Kandidati i majtë/ Veliaj: Rigjenerojmë Kopshtin Zoologjik, model i ri administrimi

0
113

veliaj me ekspertin per kopshtinNë Zallher, Veliaj: Fondi 33 milion lekë për ndërtimin e rrugëve dhe fond prej 40 milon lekësh për ndërtimin e ujsjellësit

Kandidati i koalicionit të majtë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi ambientet e Kopshtit Zoologjik i shoqëruar nga arkitekti i njohur anglez, Ray Hole ku premtoi rigjenerimin e zonës për t’u shndërruar në një hapësirë frymëmarrjeje për kryeqytetin e një kënd argëtues për fëmijët. “Kemi një shans për të kuptuar se ç’mund të bëjmë me këtë zonë, ku sot ndodhet kopshti zoologjik, një ndërmarrje e falimentuar e Bashkisë së Tiranës. Po shikojmë një model financiar ndryshe, ku bashkia është vetëm një nga aktorët, kurse qyteti bashkëpunon më shumë për ndërtimin e një mekanizmi financiar të qëndrueshëm”, u shpreh Veliaj. Ai tha se po shihet mundësia edhe për zgjerimin e hapësirës së kopshtit zoologjik, por edhe për t’i përdorur më mirë hapësirat aktuale.  Duke folur për projektin e ardhshëm të Kopshtit Zoologjik, arkitekti Ray Hole tha se zona ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe mundësi të mëdha për realizimin e saj. “Ka nevojë për një strategji operacionale dhe një strategji për gjenerimin e të ardhurave, për të riinvestuar dhe për ta rikthyer këtë vend në një vend frymëzues dhe konservues të pjesëve të tjera të botës nga vijnë kafshët”, u shpreh ai.

 

Në Zallher

Më herët kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës u ndal në një takim me banorët e Zall-Herr në kryeqytet ku tha se ka gati fondin prej 33 milion lekësh për ndërtimin e rrugëve në këtë zonë dhe fondin prej 40 milion lekësh për ndërtimin e ujësjellësit për tu mundësuar 24 orë në ditë ujë të pijshëm banorëve të kësaj zone. “Ndërtimi i një ure është ajo që na duhet për fashtin Binar që ta lidhim këtë fshat me pjesën tjetër të Tiransës. Fondi prej 33 milion lekësh për ndërtimin e rrugës.  40 milion lekë që ujësjellësin e Qinamit brënda këtij mandati do të bëhet i mundur që ai të furnizojë me ujë të gjithë banorët”, – tha Veliaj . Nga ana tjetër ai premtoi se për herë të parë Bashkia do të ndihmojë me grante fermerët, duke theksuar se do hartojë një guidë në shqip dhe anglisht për të promovuar Tiranën. “Kurora e natyrës që i është shtuar Tiranës është një pajë e jashtëzakonshme. Kemi rreth 100 liqene, 13 kala. Shumica e njerëzve që jetojnë te Tirana e betonit se kanë idenë që këto ekzistojnë. Ne duam të ofrojmë iniciativa për fermat për të zhvilluar agroturizmin. Në bashkinë e Tiranës do ketë një biletë unike. Çdo qytetar të ketë mundësi të udhëtojë, pa i ndarë njerëzit ca të fshatit ca të qytetit, ca të njerkës ca të nënës”,- deklaroi Veliaj.

 

Mbështet kandidatin e PS/ Doshi në Vaun e Dejes: Edhe nëse qeveria s’do, vetëm kjo zonë do punojë tek hidrocentralet

Deputeti Tom Doshi doli sërish dje në mbështetje të kandidatit socialist për Bashkinë e Vaut të Dejës, ku premtoi se do të punësohen banorë vendas në hidrocentralet që ka kjo zonë, edhe pse do t’i duhet t’i imponohet qeverisë. “Ju premtoj se, pasi të fitojmë Bashkinë e Vaut të Dejës, nuk do të vijnë më punëtorë nga zonat e tjera në hidrocentralet tona, por do të jenë vetëm nga kjo bashki. Edhe nëse qeveria nuk do të jetë dakord, do ia imponojmë një gjë të tillë. Nuk do të lejojmë më që kjo zonë të shkelet me këmbë, siç është bërë këto 25 vite”, deklaroi Doshi. Ndërkaq në Hajmel, Doshi nuk la pa akuzuar kreun e Lëvizjen Socialiste për Integrim, ku tha nga ana tjetër se qeveria nuk ka bërë asgjë për këtë zonë, në dy vitet në pushtet. “Është turpi më i madh të votosh Ilir Metën. Ilir Meta nuk është kryetar i Kuvendit por është kryetari i një bande kriminale që i ka bllokuar të gjitha institucionet, qeverinë, parlamentin, prokurorinë, gjykatat. Iliri ka marrë të gjitha bashkitë që kanë më vlerë të madhe nëntokësore: Bashkinë e Bulqizës, bashkinë e Kukësit, që është kromi. Ka marrë Bashkinë Lezhë, do bregdetin, Pogradecin, e me radhë e me radhë. Deshi me marrë edhe Shkodrën. Mendoi se po më përjashton mua prej politikës. Ata nuk kanë shans të më përjashtojnë mua prej politikës. Prej politikës më përjashtoni vetëm ju”, tha ai.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here