Standard.al

Anulohet darka në nder të delegacionit serb në Durrës, do bëhet në Tiranë

0

aleksander vucic tiraneËshtë anuluar në orët e fundit darka që do të mbahej në Durrës, në nder të delegacionit serb që po viziton Shqipërinë.

Burime policore zyrtare kanë deklaruar se delegacioni serb, i kryesuar nga kryeministri Aleksandar Vuçiç, ka ndryshuar axhendën.

Për rrjedhojë, nuk do të ketë bllokim rrugësh dhe qarkullimi i automjeteve do të vazhdojë normalisht, saktësojnë burimet.

Nuk dihen ende motivet e anulimit të eventit, por burime të pakonfirmuara thonë se darka do të mbahet në Tiranë.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.