Simbolika Memorial day, ja si kujtohen ushtarët e humbur

0

dita e deshmoreve ne AmerikeShumica e familjeve në Amerikë festuan këtë fundjavë “Memorial Day” (që në shqip është Dita Përkujtimore e Dëshmorëve), disa familjeve u është dashur ta kalojnë në varrezat e dëshmorëve!

Loading...

Dhe një prej tyre është edhe ky djalë i cili kishte ndërtuar një tavolinë të rrumbullakët për ushtarët e humbur në luftë!

– Tavolina e rrumbullakët personifikonte shqetësimin tonë të përjetshëm.

– Mbulesa e bardhë personifikonte pastërtinë e motivit te tyre kur i janë përgjigjur thirrjes për të shkuar në front.

– Trëndafili i vetëm kujtonte jetën e këtyre amerikanëve dhe familjeve te tyre që ruajnë besimin ndërsa kërkojnë përgjigje.

– Fjongoja e kuqe simbolizonte vendosmërinë e vazhdueshme për të dhënë llogari për ta.

– Limoni personifikonte fatin e hidhur të atyre që janë të kapur peng dhe të humbur në toka të huaja.

– Pak kripë që personifikonte lotët e familjeve të tyre që akoma vazhdojnë të kërkojnë përgjigje, edhe pas dekadave të tëra pasigurie.

– Qiriu i ndezur personifikonte shpresën e kthimit të tyre, të gjallë apo të vdekur.

– Bibla tregonte forcën e këtij vendi, e arritur nga besimi në një Zot që të mbështesë ata që kanë humbur nga mesi i tyre.

– Gota e kthyer mbrapsht personifikonte pamundësinë për të ndarë një dolli.

– Karriget janë bosh, sepse ata janë të humbur!

 

Loading...

Lini nje pergjigje