Standard.al

Prokuroria/ Falsifikimi i dokumenteve të tokave, në Vlorë prangoset një noter

0

 

 Artan Cena

Gjykata e VlorësGjykata e Vlorës ka dhënë “Arrest me burg” për Nefail Islamajn. Akuzohet se ka falsifikuar prokurat për një pronë në Vlorë, ku po ndërtohej një pallat

Një noter është vënë në pranga ditën e djeshme në Vlorë, pasi akuzohet se ka falsifikuar prokurat për një tokë, në të cilën ka nisur një pallat. Por pikërisht ky falsifikim kishte sjellë një përplasje të ashpër mes familjarëve të trashëgimtarit. Në pranga është vënë Nefail Islamaj, pasi vendimi është dhënë nga Gjykata e Vlorës. Pas këtij falsifikimit kishte nisur të ndërtohej një pallat, por punimet ishin ndërprerë për shkak të konfliktit. Pas këtyre ngjarjeve prokuroria kishte nisur hetimet që i ka përfunduar me arrestimin e noterit Nefail Islamaj.

 

Falsifikimi i dokumentit

Me kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për shtetasin Nefail Islamaj, noter, i dyshuar për veprën penale të “Falsifikimit të dokumenteve”. Pas dhënies së vendimit, Policia e Vlorës ka kryer edhe arrestimin e tij pasditen e djeshme. Në bazë të hetimit, ka rezultuar se i dyshuari, gjatë ushtrimit të funksionit noter, ka falsifikuar përmbajtjen e dy prokurave, duke lejuar që të nënshkruajë në emër të një trashëgimlënësi, një shtetase tjetër që nuk kishte lidhje me të, me qëllim dhënien e një trualli për ndërtimin e një pallati në një zonë pranë qendrës së qytetit të Vlorës.

 

Toka për pallat

Prokuroria ka bërë të ditur se, ky falsifikim është kryer në vitin 2009, ndërkohë që ndërtimi i pallatit është bllokuar, për shkak se trashëgimtarët e ligjshëm nuk e lejojnë vijimin e punimeve, për shkak të falsifikimit të dokumenteve nga ana e noterit. Ky falsifikim ka sjellë si pasojë një situatë konfliktuale të ashpër ndërmjet trashëgimtarëve të ligjshëm dhe personave që kanë paguar për blerjen e apartamenteve dhe dyqaneve. Nga hetimi i Prokurorisë Vlorë rezulton se shkak i këtij konflikti të ashpër civil është rrjedhojë e veprimeve antiligjore të noterit Nefail Islamaj, i cili është arrestuar pasditen e djeshme, me kërkesë të Prokurorisë Vlorë.

 

Hetimet e prokurorisë

Me vendimin me numrin 252, të ditës së djeshme, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka vendosur caktimi i masës së sigurimit “arrest në burg”, për të pandehurin Nefail Islamaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumenteve”, nga personi që e ka për detyrë. Hetimet paraprake lidhur me këtë procedim penal kanë filluar mbi bazën e kallëzimit penal të shtetasve P. M dhe L. S, që janë trashëgimtare ligjore të të ndjerit E. M. I dyshuari Islamaj është akuzuar për kryerjen e veprës penale të mësipërme për shkakun se në cilësinë e Noterit të dhomës së Noterisë Vlorë, ka falsifikuar përmbajtjen e dy prokurave të përgjithshme datë 17 janar 2009, duke lejuar që të nënshkruajë në emër të personit me emrin E. M., një person tjetër, konkretisht shtetasja F. SH. Me anë të prokurës me përmbajtje të falsifikuar autorizohej shtetasi F. M., që të përfaqësonte të përfaqësuarit, ku në mënyrë të kundërligjshme përfshihej edhe emri i bashkëpronarit E. M, për të lidhur një kontratë sipërmarrje me një shoqëri ndërtuese, për kryerjen në pasurinë e paluajtshme në bashkëpronësi të tyre, të një ndërtimi me qëllim përfitimin e sipërfaqeve ndërtimore.

 

 Në gjyq ushtarakët që prodhonin e shisnin eksplozive

 Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dje për gjykim 3 persona, të akuzuar se siguronin, prodhonin dhe shisnin materiale eksplozive, me përmbajtje lëndë plasëse C4. Prokuroria për Krime të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, arritën të provonin se shtetasit Kleo Gjinkola, Fran Kolaj dhe Alban Dodaj, të tre ushtarë profesionistë, banues në Lezhë, prodhonin dhe shisnin sipas porosive bomba me mekanizma shpërthyer nga distanca, kundrejt shumave 1500-2500 euro. Këta shtetas janë hetuar me masën e sigurimit « arrest në burg » dhe janë arrestuar në datë 30.06.2014.

 

 Nis gjyqi në Apel ndaj Arben Frrokut, shtyhet seanca e parë

 Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e ka nisur me shtyrje procesin gjyqësor ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e kryekomisarit, Dritan Lamaj. Frroku ka shkaur në sallën e gjyqit i shoqëruar nga njëri prej dy avokatëve të tij, por mungesa e avokati kryesor në dosje Genc Gjokutaj bëri që i pandehuri të kërkojë shtyrjen e seancës. Kjo kërkesë është kundërshtua nga prokuroria por që u pranua nga gjykata, e cila vendosi të caktoi datën 10 qershor për vazhdimin e seancës gjyqësore. Para nisjes së seancës gjyqësore, Arben Frroku tha se është aktivizuar në fushatën elektorale në zonën e Pukës në mbështetje të kandidatit të Rilindjes, duke e cilësuar partinë e vëllait të tij si pjesë e koalicionit të majtë.

 

I dënuar për vrasje në Angli, sillet të vuajë dënimin në vend

 Është transferuar nga Mbretëria e Bashkuar drejtë Shqipërisë 32-vjeçari Robert Linardi. Ai rezulton i dënuar me 15 vite burg për veprën penale “vrasje” që ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar dhe në zbatim të Marrëveshjes midis Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar për transferimin e personave të dënuar, 32-vjeçari Linardi është transferuar me qëllim vuajtjen e pjesës së mbetur të dënimit në vendin tonë. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Manchester, Ministrisë së Drejtësisë dhe Ambasadës Angleze në Tiranë, u bë i mundur transferimi i tij nga Anglia drejtë Shqipërisë.

 

Burg përjetë Verbofshit, vrau e dogji dy persona për drogën

Burgim të përjetshëm për Odise Verbofshin, i akuzuar për vrasjen e dy personave dhe më pas djegien e tyre. Dje Gjykata e Durrësit dha të njëjtin vendim që edhe prokuroria kishte kërkuar për parë. Ngjarja për të cilin ai akuzohet ndodhi me 20 shkurt të vititi 2014, në zonën e Kënetës, në Durrës. Përplasja mes autorit Verbofshi dhe shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasalla sipas hetimeve ndodhi për shkak të mospagesës së çmimit për rreth 75 kilogramë kanabis sativa. “Sipas hetimit dhe më pas gjatë gjykimit, rezultoi e provuar se i pandehuri Verbofshi ka vrarë shtetasit Babasi dhe Kasalla, në ambientet e shtëpisë së tij, në Shkozet, me pistoletë, rreth pasdites së 20 shkurtit 2014. Më pas, në mbrëmje, i ka dërguar trupat e tyre të pajetë në zonën e Kënetës, me automjetin me të cilin ata kishin ardhur nga Fushë-Kruja. Në këtë zone u ka vënë flakën, për të humbur gjurmët e trupave të viktimave”, – ka shpjeguar Prokuroria dinamikën e aktit të rëndë. Pas krimi Odise Verbofshi u largua tek disa të njohur në tij, në qytetin e Korçës, ku dhe tentoi te kalonte kufirin. Por pasi nuk ka mundur të kalojë në mënyrë ilegale për në Greqi, autori është rikthyer tek shtëpia e të njohurve të tij në Korçë dhe u ka kërkuar të njoftojnë policinë, pasi do të dorëzohej, duke u treguar edhe për krimin e kryer.

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.