Intervista/ Ruçi: Nano President në 2017-ën? Nuk i dihet. Si gjykoj Ramën, Blushin, Majkon dhe Veliajn

0
120

Deputeti i PS Gramoz Ruci, duke folur gjate nje mbledhje te Komisionit Parlamentar te Integrimit, ku eshte diskutuar ne lidhje me progres-raportin e BE per Shqiperine.

“Ndërhyrja e Athinës tek zgjedhja e Idrizit si nënkryetar kuvendit e  padrejtë,. Zfgjedhjet test edhe për qeverinë, mund të ketë ndryshime. Statusi i PS me probleme i përket një force në opozitë”

Kreu i grupit parlamentar të PS-së Gramoz Ruçi la të hapur dje mundësinë  rikthimit të ish-kryeministrit Fatos Nao tek “ëndrra” e tij presidenciale. I ftuar në emisionin “studio e hapur “ të gazetares Eni Vasili në “news 24”, Ruçi pas një mungese të gjatë në media foli lidhur me situatën e tensionuar në rajon me Greqinë dhe Shqipërinë si edhe komentoi qëndrimet e kreut të PBDNJ-së Vangjel Dule. Po ashtu pjesë e intervistës së Ruçit ishte gjithashtu qeverisja e majtë si edhe kritikat e deputetit Ben Blushi si edhe gara e brendshëm në PS për bashkinë e Tiranës, kut tha se Majkon ishte i gatshëm ta votonte si President. M

 

Emërimi i Shpëtim Idrizit si nënkryetar i Parlamentit ka sjellë mjaft komente. Ju si e keni pritur, zoti Ruçi?

Shpëtim Idrizi është votuar nga koalicioni kundërshtar i jonë në 2013. U bëmë thirrje të gjitha partive politike të majta, të qendrës së djathtë, të bashkoheshin dhe nëse do të shikoni koalicionin e zgjedhjeve të 21 qershorit është përtej atij koalicioni që ne kishim për zgjedhjet e 2013. U bë një marrëveshje me të gjitha këto parti dhe partia e zotit Idrizi shprehu vullnetin që t’i bashkohej maxhorancës edhe në aspektin e Parlamentit për të zhvilluar reformat, diuktuar edhe nga disa zhvillime të reja të politikës. Atëhere u gjykua dhe u zhvlerësua se nëse çdo parti që është prezente në Parlament, e cila i bashkohet vizionit tonë, programit tonë, piksynimeve që ne kemi për këto reforma është e mirëpriturdhe zoti Idrizi ka 5 deputetë. Parë në këtë këndvështrim ata kërkuan që të kenë një përfaqësim në postin e nënkryetarit. kjo u diskutua në të dy grupet tona parlamentare edhe të PS dhe te LSI dhe u pranua.

 

U pranua me gjitëh kostot, sepse ju kishit një aleancë tjetër siç ishte zoti Dule dhe i parashikuat problemet që do hasnit apo jo?

Jo ne nuk i parashikuam këto. Ky ishte një veprim i njëanshëm që s’ka lidhje, pra lëvizja e zotit Dule përmes dorëheqjes. Zotin Idrizi ne as e zgjodhëm në vend të Dules dhe as e zgjodhëm që të largohej Dulja. Në rast të tilla këto parti, si partia e zotit Dule si ajo e zotit Idrizi janë parti brenda ligjeve të vendit, brenda Kushtetutës, dhe brenda verdiktit të sovranit.

 

Për zgjedhjen e zotit Idrizi ka patur një reagim të qeverisë greke

Unë e kam ndjekur këtë deklaratë. Nuk më ka ardhur mirë. Unë veç këtyre funksioneve që kam jam edhe kryetar i grupit të miqësisë Greqi-Shqipëri. Kështu që nuk më ka ardhur mirë që menjëherë sapo Parlamenti zgjodhi zotin Idrizi të bëjë deklaratë ministria e jashtme greke. sigurisht që nuk është as diplomatike të bëjë deklaratë një vend anëtar i NATO-s, i BE-së që të ndërhyjë në politikën e një vendi Sovran, fqinj, se kush do të jetë deputet, kryetar apo zv.kryetar Parlamenti. Kjo nuk ndikon as në frymën e miqësisë së mirë, sepse është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punët e brendëshme të sovranitetit të një vendi. Unë garantoj një gjë që e para, PDIU e zotit Idrizi është brenda parametrave të çdo force politike që ekzitosn në Shqipëri. E dyta unë hgarantoj që zoti Idrizi as direkt dhe as indirekt nuk ka këkruar tek PS që të ketë ndonjë ndryshim kursi të qeverisë shqiptare që të përligjë pikërisht këto akuza që diplomacia greke bën.

 

Zoti Blushi ka patur disa shkrimet kritike ndaj qeverisjes së zotit Rama. A mendoni se ai ka të drejtë në kritikat e tij?

Mos prisni ndonjë përgjigje eksplicite lidhur me këtë për arsyet që ju thashë më parë. Ka patur edhe një spekullim para dy javësh, duke keqinterpretuar fjalën time në qytetin e Lushnjes sa i përket fjalës time në lidhje me deklaratat e Blushit. Unë asnjëherë nuk kam debatuar me kolegët e mi publikisht. Po të kisha ndonjë gjë do t’ja thosha në tavolinë zotit Blushi apo brenda familjes time politike. Mos prisni që brenda PS që nga 91 e deri më sot të mos ketë mendim ndryshe dhe të mos ketë aktorët të saj që për probleme të ndryshme të kenë qëndrime të ndryshmme. Kjo është adrenalina e forcës sonë politike, çudia do të ishte që kjo të ndodhte te partia tjetër.

 

Ju thatë se i keni dhënë kohë 2 vjet kohë ministrave. Pas dy vjetësh ju keni një mendim për punën e këtyre ministrave?

Vlerësimet e mia janë mjaft positive jo pse i përkas kësaj force politike, por unë mendoj se Shqipëria është në rrugën e duhur.

 

Pra, ju jeni plotësisht i kënaqur nga qeveria në këto 18 muaj?

Unë nga natyra nuk jam euforik, nuk jam as pessimist, por jam realist. Për këto që fola nuk po e përshkruaj me superlative që qeverisja po shkëlqen, por po them që qeverisja e ka kapur demin për brirësh me këto reforma që po bën.

 

A ka nevojë për rifreskim kabinetit qeveritar? Pas fushatës elektorale, a duhet të kemi ndryshime në qeveri?

Kjo nuk është pyetje për mua. Nuk jam unë kryeministër. Kryeministër është tjetër kush. Vërtetë është kryetari I partisë. Unë nuk kam ndonjë gjë konkrete për ndonjë ministër dhe të them stop mbaroi puna e këtij. Konsideratën për këtë kabineti e shpreha. Sigurisht që pas zgjedhjeve do kemi atë që e quajtët një sondazh. Pavarësisht se këto janë zgjedhje vendore dhe jo politike, sigurisht që maxhoranca jonë do të bëjë edhe bilancet e efektivitetit të qeverisjes së vet në tërësi. Nëse do të ketë nevojë sigurisht që kryeministri mund ta shikojë të arsyeshme dhe mund të bëjë ndryshime në çdo moment duke ja parashtruar grupit parlamentar dhe grupi parlamentar do ta mbështesë ashtu siç e ka mbëhstetur deri më sot.

 

Do të donit të kishte në qeveri bashkëkohës të investimit tuaj politik, Majko, Dade, Leskaj qe duken si te lene menjane…?

Unë nuk i shikoj të lënë mënjanë. Kam thënë që këta janë lojtarë të vjetër të politikë po aq edhe të rinj. Ju i quani të vjetër  sa mua, unë do t’i quaja po aq të rinj sat ë rinjtë në qeveri, në kuptimin që këta në politikë nuk janë futur për sprinte për të qenë ministër sot, por janë politikanë karriere. Janë futur për maratonë politike. Nuk kemi shumë të tillë dhe kjo është një kosot në jetën politike dhe sociale. Kolegët kanë dhënë një kontribut shumë të çmuar, nëse do të flisja për reformën administrative zoti Blushi ka dhënë një kontribut të çmuar dhe këtë reformë e ka iniciuar vetë zoti Blushi kur ka qenë ministër.

 

A duheshin marrë seriozisht kritikat e zotit Blushi?

Kur e shtroni problemin kështu do të ishte shumë normale që brenda familjes tënde politike jo vetëm zoti Blushi të diskutojmë, të analizojmë në strukturat politike të forcës politike. Sigurisht që ne nuk jemi të pagabueshem. Kemi edhe ne difektet tona, dhe pikërisht është edhe kjo që kur merr pushtetin dhe le partinë, lë jetën aktive brenda staturës institucionale të gjithë niveleve organizative partiake. Ne këtë jo se e zbulojmë sot, jo se e kemi bërë pa dashje. Ne vijmë pas 18 muajve në qevrisje. Kemi dashur të bëjmë një bilanc të punëve. Tashmë që kanë kaluar 18 muaj nga qeverisja jonë, tashmë që ne do të ritestohemi në nivelin lokal dhe ju garantoj që menjëherë pas zgjehdjeve strukturat e partisë do të ulen për të parë me vëmendjen sin ë planin politik, ashtu edhe në planin organizativ nivelin e përfaqësimit tonë, brenda partisë, duke bërë një refoëm të plotë dhe të thellë brenda partisë, edhe të qeverisjes sonë dhe për të bërë edhe rifresktimet përkatëse në të gjithë nivelin e strukturave tona politike.

 

E keni fjalën edhe për kryetarin e partisë?

PS e ka kryetarin. Unë mendoj që deri në zgjedhjet e ardhshme kryetarin e partisë e ka. Ky është Edi Rama. Në Shqipëri ka edhe sistemi i zgjedhjeve. Po të më pyesësh mua unë s’kam qenë për këtë sistem zgjedhor. Kam qenë për sistem maxhoritar të pastër. Dhe kur bëhen zgjedhjet është një zgjedhje e pastër dhe në listën e votimit kanë qenë 3 emra e më tej. Edhe statuti i PS ka difekt. Është statute i një force politike në opozitë, nuk është statut i një force në pushtet. Kur të thashë që ka nevojë për një reformë të thellë dhe të fortë edhe statuti i PS-së ka nevojë për një ndryshim, aq më tepër që është bërë edhe një reformë administrativo-territoriale. Kështu që kërkon një riformatim. Shkelje në frymë nuk ka. Ky është një defekt që ne e kemi pranuar vetë dhe nuk janë rregulla të plota.

 

Pse nuk u kandidua Pandeli Majko për kryetar bashkie në Tiranë?

Ju thashë që unë Pandeli Mjakon e vë të parin kryeministër. Sot po të më thuash e ve President. Nuk kam asnjë rezervë. Një forcë politike i mat gjërat në kohën dhe vendin e duhur për sot dhe nesër. Erion Veliaj është një njeri me ambicje. Këtu ku është dhe ka ardhur as për hatër të emrit të babait apo të xhaxhait. Unë do ta merrja atë djalë si symbol të disa gjëra. Do ta shikoja se si të jesh jetim dhe ta përballosh jetën me punë dhe si të jesh fukara dhe të kesh dashuri për arsmin mund të shkollohesh në shkollat më të mira.

 

Cili është dallimi mes z. Nano dhe Z. Rama?

Pavarësisht se kam qenë që në kohën e Nanos dhe Ramës e kam thënë dikur që unë në politikë nuk lejoj që e ardhmja ime politike të jetë i kryetarit të rradhës, Avenirin tim  e kam përqëndruar tek puna ime. Do jem sa të më votojnë elektorati dhe strukturat e PS

 

Po si e shikoni një rikthim të Nanos në politikë?

Sigurisht unë nuk ja mohoj askujt rikthimin…. para disa vitesh kur kërkoi mbështetjen e PS-së për garën si President ja kam thënë në sy së bashku me Ramën se ne nuk kemi votat, se ishim opo\zitë. Nëse merr mbështetjen e palës tjetër do kesh edhe votat tona i thamë unë dhe Rama.

 

Do t’ia jepni sot mundësinë?

Nuk e di derisa të vij dita, nuk e di nëse e ka ende atë ambicie. Ka një reformë që do prekë edhe kushtetutën

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here