Info/kult, Në Mitrovicë/ Festivali i Komedisë, Teatri “Migjeni” me “Tre Halla e një Tul”

0
165

filmi i SeseritFestivali i Komedisë do të nisë të hënën në Mitrovicë. Festivalin e hap të hënën pasdite Teatri i Qytetit të Obiliqit me komedinë “Hotel Kashta” të autorit Ymer Shkreli e regjisorit Miftar Mehana. Ditëve në vijim, do te  prezantohen Teatri “Istref Begolli” i Pejës me komedinë “Dinjiteti” të autorit Ruxhdi Pulaha e regjisorit Agim Selimit të marten, Teatri i Qytetit i Vushtrrisë me komedinë “Burri Burrë” me autor Kristo Floqi e regjisor Fazli Muharremi-Tali të mërkuren, Teatri i të Rinjve të Qytetit i Prishtinës me komedinë “Shi në Plazh” të autorit Teodor Laço e regjisorit Xhemail Luta të enjten dhe Teatri i Qytetit të Suharekës me komedinë “Lokali i Gabuar” me autor Burhan Sejdiu e regjisor Astrit Bytyqi të premten.

Në këtë festival do të marrë pjesë edhe Teatri “Migjeni” i Shkodrës .Në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica” shkodranët do prezantohen të shtunën në mbrëmje me komedinë “Tre Halla e një Tul” me autor Besnik Çinari dhe regjisor Bruno Shllaku, bëjnë të ditur për ATSH organizatorët e festivalit. Në mbrëmjen e të shtunës, pas shfaqjes së shkodranëve bëhet ndarja e nëntë çmimeve, për trupa dhe individë pjesëmarrës të festivalit në edicionin e shtatë.

 

Studiuesi Robert Elsie, me libër mbi fiset shqiptare

Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga Elsie.

“Sapo doli edhe një libër nga unë, kësaj radhe për fiset dhe bajraqet e Veriut të Shqipërisë (ku përmenden gjithsej 69 fise dhe bajraqe), me informacion për historinë, fejën, zakonet dhe traditat të tyre, si dhe me vëzhgime të udhëtarëve të huaj të hershëm për ata”.

Kështu ka paralajmëruar librin e tij të ri Robert Elsie, shkrimtari e specialisti i studimeve shqipe.

I njohur shumë për eksplorimin e tij të gjuhës dhe letërsisë shqipe duke mos lënë anash as kultivimin e fotografisë, Elsie vjen me një libër të ri, mbi fiset shqiptare dhe kulturën e tyre.

Libri në fjalë merret me fiset kryesore shqiptare, së paku për ato të cilat ka informacione. Janë gjithsej 69 fise të përfshira në libër, ndërsa në pjesën e dytë të librit përfshihen edhe përshtypjet që turistët kishin në shekullin e 19-të dhe në fillim të shekullit 20-të pasi vizitonin këtë pjesë të botës.

Fisi i Kastratëve, Bogëve, Shkrelëve, Fisi Lohja, Fisi Kiri e Suma, Fisi Drishti, dhe të tjera fise janë në faqet e librit përgatitur nga Elsie.

 

“My Friends” i Seserit shfaqet në Tiranë

Filmi me metrazh të gjatë “My Friends”,  i realizuar ne SHBA,  me regji të  Kreshnik Seserit ka nisur të shfaqet nga sot në Kinema Imperial  dhe ne Kinema Agimi në Tiranë. Filmi me producent Kreshnik Seserin i cili jeteon ne Amerike nga viti 1988 kur iku nga Shqipëria , vjen keshtu për herë të parë për shqiptarët  me një film që ka në qëndër  mafian dhe korrupsionin në nivelet më të larta. Film i zhanrit  dramë, aksion dhe erotik ka shumë histori të njerëzve që regjisori Seseri ka njohur gjatë kohës në Amerikë. “Jam regjisor, skenarist dhe producent i projektit, por në film kam edhe  rolin e një mafiozi peruan, kurse aktori shqiptar, Marko Caka luan rolin e nje polici”, tha Seseri.  Në rolet kryesore interpretojnë aktorët e Hollivudit , Cast Brian, Anthony Wilson, Steve Dash, Reno Laquintano, Ivan The Terrible Santiago, Vincent Riviezzo, Marko Caka. Ideja e filmit  është të mbajmë shoqërinë afër, familjen dhe se  çdo lidhje ka një çmim. Interesi kur u morr vesh që po bënim një film ishte i madh.  Komuniteti i Philadelphia’s , New York,  dhe Bostonit na nderuan e ftuan në disa festivale, ka thene Seseri, edhe skenarist i filmit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here