Rama: Shqipëria e madhe jo projekti ynë. Vuçiç: Droni politik

0
165

edi rama aleksander vucicShqipëria e madhe nuk është as projekti as vizioni dhe i Shqipërisë.  Ky ka qenë qëndrimi i qartë që kryeministri Edi Rama mbajti në konferencën e përbashkët me kryeministrin serb i cili ndodhet për një vizitë zyrtare dy ditore në Tiranë, e para e një kryeministri serb në Shqipëri.

Nga ana e tij Vuçiç këmbënguli se droni ishte organizuar politikisht dhe përmendi emrin e një shqiptari që sipas tij kishte ardhur nga Italia në Beograd 3- 4 ditë para se të zhvillohej ndeshja Shqipëri-Serbi.

Vuçiç në konference: “Incidenti ka qenë shumë i keq për marrëdhëniet tona. Sigurisht ka qenë i organizuar politikisht, pasi flamurin e Shqipërisë së madhe nuk e pasqyroni në një aktivitet kulturor.

I di emrin. Është zoti Ismail. Kanë ardhur nga Italia tre ose katër ditë para mbajtjes së kësaj loje. Kjo ka pasur qëllimin e vet politik. Kjo tregoi se sa të brishta janë marrëdhëniet tona. Jam i bindur se kanë ekzistuar dhe disa qëllime të tjera por nuk janë të rëndësishme të prishen marrëdhëniet që po ndërtojmë”

Rama:Nuk dua të kthehem tek fluturaku që na bëri objekt të lajmeve. Shqipëria e madhe nuk është as vision as projekt as program dhe nuk na ben përshtyjpje kur shfaqet qoftë dhe në formën e sic u shfaq në stadium. Po të kishim parë një flamur të Serbisë së madhe do kishim qeshur dhe nuk do e kishim marrë seriozisht, por kjo është çështje perceptimesh”

Nuk kam ndryshuar qëndrim për Kosovën. Bindja ime është se njohja e Kosovës do të ishte një çlirim i madh për Serbinë por nuk duam të hyjmë më thellë në këtë çështje pasi ju këtu jeni miq dhe ne respektojmë miqtë dhe të gjitha sensibilitetet.

E them pa asnjë gajle Shqipëria e madhe është një ide të cilën e kanë promovuar dhe e ushqejnë ata që nuk i duan të mirën shqiptarëve. Jo ne dhe jo kombi ynë nuk synon zmadhime në kurriz të askujt por vetëm vetëvendosje e bashkëjetesë normale me të gjithë. Nuk ka projekt të Shqipërisë së madhe në Shqipëri dhe nuk ka projekt të Shqipërsisë së madhe mes nesh por vetëm projekti i bashkimit drejt BE-së

Në konferencën e përbashkët me tone më të zbutura sesa në Beograd, Edi Rama dhe Aleksandër Vuçiç nuk i kanë kursyer replikat mes tyre në takimin historik mes një kryeministri serb dhe një shqiptari në Tiranë. Përtej provokimeve, dy kryeministrat kanë pranuar se mes Shqipërisë dhe Serbisë është një mal i madh mosdakortësie me emrin Kosovë. Në kryeqytetin shqiptar, Vuçiç tha se Kosova është Serbi, por kjo nuk u mor si provokim nga miku Rama. Por në mes dy kryeministrave ra edhe droni me flamurin etnik shqiptar ku ashtu si edhe për Kosovën qëndrimet ishin krejt të kundërta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here