Standard.al

7 nivelet e trupit të njeriut

0

seven chakrasTrupi juaj fiziologjik ka vetëm një mënyrë për të njohur realitetin dhe vetëm një mënyrë për të ëndërruar mbi të. Kur ju hani, ky është një realitet, por kur ju ëndërroni se po hani, ky nuk është realitet. Ëndrra është një zëvendësim për ushqimin e vërtetë.  A mund të na shpjegoni se çfarë nënkuptoni me ëndrrat?

OSHO: Ne kemi shtatë trupa: fizik, eterik, astral, mendor, shpirtëror, kozmik dhe nirvanik. Çdo trup ka llojin e vet të ëndrrës. Trupi fizik njihet në psikologjinë perendimore si vetëdije apo i vetëdijshëm, trupi eterik si nënvetëdiije apo i pavetëdijshëm, dhe trupi astral si nënvetëdije kolektive. -Trupi fizik krijon ëndrrat e veta. Nëse stomaku juaj është i çrregulluar, një lloj i veçant i ëndrrës krijohet. Nëse jeni të sëmurë, me ethe, trupi fizik krijon llojin e vet të ëndrrës. Një gjë është e sigurtë: ëndrra është krijuar nga një sëmundje. -Parehatia fizike, sëmundja fizike, krijon fushën e vet të ëndrrave, kështu një ëndërr fizike mund edhe të stimulohet nga jashtë. Jeni duke fjetur. Nëse një leckë e lagësht ju vendoset rreth këmbëve, ju do të filloni të ëndërroni. Ju mund të ëndërroni se jeni duke kaluar një lum. Nëse një jastëk ju vihet në gjoks, ju filloni të ëndërroni. Ju mund të ëndërroni se dikush është ulur mbi ju, apo një gur ka ra mbi ju. Këto janë ëndrrat që vijnë përmes trupit fizik. -Trupi eterik – trupi i dytë – ëndërron në mënyrën e vet. Këto ëndrra eterike kanë krijuar shumë konfuzion në psikologjinë Perëndimore. Frojd i ka keqkuptuar ëndrrat eterike për ëndrrat e shkaktuara nga dëshirat e shtypura. Këto ëndrra janë të shkaktuara nga dëshirat e shtypura, por këto ëndrra i përkasin trupit të parë, trupit fizik. Nëse, për shembull, ju keni agjeruar – atëherë ka gjasë që ju të ëndërroni ushqimin. Apo, nëse ju e keni shtypur dëshirën seksuale, atëherë është çdo mundësi që ju të keni fantazi seksuale. Por këto ëndrra i përkasin trupit të pare. Trupi eterik është lënë jashtë hetimeve psikologjike. -Trupi eterik mund të udhëtoj në ëndrra. Ekziston çdo mundësi që ky të lë trupin tuaj. Kur kujtohet kjo, ju e kujtoni si ëndërr, por kjo nuk është një ëndërr në të njëjtin kuptim si ëndrrat e trupit fizik. Trupi eterik mund të lergohet nga ju kur ju jeni në gjumë.

 

Trupi

Trupi juaj fizik do të jetë aty, por trupi juaj eterik mund të del jasht dhe të udhëtojë në hapësirë. Aty nuk ka asnjë hapësirë të kufizuar, nuk bëhet fjalë për asnjë distancë në të. Ata që nuk e kuptojnë këtë, që nuk e njohin trupin eterik, mund ta interpretojnë këtë si një fushë e nënvetëdijes. Ata e ndajnë mendjen e njeriut në të vetëdijshme dhe pavetëdijshme. Mandej ëndërrimi fiziologjik është quajtur “i vetëdijshëm” dhe ëndërrimi eterik është quajtur “i pavetëdijshëm”. Kjo nuk është e pavetëdijshme, kjo është po aq e vetëdijshme sa edhe ëndërrimi fiziologjik, por e vetëdijshme në një tjetër nivel. Nëse ju jeni të vetëdijshëm trupit tuaj eterik, ëndërrimi shqetësues në këtë fushë bëhet i vetëdijshëm. -Njëjtë siç krijohen ëndrrat fiziologjike nga jashtë, kështu edhe ëndrrat eterike mund të krijohen duke u stimuluar. Mantra është një nga metodat për të krijuar vizione eterike. Një mantra e veçant apo një zbrazësi e veçant – një fjalë e veçant, zëshëm që përsëritet në qendrën eterike – mund të krijojë ëndrra eterike. Ka aq shumë metoda. Zëri apo tingulli është një prej tyre. -Sufitë e kanë përdorur parfumin për të krijuar vizione eterike. Vetë Muhamedi ishte shumë i dhënë pas parfumit. Një parfum i veçantë mund të krijojë një ëndërr të veçantë. -Ngjyrat gjithashtu mund të ndihmojnë. Leadbeater (këngëtar amerikan i bluzit dhe folkut. prano shpjegimin e përkthyesit) njëherë kishte pasur një ëndërr eterike të kaltërsisë – vetëm kaltërsi, por me një hije të veçant. Ai filloi të kërkojë atë kaltërsi të veçant nëpër të gjitha shitoret e botës. Pas disa vitesh kërkimi, ai më në fund e kishte gjetur një të tillë në një shitore në Itali – një kadife e asaj hije të veçant. Mandej këtë ngjyrë kadifeje ai kishte përdorur për të krijuara endrra të tjera të bukura eterike. -Pra, kur dikush shkon thellë në meditim dhe sheh ngjyra, përvojat e parfumeve, tingujëve, muzikës apsolutisht të panjohura, këto gjithashtu janë ëndrra, ëndrra të trupit eterik. Të ashtuquajturat vizionet shpirtërore i përkasin trupit eterik, ato janë ëndrra eterike. Zbulimi i vetë Guru-ve para nxënësve të tyre nuk është asgjë tjetër përpos një udhëtim eterik, ëndërrimi eterik. Por për shkak se ne e kemi kërkuar mendjen në një nivel të ekzistencës, fiziologjike, këto ëndrra përndryshe kanë qenë të interpretuar në gjuhën fiziologjike ose janë hedhur, janë lënë pas dore. -Apo, është vendosur në nënvetëdije. Duke thënë se çdo gjë është pjesë e nënvetëdijes, në të vërtetë ne vetëm kemi pranuar se nuk dimë asgjë për të. Ky është vetëm një formalitet, një truk. Asgjë nuk është e pavetëdijshme. por çdo gjë që është e vetëdijshme në një nivel më të thellë është e pavetëdijshme në nivelin e mëparshëm, Kështu pra për trupin fizik, trupi eterik është i pavetëdijshëm, për trupin eterik trupi astral është i pavetëdijshëm, për trupin astral trupi mendor është i pavetëdijshëm. I vetëdijshëm do të thotë të jesh i njohur me të njohurën. E pavetëdijshma do të thotë ajo që akoma nuk njihet, e panjohura. -Aty janë edhe ëndrrat astrale. Në ëndërrimin astral ju shkoni në lindjen e juaj të mëparshme. Ky është dimensioni i tretë i ëndërrimit tuaj, Nganjëherë në ëndrrën e zakonshme, pjesa eterike apo pjesa astrale mund të jenë prezent. Atëherë ëndrra bëhet kaotike, një rrëmujë; dhe nuk mund ta kuptoni këtë, sepse shtatë trupat tuaj ekzistojnë në të njëjtën kohë, diçka nga një fushë mund të kalojë në fushën tjetër, mund të depërtojë nëpër të. Kështu që, nganjëherë, edhe në ëndrrat e zakonshme, ka fragmente nga pjesët eterike apo astrale. -Në trupin e parë, atë fizik, ju nuk mund të udhëtoni as në kohë e as në hapësirë. Ju jeni të mbyllur në gjendjen fizike dhe atë në kohë të veçant siç është – themi ora dhjetë e natës. Trupi juaj fizik mund të ëndërrojë në këtë kohë dhe hapësirë të veçant, por jo përtej kësaj. Në trupin eterik ju mund të udhëtoni në hapësirë por jo në kohë. Ju mund të shkoni kudo, por koha është ende 10:00 e natës. Në fushën astrale, në trupin e tretë, ju mund të udhëtoni jo vetëm në hapësirë por gjithashtu edhe në kohë. Trupi astral mund ta kapërcej barierën e kohës – por vetëm nga e kaluara, jo nga e ardhmja. Mendja astrale mund të shkojë nëpër të gjitha seritë të pafundme të së kaluarës, prej amebës tek njeriu. -Në psikologjinë e Jungut, mendja astrale është quajtur nënvetëdije kolektive. Ajo është historia juaj individuale e lindjeve. Ndonjëherë ajo depërton në ëndrrat e zakonshme, por më shpesh në gjendjet patologjike sesa në ato të shëndetshme. Tek një person që është mendërisht i sëmurë, tre trupat e pare zakonisht humbin veçorit e tyre njëri nga tjetri. Një person që është i sëmurë mendërisht mund të ëndërrojë lindjet e tij të mëparshme, por askush nuk do të besojë atë. Ai vetë nuk do të besojnë atë. Ai do të thonë se kjo është vetëm një ëndërr. -Kjo nuk është e ëndërruar në planin fizik. Ky është ëndërrim astral. E ëndërrimi astral ka shumë më shumë kuptime, më shumë domethënje. Por, trupi i tretë mund të ëndërrojë vetëm për të kaluarën, e jo për atë se çfarë domethënë me qenë. -Trupi i katërt është mendor. Ai mund të udhëtojë në të kaluarën dhe në të ardhmen. Në një urgjencë akute, nganjëherë edhe një person i zakonshëm mund të ketë një paraqitje të shkurtër të së ardhmes. Nëse dikush i afërt dhe i dashur për ju është duke vdekur, porosia mund të ju shpërndahet edhe në ëndërr të zakonshme, sepse ju nuk dini asnjë dimension tjetër të ëndërrimit, sepse ju nuk i dini mundësitë tjera, porosia do të depërtojë tek ju në ëndrrën e zakonshme. -Por ëndrra nuk do të jetë e qartë për shkak të pengesave që ka për të kaluar para se porosia të mund të bëhet pjesë e gjendjes së ëndrrës suaj të zakonshme. Çdo pengesë eliminon diçka, transformon diçka. Çdo trup ka simbolikën e vetë vetjake, kështu që sa herë një ëndërr kalon nga një trup në tjetrin ai është i përkthyer në simbolikën e atij trupi. Pastaj, çdo gjë bëhet konfuze. -Nëse keni ëndërr në trupin e katërt, në një mënyë të prerë dhe të qartë – jo përmes ndonjë trupi tjetër por përmes vetë trupit të katërt – pastaj ju mund të depërtoni në të ardhmen, por vetëm në të ardhmen tuaj. Kjo ende është individuale, ju nuk mund të depërtoni në të ardhmen e një personi tjetër. -Për trupin e katërt, a kalura ëshë shumë më e pranishme sesa e ardhmja që është prezente. E kaluara e ardhmja dhe e tashmja bëhen një. Çdo gjë bëhet në të tashmen, e tashmja që hynë në të kaluarën, e tashmja që hynë në atë ardhmen. Aty nuk ka të kalur dhe të ardhme, por, koha ende është prezente. Koha. madje edhe si “e tashme”, ende është një rrjedhë e kohës. Ju ende duhet ta fokusoni mendjen tuaj. Ju mund të shikoni nga e kaluara, por ju prapë duhet ta fokusoni mendjen tuaj në atë drejtim. Atëherë e ardhmja dhe e kalura do të mbahen në pritje. Kur ju fokusoheni drejt së ardhmes – dy të tjerat – e kaluara dhe e tashmja – do të mungojnë, nuk do të jenë të pranishme. Ju do të jeni në gjendje të shihni të kaluarën, të tashmen dhe të ardhmen, por jo sikur një. Dhe ju do të jeni në gjendje të shihni vetëm ëndrrat tuaja individuale, ëndrrat që ju përkasin juve si individ.

 

Të fundit

Trupi i pestë, trupi shpirtëror, e kalon fushën e individualitetit dhe fushën e kohës. Tani ju jeni në përjetësi. Ëndërrimi nuk ka të bëj me ju si të tillë, por me tërë vetëdijen. Tani ju e dini të kaluarën e gjithë ekzistencës, por jo të ardhmen. -Përmes këtij trupi të pestë, të gjitha mitet e krijimit janë zhvilluar. Të gjitha ato janë të njëjta. ndryshojnë simbolet, ndryshojnë pak tregimet, por qoftë ato krishtere apo indiane apo hebraike apo egjiptase janë mitet e krijimit – se si u krijua bota, se si ajo erdhi në ekzistencë – të gjitha janë paralele; ato të gjitha kanë një rrymë nënujore të ngjajshmërisë. Për shembull, tregimet e ngjashme mbi përmbytjen e madhe ekzistojnë në gjithë botën. Nuk ka dokument historik për këtë, por, megjithatë, është një dokument. Ai dokument i takon mendjes së pestë, trupit shpirtëror. Mendja e pestë mund të ëndërrojë mbi ato. -Sa më shumë që depërtoni brenda, ëndrra vjen afër e më afër realitetit. Ëndërrimi fiziologjik nuk është aq real. Ai ka realitetin e vet, por kjo nuk është aq reale. Ëndrra eterike është shumë më reale, ajo astrale është edhe më reale, ëndrra mendore i afrohet reales dhe në fund, në trupin e pestë, ju bëheni realist autentik në ëndërrimin tuaj. Kjo është mënyra për ta njohur realitetin. Të quhet kjo ëndërrim nuk është adekuat. Por, në njëfarë mënyre ky është ëndërrim, sepse realiteti objektivisht nuk është present. Kjo e ka objektivitetin e vet, por ajo vjen si një përvojë subjektive. -Dy persona të cilët e kanë realizuar trupin e pestë mund të ëndërrojnë të njëjtën kohë, që nuk është e mundur më heret. Zakonisht nuk ka gjasë të ëndërrohet një ëndërr e përbashkët, por prej trupit të pestë e tutje, një ëndërr mund të ëndërrohet në të njëjtën kohë nga shumë persona. Kjo është arsyeja pse ëndrrat janë objektive në një mënyrë. Ne mund të krahasojmë shënimet. Kjo është se si kaq shumë persona, duke ëndërruar në trupin e pestë, kanë arritë të njohin të njëjtat mite. Këto mite nuk janë krijuar prej një individi të vetëm. Ato janë krijuar nga shkolla të veçanta, traditat të veçanta që punojnë së bashku. -Kështu që lloji i pestë i ëndërrimit bëhet shumë më real. Në njëfarë kuptimi katër llojet e mëparshme të ëndërrimit janë joreale sepse ato janë individuale. Nuk ka asnjë mundësi që një person tjetër të ndaj përvojën; nuk ka asnjë mënyrë për të gjykuar vlefshmërinë e saj – se a është ajo fantazi apo jo. Fantazia është diçka që ju e keni projektuar; ëndrra është diçka që nuk është në ekzistencë si e tillë, por që ju keni arritur ta njihni. Duke shkuar nga brenda, ëndërrimi bëhet më pak imagjinar, më pak fantazi – më shumë objektiv, më shumë real dhe më shumë autentik. -Të gjitha konceptet teologjike janë krijuar nga trupi pestë. Ata ndryshojnë për nga gjuhën e tyre, terminologjia e tyre, konceptualizimi i tyre, por ato në thelb janë të njëjta. Ato janë ëndrrat e trupit të pestë. – Në trupin e gjashtë, në trupin kozmik, ju e kaloni pragun e vetëdijes/nënvetëdijes, materies/mendjes. Ju i humbni të gjitha format-karakteristikat. Trupi i gjashtë ëndërron mbi kozmosin. Ju e kaloni pragun e vetëdijes dhe bota e nënvetëdijes gjithashtu bëhet e vetëdijshme. Tani çdo gjë është e gjallë dhe e vetëdijshme, madje edhe ajo që ne e quajm materie është pjesë e vetëdijes. -Në trupin e gjashtë, ëndrrat e miteve kozmike janë realizuar. Ju keni kapërcyer individualitetin, ju keni kapërcyer të vetëdijshmën, ju keni kapërcyer kohën dhe hapësirën, por gjuha është ende e mundur. Ajo shkon në drejtim të diçkahit; ajo tregon diçka. Teoritë e Brahmës, maja, teoritë e unitetit të infinitit, të gjitha kanë qenë të realizuara në llojin e gjashtë të ëndërrimit. Ata që kanë ëndërruar në dimesionin kozmik, kanë qenë krijues të sistemeve të mëdha, religjioneve të mëdha. -Përmes llojit të gjashtë të mendjes, ëndrrat janë në aspektin apo shprehjen e qenies, e jo në aspektin e jo-qenies. Aty është endje një kapje me ekzistencën, dhe një frikë nga mos-ekzistenca. Materia dhe mendja janë bërë një, por jo edhe ekzistenca dhe jo ekzistenca, qenia dhe jo-qenia. Ato ende janë të ndara. Kjo është pengesa e fundit. -Trupi i shtatë, trupi nirvanik, kalon kufirin e pozitives dhe hedhet në hiçësi (mosqenie). Kjo i ka ëndrrat e veta: ëndrrat e jo-ekzistencës, ëndrrat e hiçësisë, ëndrrat e jo-qenies, ëndrrate zbrazëtisë. “Po” është lënë mbrapa, madje edhe “Jo” nuk është më jo; zbrazëtia apo hiçësia më nuk është hiç. Më sakt, hiçësia është edhe më shumë se infiniti. Pozitivja duhet të ketë kufi, ajo nuk mund të jetë infinit(e pafund). Vetëm negativja është infinit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.