Interpelanca në Kuvend/ PD: Beqaj të dorëhiqet, vodhi 1.5 mld lekë. Ja skandali me insulinat. Ministri: Skema ishte aty

0
128

Gëzim Saliu

vokshi dhe beqaj ne kuvendVokshi: Skema e vjedhjes u zbulua nga raporti i Kryeministrit. Rama ose ia ka fshehur raportin ministri, ose e ka pasur Beqen nën hetim administrativ

Opozita kërkoi dje nga salla e Parlamentit dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj, duke e cilësuar këtë të fundit përgjegjësin kryesor për aferën korruptive prej 1.5 miliardë lekësh, me rimbursimin e barnave. Në interpelancën me ministrin, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se skema e vjedhjes me rimbursimin e ilaçeve erdhi nga raporti i auditit të Kryeministrisë. “Kryeministri ose ia ka fshehur auditin ministrit, ose Kryeministri e ka pasur ministrin vetë nën hetim administrativ. Ministri le ta zgjedhë vetë se cili nga opsionet është i vërteti. Në të dyja rastet dorëheqja e Ministrit nuk duhet të diskutohet më. Tashmë që Ministri nuk mund të jetë më përgjegjës politik për aplikimin e skemës që ju e shndërruat në skemën më abuzive që ka implikuar ndonjëherë zyrtarët më të lartë”, – tha ajo. Në përgjigjen e tij, Beqaj tha se ishte vetë Ministria që e zbuloi këtë skandal, që sipas tij zanafillën e ka prej qeverisë së kaluar duke e drejtuar gishtin edhe nga kandidati për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova. “Në 3 shtator 2013 janë regjistruar midis të tjerash edhe 7 barna në 9 shtator 2013, në një ditë, brenda ditës depozitohet kërkesa për regjistrim bari, analizohen 800 faqe, e sheh komisioni i nomenklaturës së barnave, e regjistron Ministri brenda një dite. Se kush ka qenë ministër Shëndetësie dy javët e para të shtatorit dihet në këtë sallë. Këta duan t’ua ofrojnë qytetarëve të Tiranës për kryebashkiak”. Në këtë moment nga vendi kreu i grupit parlamentar Edi Paloka ndërhyri duke iu drejtuar ministrit: “Po mirë mor burrë, vidhni e fusni dorën në xhepin e qytetarëve e tani na akuzoni edhe ne, ju qofshi”. Më tej në replikën e dytë me ministrin, deputetja Vokshi tha se raporti përfundimtar i auditit nuk i është dorëzuar Prokurorisë dhe se skema e vjedhjes është zbatuar në më shumë se 4 farmaci. “Burime të Prokurorisë konfirmojnë se kallëzimi i dorëzuar nga Fondi është thjesht një kallëzim i shoqëruar me një relacion, ku janë paditur vetëm 4 farmaci. Sigurisht, këto 4 janë të përzgjedhura për të mos i bërë dëm skemës së vjedhjes, që ky ministër ka ngritur prej 15 muajsh”, – u shpreh ajo. Ndërkaq ministri deklaroi se skema abuzive ka qenë aty. “Janë denoncuar vetëm 4 farmaci, sepse ato rezultojnë tërësisht fantazmë. Ka vazhduar kontrolli për 3 farmaci të tjera, të cilat janë farmaci ekzistuese”, – tha ai.

 

Berisha

Më herët ish-kryeministri Berisha që denoncoi i pari javën e kaluar në Parlament skemën e vjedhjes me rimbursimin e ilaçeve theksoi se tashmë skandali i radhës ka të bëjë me rimbursimin e vjedhjes së insulinave. 1. Insuline te thjeshte baze janë rimbursuar nga Fondi 41.000 pena, ndërkohë qe janë shpërndarë nga depoja importuese vetëm 7.200 pena. Pra 33.800 pena janë rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon ne 24.674.000 leke te reja. Kurse ne total, prej muajit nëntor 2013, shifra shkon 123.370.000 leke te reja. 2. Për një Insuline te përzier janë rimbursuar nga Fondi 80.000 pena ndërkohë qe janë shpërndarë nga importuesi vetëm 13.000 pena, pra 67.000 pena janë rimbursuar me receta fiktive, me vlere totale prej 52.930.000 leke te reja. Abuzimi prej muajit nëntor 2013, kap vlerën 264.650.000 leke te reja. Po e njëjta depo, “Omegafarma”, për tremujorin e pare 2015 është furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka lëshuar fatura për 67.000 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 62.400 pena ose ne vlere 49.296.000 leke te reja”, shkruante Berisha në rrjetin social. Më tej, ai tha se vetëm për këto dy insulina abuzimi kap shifrën 388.320.000 leke te reja. “Vetëm për këto dy barna, kompania pranë Ministrit Beqaj, qe është lejuar te vjedhë ne shifrën 72.066.000 leke te reja vetëm ne tre muaj. Kurse për gjithë periudhën qe i është rimbursuar “Omegafarmes”, shifra vetëm për këto dy barna është plote 360.330.000 leke te reja”, – theksoi Berisha.

 

Përplasja për Vorën/ Patozi: Metës i ka humbur qetësia, se dashuri s’ka pasur kurrë. Kreu i Kuvendit: Zëdhënës i Fiqos

Kryeparlamentari Meta dhe ish-kreu i grupit parlamentar demokrat, deputeti i PD-së, Astrit Patozi, u përplasën dje mes tyre në punimet e seancës plenare. Në fjalën e tij në foltoren e Kuvendit deputeti demokrat Astrit Patozi u përqendrua tek rëndësia e standardit të zgjedhjeve, ku sipas tij ajo që po ndodh në Vorë, ku ai është i deleguar për të drejtuar fushatën po tregon krejt të kundërtën. Sipas Patozit, Meta po kërkon me çdo kusht ta marrë bashkinë e Vorës, ku në këtë kontekst ai përmendi edhe rastin e bllokimit të fabrikës së miellit të së shoqes së kandidatit të djathtë. “Nuk e di dhe nuk dua ta di se për çfarë arsyeje e ka vendosur që ta fitojë me çdo çmim dhe çdo mjet atë bashki, ndonëse nuk ka asnjë shans. Mjafton të kaloni rrugës në autostradën Tiranë-Durrës, duket nga makina se mu në sheshin qendror të qytetit nuk qëndron posteri i asnjërit prej kandidatëve, por ai i Ilir Metës. Pyetja ime është se për çfarë kandidon ky tipi në këto zgjedhje, për kryetar bashkie apo për këshilltar bashkiak, që i bën hije sheshit atje mu në mes të zgjedhjeve lokale? Kandidati i opozitës sot ka rival Ilir Metën dhe të gjithë çetën e LSI-së në qeveri, që telekomandohet prej tij”, tha Patozi. Më tej duke iu drejtuar kryeministrit, i cili nuk ishte në sallë, deputeti demokrat tha se ai po zhvillon, “fushatën më të shpërlarë që kemi pare ndonjëherë në Shqipëri në këto 2 dekada e gjysmë pluralizëm”. “Do të jetë bashkautor dhe bashkëpërgjegjës me çdo drejtues politik, kandidat apo nëpunës shteti që do të cenojë lirinë e zgjedhjeve më 21 qershor. Askush nuk e mban mend se kush ishte kryetar parlamenti, madje edhe ministrin e Brendshëm e kanë harruar se kush ishte më 2001, por të gjithë e kujtojnë si kryeministër të zgjedhjeve të dajakut dhe të mbushjes së kutive, Ilir Metën”, – tha ai. Në përgjigje të deklaratave të deputetit demokrat, Kryeparlamentari Meta i quajti akuzat e bëra në adresë të tij shpifje, ndërkohë që Patozin e etiketoi si ‘zëdhënës të Fiqos’, duke iu referuar kandidatit demokrat për Vorën, Fiqiri Ismaili. “Meqë fole si zëdhënës i biznesit të Fiqos, të them se nuk merrem me shpifjet e bëra. Sa për merakun për standardet e zgjedhjeve, ju u krenuat pasi varrosët 30 vetë në Gërdec pasi fituat fuqishëm atje”, ­ tha Meta. Në përgjigje të akuzës për posterin e tij në Vorë, Meta ka deklaruar se nuk ka informacion. “Nuk e di që ka ndonjë poster në emrin tim në Vorë, shumë gabim nëse ka, do të marr informacion e nëse ka do të hiqet menjëherë, por unë nuk kam dijeni”. Ndërkaq në reagimin e tij, Patozi duke ironizuar me sloganin e Metës “me qetësi e dashuri” tha: “S’kam qenë zëdhënës i askujt, por nuk do e kisha për turp të isha edhe zëdhënës i një biznesi të ndershëm e të ligjshëm. Para fushatës slogani juaj ishte ‘me qetësi e dashuri’, po shoh që ju kemi humbur qetësinë dhe ka ngelur dashuri, por këtë nuk e keni pasur kurrë”, – deklaroi Patozi.

 

Akuzat, replikat dhe batutat. Çfarë u fol pa mikrofon që “nxehu” debatin në Kuvend

 

Albana Vokshi: Ministri gënjeu, ne prokurori ka kallëzim penal vetëm për 4 farmaci sa për te thënë për te mbuluar skemën qe funksionon prej 15 muajsh.

Ilir Beqaj: Jane ato 4 farmaci se ato ishin fantazem. Farmaci ka edhe genc pollo. Tani t’iu tregoj cbene dy javet e fundit me keta.

Edi Paloka nga vendi: Edhe këte po e ben, ti i fut paret ne xhep e na akuzon ne tani po lere se eshte turp.

Albana Vokshi: Afera mbi insulinat me milona euro ku eshte perfshire ministri. Ali Beqja me 40 hajdutet e recetave nuk fshihet dot.

Ervin Koçi gjatë fjalës së tij derdh gotën e ujit në foltoren e Kuvendit

Erion Braçe mbyll fjalën dhe i drejtohet Ervin Bushatit: Ishte derdh ujë aty, na çmendi s’po flisja rehat.

Niko Peleshi: Nuk e di pse e keni me sheshet qendrore. Merret me kullën panoramike të Korçës, thotë se ka kushtuar 2 milionë euro. 20 milion lekë ka kushtuar, sa një këngë e Çiljetës në koncertin e tij.

Arben Ahmetaj: I jepet mundësi investitorëve strategjikë, ta kthejnë kontratën e tyre ligj. E ngre sigurinë juridike të investitorëve në nivelin maksimal. Zonat ekonomike të lira, do të sjellin 2 % rritje ekonomike dhe 25 mijë vende pune plus.

Edi Paloka: Mund të vinte të fliste edhe për ndonjë ligj që është votuar javën e kaluar. Këta janë fanarët e Europës. Ditët e fundit, kemi vënë re se sa më shumë flisni ju, aq më shumë pikë na jepni ne. Investimet tuaja, Kulla në Korçë, palmat në rrugë dhe së fundmi ishullin në Osum. Zotëria që foli para, para ca muajsh ka thënë që do fillojmë të prodhojmë edhe avionë.

Arben Ahmetaj: Kam thënë që këtu fillon një industri fare e vogël e mirëmbajtjes së avionëve, duhet ta shohësh projektin.

Ilir Meta: Ju vetë thatë që sa më shumë flet zoti Ahmetaj, aq më shumë ju shtohen pikët.

Jozefina Topalli: Fytyra e mafies në pushtet. Blerje votash e pacipë. E ka emrin mafie, si mafia e ilaçeve dhe sot është ulur në krye të kuvendit dhe qeverisë. Të pacipët falsifikojnë identitetin e shqiptarëve. Kjo është fotografia e falsifikimit të kartave të identitetit (Paraqet fotot e emisionit televiziv ku denoncohej rasti i falsifikimit të kartave të identitetit në Shkodër). Ky vend rrezikon trazira

Ilir Meta: Në takimin me shefen e misionit të vëzhguesve të OSBE-ODIHR, Glover i kam dorëzuar një kopje të gazetës “Rilindja Demokratike”, e cila kishte nxjerrë atë foto që gjoja dikush po merr apo po jep lekë në zyrat e LSI-së në këmbim të votave. Në rast se është duke bërë një gjë të tillë të shkojë në burg dhe askush nuk do të ketë keqardhjen më të vogël për të dhe për cilindo tjetër. Në rast se kemi të bëjmë me një shpifje, pastaj, ata që publikojnë këto shpifje të marrin përgjegjësitë para drejtësisë. Për sa i takon mafies që përmendni, ju keni muaj që jeni ulur në gjunjë para mafies

Sali Berisha, Taulant Ballës: Çfarë e ke ti atë që të arrestuan me shoferin tënd? Ortak në pluhur, po, po. Së treti, ti sillesh në këtë mënyrë se je i inkriminuar dhe ty të djeg dosja e krimit, je i vetmi në këtë sallë i akuzuar për përdhunim. Ti sillesh kështu si asnjë tjetër se ke qenë shoferi me pasaportë diplomatike i Fatos Gjurës

Taulant Balla: Sa për përdhunime, një njeri është i përdhunuar këtu, je ti i përdhunuar nga 1 milion shqiptarë. Do përdhunohesh me shumë në ndëshkimin që do marrësh në 21 qershor. Ti je i mërzitur se Apeli ka pezulluar një kompleks ndërtimi, që do i merrte frymën qytetit, kompania “Gener”, tek e cila i biri i tij është ortak dhe arsyeja pse është kaq i nxehur, kjo është.

Sali Berisha: Ti je një shpifarak që një ditë nxjerr vilën e kunatit tim, një ditë vilën… vetëm për të mbuluar pallatin pesë katësh dhe vjedhjet që bën jote motër për tendera në Elbasan dhe Librazhd. Prandaj shkon në Barcelonë ti me bileta 5 mijë euro. Për sa i përket Shkëlzenit, po të them që ke marrë disa ndëshkime në gjyqe. Je shpall si shpifës profesionist. Ti nuk nxihesh se nuk ke fytyrë që të nxihesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here