Intelektualë të rinj, dilni në sipërfaqe!

0
144

Faik Krasniqi

Faik Krasniqi Po më plasin shqiptarët kur po thonë: populli është i mirë, por

politikanët i kemi të këqinjë! Ju lutem, po këta politikanë që i

kemi të janë tanët, e nuk kanë ardhur as nga Azia e as nga Afrika!

Por ne jemi fajtor që ata sot udhëheqin me jetën tonë dhe çdo ditë

e më shumë na e shkatërrojnë! Ne jemi fajtor që ua kemi dhënë

atë mundësi lloj-lloj debili, krimineli, analfabeti, idioti, mafiozi,

rrugaçi të bëhet politikanë, e për gati dy dekada të tërë, të

na vrasin, të na vjedhin, të na plaçkitin, të pasurohen me djersën

tonë, të tallen me ne…

 

Vetëm pyesni veten: pse në vendet e zhvilluara populli nuk lejon

politikanë të tillë dhe poshtërsira të tilla? Prandaj këta që sot

ne i kemi, ne jemi fajtor e askush tjetër, e mos ta fajësojmë

askënd, sepse ne i kemi votuar deri më tash dhe me votën tonë i kemi

mbajtur në pushtet, e vazhdojmë akoma t’i mbajmë, edhe pse e kemi

ditur që janë të tillë! Duhet ta pranojmë që jemi popull injorant,

nënshtrues, puthadoras dhe servil!

 

Me mjeranët e politikës dhe diktatorët, nuk ecet përpara!

Mjeranët e politikës, bllokmenët, përfituesit në kurriz të një

fryme, e që nuk janë askund në atë frymë që thirren, matufët pleq,

hajnat e paskrupullt, bandidat, kriminelët, linçuesit, faqezinjtë,

njerëzit e pabesë që nuk e mbajnë fjalën, por e tradhtojnë një

popull të tërë për hir të interesave të tyre të ngushta dhe të

një tufë servilësh rreth tyre!

 

Diktatorët kur janë në pushtet ose lider të ndonjë partie,

krijojnë një tufë servilësh, për t’i mbajtur ata sa më gjatë në

pushtet! Kjo është aktuale dhe realitet në dekadat e fundit, në

hapësirat mbarëshqiptare, me diktatorët tanë dhe servilët e tyre,

prandaj jemi në këtë gjendje të rëndë ekonomike, politike dhe në

çdo aspekt, jo vetëm për faj të këtyre diktatorëve që duan të

vdesin në pushtet dhe me poste, por më shumë për fajin e servilëve

të tyre, sepse pa ekzistimin e këtyre servilëve të fëlliqur, nuk do

të ekzistonin as këta diktatorë!

 

Koha për brezin e ri!

Deri më tash Kosova është udhëhequr nga matufat pleq me prostatë

të shqyer, nga kriminelët, banditët, hajnat, të korruptuarit,

injorantët, analfabetët, psikopatët, mjeranët, e asnjëherë nga të

rinjtë me vizione të qarta për zhvillimin e shtetit, nga njerëzit e

dijes me integritet të lartë profesional dhe njerëzor, nga njerëzit

që duan, dinë dhe e dërgojnë Kosovën përpara! Ka ardhur koha që

të gjithë këta që i përmenda, nga shoqëria civile, nga mediat dhe

njerëzit e rinj të partive politike që janë të panjollosur, të

bëhemi bashkë për të mirën e Kosovës, të organizohemi dhe t’i

heqim qafe këta banditë, kriminelë, matufë pleq, hajna, të korruptuar,

injorantë e analfabetë, nga pushteti dhe skena politike, sa nuk është

bërë vonë për Kosovën, sepse Kosova është buzë greminës dhe

nëse ne nuk e shpëtojmë këtë vend, fëmijët tanë që sot janë

të vegjël, nesër do të na mallkojnë! Për hir të fëmijëve tanë,

për hir të Kosovës, të bëhemi bashkë dhe ta shpëtojmë Kosovën

nga këta mafiozë dhe lakmitarë!

Ma matufë pleq, me kriminelë, me banditë dhe të korruptuar, nuk ecet

përpara! Këtij vendi i duhet gjak dhe mish i ri, klasë e re

intelektualo-politike, e padjallëzuar, e panjollosur dhe e

pakriminalizuar! Sa më shpejt duhet që kjo klasë e re

intelektualo-politike, të del në sipërfaqe dhe t’i marrë frenat e

shtetit në dorë! Alternativë tjetër nuk ka, sepse Kosova me këtë

klasë politike dhe me këtë qeverisje, dita-ditës po shkon drejt

humnerës!

Ka ardhur koha që brezi i ri ta udhëheq Kosovën, drejt integrimeve

euroantlantike dhe zhvillimi të hovshëm ekonomik, duke e zëvendësuar

këtë kastë të vjetër politike, të tejkriminalizuar, korruptuar,

degraduar dhe mafioze, të cilët për 16 vite rresht e plaçkitën, e

mjelën, e rropën, e degraduan, e ngulfatën dhe e shkatërruan

Kosovën, në çdo qelizë të saj!

Hapeni krahun e largohuni nga politika!

Popullit i kanë ngelur dy rrugë: ose t’i heq njëherë e

përgjithmonë këta kriminelë të politikës, që janë shndërruar

në kancer të shtetit dhe gjithë shoqërisë, ose t’i marrin familjet

dhe të ikin nga ky vend, sepse me këta banditë, hajdutë, rrugaçë e

kriminelë, kurrë s’do përparojë! Prandaj hapeni krahun e largohuni

se na i keni zënë frymën e na keni shkatërruar, matufa pleq, hajna,

bllokmena, mjerana, kriminela, linçues, të pabesë, të korruptuar,

gënjeshtar, kopuka, idiota, rrugaça, injoranta, pisa, lakmitarë,

analfabeta!

Ikni me të mirë e mos e detyroni popullin t’ju largojnë me shqelma!

Ikni sa më shpejt, aq më mirë! Mjaft më, kështu nuk shkon më, se

na shkatërruat! Largohuni nga politika dhe lëshojeni rrugën njerëzve

të rinj, me vizione, njerëzve të ndershëm, të fjalës dhe me

integritet të lartë! Largohuni sa nuk ju ka larguar populli, e keni

mundësinë të largoheni vetë pa ju larguar askush!

Po e përfundoj me një fjali të Faik Konicës: “O pushtetar, or mut!

Kur votoj për surratin tënd, jam i përgatitur që të të mbaj në

shpinë për katër vjet, po vetëm ty ama… jo vilat e tua, makinat,

yacht-et, qentë, kuajt, gratë, dashnoret e tua, burrat e tyre me

gjithë makina, tarafin e servilave të tu me laçkë e plaçkë… nuk

jam aq i fuqishëm dhe aq i durueshëm sa mendon ti joooo…! Ndaj

kujdes se kur të të shkarkoj, nuk do biesh aq butë sa hipe…!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here