Programi për femrat/ Rama: Gratë e PD-së duke votuar Veliajn mbështesin Kosovën, duhet kryebashkiak e jo gjinekolog

0
140

Gëzim Saliu

rama me grateMeta: Veliaj njeriu i duhur, në kohën e duhur, për drejtimin e duhur. Kandidati i majtë: Oferta e tyre është ishim mirë kur ishim keq

Aleanca për Shqipërinë Evropiane prezantoi dje në pallatin e sportit “Asllan Rusi” programin për vajzat dhe gratë, ku Kryeministri Rama tha se duke votuar kandidatin e majtë Erion Veliaj, mbështesin njëkohësisht kandidatin e PD-së, Halim Kosovën, për ta kthyer atë në profesionin e tij si gjinekolog. Edhe në këtë takim, pasi vlerësoi rolin e grave në shoqëri, kreu i qeverisë nuk ngurroi të ironizonte dhe bënte batuta për kandidatin e opozitës për Bashkinë e kryeqytetit. “Kam besimin se gratë demokrate do të reflektojnë. Duke votuar për Erionin ato do bëjnë 1 rrugë e dy punë. Do kemi një kryebashkiak dhe një Gjinekolog. Në zgjedhjet e 21 qershorit duhet t’i gjejmë punës njeriun, jo e anasjelltas. Vendin e Kryetarit të Bashkisë e zë vetëm Erioni. Vendin e lënë bosh në maternitet mund ta zërë vetëm Halimi. Gratë demokrate të jenë të bindura se duke votuar Erionin mbështesin Halimin”, – tha Rama. Nga ana tjetër, Kryeministri në fjalën e tij vuri në dukje edhe përqindjen e lartë të vendosur nga PS e LSI për pjesëmarrjen e grave në zgjedhje. “Dy partitë tona përkrahëse të grave në politikë. Në këshillat e rinj në Këshillat bashkiakë, 50% gra dhe vajza. Për herë të parë qeveria ka 7 gra ministre. Erion Veliaj me fat, ju ka juve mbështetje. Kush ka mbështetjen tuaj ka mbështetjen e 65% të grave në rang kryeqyteti e Shqipërie”, – u shpreh ai.

 

Takimi

Ndërkaq, pjesëmarrës në këtë takim me gratë dhe vajzat, kreu i Kuvendit, Ilir Meta, theksoi se të gjitha votat duhet të shkojnë për Veliajn, pasi, sipas tij, vetëm me të në krye të Bashkisë, Tirana do të mund të zgjidhë problemet e shumta që ka. “Veliaj ka qenë në krye të një ministrie e cila ka zgjidhur problemet sociale të të gjithë shoqërisë. Përkushtimin e tij për ta vendosur arsimin profesional në rrugën e duhur. Që breza të tërë të mos humbasin kohë, por të futen në krahun e punës. Duke votuar për Erion Veliajn, votoni për një qytet që ka frymëmarrje, për një qytet ku të gjithë kanë besim se e ardhmja do jetë më e mirë. Veliaj njeriu i duhur, në kohën e duhur, për drejtimin e duhur për të administruar këtë Bashki me kaq shumë probleme. Ai u jep zgjidhje konkrete problemeve”, – tha Meta. Më tej, gjatë fjalës së tij kreu i Kuvendit theksoi se femrat janë më të afta se burrat dhe të njëjtin përkushtim që tregojnë për familjen tregojnë edhe për përgjegjësitë që marrin. “Gratë më të afta se burrat, i çojnë punët në fund. Gratë tregojnë të njëjtën përkujdesje si për familjen njësoj edhe për shoqërinë. Në ASHE kemi një numër të konsiderueshëm të kryetareve që garojnë në mjaft Bashki të vendit. Një grua e papunë, problem për familjen, dhe shoqërinë. Një grua në punë tregon se shoqëria është në drejtimin e duhur”, – u shpreh Meta. Ndërsa kandidati i ASHE për Bashkinë e Tiranës Erion Veliaj u shpreh se Këshilli ri bashkiak do të ketë më shumë gra në historinë e Tiranës. Po ashtu si kryeministri, edhe Veliaj gjatë fjalës së tij u mor me kundërshtarin e tij, për të cilin tha se vetëm barcaleta. “Oferta e tyre është ishim mirë kur ishim keq. Kemi 23 ditë për të takuar dhe folur me çdo person. Tirana duhet që të shkojë në drejtimin e duhur më 21 qershor”, – u shpreh Veliaj.

 

Vizita e Kryeministrit serb/ DASH mirëprit angazhimin e Vuçiçit dhe Ramës: Hapet një kapitull i ri miqësie e bashkëpunimi

Departamenti Amerikan i Shtetit ka përgëzuar Kryeministrin Edi Rama dhe atë serb Aleksandar Vuçiç për shkëmbimin e vizitave, duke i cilësuar këto ngjarje si mundësi për hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve. “Ne e mirëpresim angazhimin e përbashkët që këta dy liderë kanë treguar në hapjen e një kapitulli të ri miqësie dhe bashkëpunimi mes dy vendeve”, – lexohej në komunikatën për shtyp të DASH-it. Të njëjtën përshëndetje Departamenti i Shtetit i pati rezervuar edhe ndalesës së kreut të ekzekutivit shqiptar në Beograd mbi 6 muaj më parë, kur po përmes një deklarate, vlerësonte angazhimin e përbashkët të liderëve për sa i takon përafrimit dhe bashkëpunimit mes dy vendeve. Ndërkaq dy ditë më parë edhe zëdhënësja e shefes për siguri dhe politike të jashtme në BE, Frederica Mogherini ka përshëndetur këtë vizitë. “Ne e mirëpresim vizitën e kryeministrit serb, Aleksandar Vuçiç, në Tiranë dhe e shohim atë, si kthim të vizitës së kryeministrit Rama në Beograd, në fund të vitit të kaluar. Ne besojmë se, kjo përbën një hap pozitiv për forcimin e bashkëpunimit rajonal, sikundër dhe për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, si dhe inkurajojmë të dy kryeministrat e Serbisë dhe Shqipërisë, që të vazhdojnë të tregojnë aftësi drejtuese dhe përgjegjësi, të nevojshme për vijimin e paqes, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit në Ballkanin Perëndimor”, – tha Maja Koçijançiç, zëdhënëse.

 

Panairi “Go Pro”/ Kritikat e Blushit, Rama shmang pyetjet, i tërheq vëmendje edhe Nikollës për mospërgjigje

Kryeministri Rama ka shmangur pyetjen e gazetarëve për kritikat e Blushit për arsimin dy ditë më parë në seancën në Kuvend. Duke folur nga panairi i punësimit, Rama nuk iu përgjigj interesit të gazetarëve për këtë çështje ku në të njëjtën kohë, ai i tërhoqi vëmendjen edhe ministres Nikolla që as ajo të mos përgjigjej lidhur me këtë çështje. Kryeministri Rama, i shoqëruar nga ministrja e Arsimit, vizitoi dje panairin “Go Pro”, “Edukim, specializim, punësim”, i cili çeli dyert në “Expo City” ku bisedoi me drejtues dhe përfaqësues të kompanive dhe institucioneve arsimore të ekspozuara. Pasi e vizitoi panairin, Rama u shpreh se aktivitete të kësaj natyre janë të domosdoshme dhe do të kenë të gjithë mbështetjen e duhur nga institucionet shtetërore. “Kemi filluar një revolucion të heshtur në procesin e transformimit të të gjithë organizmit të arsimit tonë. Së pari duke rihapur korsinë e arsimit profesional, që është e vetmja korsi e sigurt për të garantuar në afat të mesëm një rritje të konsiderueshme të punësimit, sepse edhe këtu ka plot vende të lira apo të reja pune për teknikë të mesëm, por mungojnë kapacitetet, pasi u la dy dekada vetëm me juristë Shqipëria”, – tha ai. Ndërkaq, anëtari i Kryesisë së PS-së, deputeti socialist Ben Blushi shprehur dy ditë më parë në Kuvend një sërë kritikash për sistemin arsimor, ku tha se mësuesit po përdoren si kope për zgjedhje. Po ashtu, Blushi deklaroi se arsimi profesional ka dështuar, duke theksuar se emërimet e shkollave nuk duhet të jenë më detyrë e ministrisë por pushtetit lokal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here