Tabelat/ Ja skema e vlerësimit për provimin e Gjuhë-Letërsisë

0
145

Ja skema e vlerësimit për provimin e Gjuhë-LetërsisëMinistria e Arsimit publikoi dje skemat e vlerësimit për provimin e Gjuhë-letërsisë. Provimi u zhvillua ditën e djeshme dhe morën pjesë rreth  46 mijë e 200 maturantë. Ministria e Arsimit menjëherë pas provimit tha se gjatë kohës së testit nuk pati probleme për administrimin dhe numri i maturantëve që u pezullua ishte shumë i ulët. Provimi nisi në orën 10 të paradites dhe shumica e kandidatëve dolën para orarit zyrtar, 12:30, pasi arritën të përfundonin provimin para kohe. Testi i Gjuhës-Letërsisë kishte 25 pyetje, nga të cilat 13 ishin me alternativa, që vlerësohen me 1 pikë secila dhe 12 pyetje ishin me zhvillim, që vlerësohen me 37 pikë. Për të qënë kalues çdo maturantë duhet të grumbullojë minimumi 10 pikë.  Rezultatet e provimit të gjuhë letërsisë pritet te dalin pas 15 ditesh. Ky ishte provimi i dytë i maturës shtetërore pas atij të gjuhës së huaj që u zhvillua në 23 maj.Provimi i radhës i maturës do të jetë në 9 qershor në lëndën e Matematikës dhe në 19 qershor do të zhvillohen provimet me zgjedhje.

Skemën e vlerësimit e gjeni në faqet e brendshme të gazetës Standard

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here