Pantallona të gjera, për klasiket e përjetshme

0
180

Pantallona të gjera, për klasiket e përjetshme“Louis Vuitton”, “Marni” dhe “Prada”, në pothuaj të gjitha trendet e tyre të fundit, kanë prezantuar pantallonat e gjera, një veshje vintage dhe mjaft elegante që krijon freski gjatë sezonit të verës. Në rast se akoma nuk e keni marrë vesh, vitet ’70 janë rikthyer. Dhe fuqishëm madje. Gjatë sezoneve të fundit, shumë nga emrat më në zë të modës kanë prezantuar koleksionet e tyre në pasarelat e njohura ndërkombëtare, duke u ndalur në detajet e viteve ’70. Për t’i kombinuar, nuk ke nevojë të lodhesh duke kërkuar veshje të shtrenjta, mjafton një këmishë e thjeshtë, T shirt e këpucë elegante. Po kështu, edhe xhinset e gjera vijnë si propozime të këtyre viteve. E mira e tyre është që i përshtaten çdo lloj trupi dhe janë të prirura të zgjasin siluetën. Këto lloj pantallonash janë sidomos për klasiket e përjetshme, të cilat duan të duken elegante në çdo sezon. Duken mjaft moderne edhe këto lloj pantallonash, të cilat kanë gjatësi deri në pulpën e këmbës, shkruan revista class. “In”, po ashtu janë edhe ngjyrat e këtyre veshjeve, të cilat sjellin pamje specifike femërore.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here