cili përcaktohet nga Këshilli i Ministrave, në përputhje me ligjin nr. 7703, datë 11.5.1993 “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.

 

Nisma/ KE-OBSH: “STOP tregëtisë së palighshme të duhanit”

10 miliardë euro në vit humbet Europa  nga tregëtia e paligjshme e duhanit. Ky është vlerësimi që vjen nga Komisioni Europian, sipas të cilit ky fenomen sjell shumë humbje në të ardhurat tatimore dhe doganore. Ndaj dhe motoja këtë vit e “Organziatës Botërore të Shëndetsisë” është “STOP” tregëtsisë së paligjshme të duhanit, fushatë të cilës i është bashkuar edhe Shqipëria. Ministri i Shëndetsisë, Ilir Beqaj deklaroi se  vendi ka bërë hapa përpara në zbatimin e ligjit kundër duhanit, duke sjellë edhe fakte nga inspektimet në terren. Epidemia globale e duhanit vret rreth 6 milionë njerëz në vit, nga të cilat më shumë se 600.000 janë joduhanpirës, të cilët vdesin nga sëmundjet e frymëmarrjes si pasojë e qëndrimit në ambientet me tym duhani. Sipas OBSH-së, duke filluar nga viti 2030, epidemia do të vrasë më shumë se 8 milionë njerëz çdo vit, nëse nuk do të ndërhyhet. Më shumë se 80% e këtyre vdekjeve të parandalueshme do të jetë në mesin e njerëzve që jetojnë në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare.

 

Studimi/ Zhvillohen aplikacionet për testime më efikase të shikimit të syrit

Shkencëtarët britanikë kanë zhvilluar një aplikacion për smartfonët, që në mënyrë efikase teston shikimin dhe shëndetin e syrit. Bëhet fjalë për aplikacionin “Peek” (Portable Eye Examination Kit), të zhvilluar nga shkencëtarët e School of Hygiene &Tropical Medicine, të Universitetit në Strathclyde dhe Qendrës Kërkimore NHS në Glasgoë. Aplikacioni është testuar në Kenia, ku 233 persona u janë nënshtruar testimit të shikimit, ndërsa pastaj e njëjta është bërë edhe me kontrollin tradicional me testet në spital. Rezultatet treguan se aplikacioni i kontrolli të shikimit, ishte më efikas për zbulimin e anomalive, se sa nga metodat standarde për testim mjekësore. Aplikacioni i lartpërmendur me sukses zbulon kataraktin përmes skanimit me kamerë telefoni, problemet e shikimit afër dhe larg, përmes testit të shenjave, dhe përfshin edhe testin e nervave të syrit duke përdorur dritën “flesh” të kamerës së telefonit. Miliona njerëz në mbarë botën nuk bëjnë kontrolle të rregullta të shikimit, dhe një nga arsyet kryesore janë kostot e testimit. “Ky aplikacion mundëson test të shpejtë dhe të shikimit në mbarë botën”, tha menaxheri i projektit Andreë Bastaërous. Raporti i detajuar nga hulumtimi është botuar në revistën shkencore “Jama Ophthalmology”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

1 COMMENT

  1. Pershendetje,

    ISSH eshte nje nga institucionet me pa shpirt e burokrat. Duhet te gjithe personat qe jane ne krye te ketij Institucioni te ndryshojne. Ka ankesa nga me te tmerrshmet per kete Institucion. Sorrollasin njerezit per disa rregulla qe i zbatojne aty ku te duan, kur te duan e si te duan. Turp.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here