Tabelat e plota/ Si ndryshojnë tarifat për regjistrimin e pasurisë, ja si variojnë çmimet

0
216

Çmimet mesatare variojnë nga 1000 deri në 4000 lekë

tarifat për regjistrimin e pasurisëZyra për Regjistrimin e Pasurive të Paluajtshme ka publikuar tarifat e reja që do të përdoren për regjistrimin e pronave dhe shtëpive. Në tabelën e mëposhtme kanë ndryshuar disa nga çmimet e regjistrimit të pasurisë, ku çmimet mesatare variojnë nga 1000 deri në 4000 lekë. Individët, familjet, personat juridikë, privatë ose shtetërorë, që zotërojnë dokumente, me të cilat provojnë pronësinë mbi një pasuri të paluajtshme dhe kufijtë e saj, por nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen e pasurisë, për regjistrimin e saj, ku për zonën kadastrale, në të cilën ndodhet pasuria, nuk ka përfunduar regjistrimi fillestar i pasurive, duhet t’i paraqesin regjistruesit, një kërkesë për regjistrim fillestar pronësie. Pasuritë e paluajtshme, që nuk kanë të përcaktuar sipërfaqen, të cilat ndodhen në zona kadastrale, për të cilat, në çastin e hyrjes në fuqi të këtij vendimi, është duke u zhvilluar regjistrimi sistematik i pasurive, nuk mund të regjistrohen në një kartelë dhe hartë treguese regjistrimi, në emër të pronarit, pa u zhvilluar më parë procedura e regjistrimit të tyre, e përcaktuar në këtë vendim. Për pasuritë e paluajtshme, që nuk e kanë të përcaktuar sipërfaqen në dokumentet ligjore të pronësisë dhe as sipas procedurës së përcaktuar në këtë vendim, të cilat ndodhen në zona kadastrale, për të cilat regjistrimi sistematik i pasurive do të përfundojë pas hyrjes në fuqi të këtij vendimi, regjistrimi në një kartelë dhe hartë treguese regjistrimi, në emër të pronarit, do të bëhet vetëm pasi të zhvillohet procedura e regjistrimit, e përcaktuar në këtë vendim. Kur në kufi të pronës, për të cilën është paraqitur kërkesë regjistrimi, janë prona shtetërore, si rrugë, rrugica, sheshe publike, lulishte, ndërtesa publike etj. Deklarata noteriale zëvendësohet nga konfirmimi zyrtar, i dhënë nga bashkia/njësia bashkiake apo komuna përkatëse, e cila është pronare apo administron pronën shtetërore, pavarësisht faktit nëse bashkia apo komuna është e regjistruar si pronare apo administratore e pasurisë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme.

 

Pasuria

Në rastin kur pasuritë publike, kufitare me pasurinë për të cilën është paraqitur kërkesë për regjistrim, janë të regjistruara në zyrën e regjistrimit, në emër të një enti tjetër tjetër shtetëror, të ndryshëm nga bashkia apo komuna, konfirmimi duhet të bëhet nga titullari apo personi i autorizuar nga ky ent. Kur në kufi të pronës janë prona të individëve, persona, fizikë apo juridikë, privatë a shtetërorë, të cilët nuk e kanë të regjistruar pasurinë në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, deklarata noteriale e pronarit kufitar do të zëvendësohet nga një deklaratë noteriale, e bërë nga këta persona, në cilësinë e poseduesit të pasurive kufitare. Në këtë rast, përveç deklaratës noteriale të poseduesit të pasurisë kufitare, zyra e regjistrimit të pasurive të paluajtshme më poshtë (ZRPP) procedon edhe me shpalljen e genplanit apo të planvendosjes së pasurisë, sipas procedurës së parashikuar. Kur deklarata e kufitarëve të pasurisë, për të cilën kërkohet regjistrimi, sipas shkronjës “b”, të nenit 24, të ligjit nr. 7843, datë 13.7.1994, për arsye të ndryshme, objektive, me përjashtim të pretendimeve për kufirin e pasurisë, nuk është bërë e mundur të sigurohet, ZRPP-ja, afishon për publikun genplanin apo planvendosjen e pasurisë, për një periudhë prej 45 ditësh, në mjedise të dukshme të ZRPP-së dhe: a. të njësisë bashkiake, në territorin e së cilës ndodhet pasuria; b. në territorin ku ndodhet pasuria, për të cilën është bërë kërkesa për regjistrim. Për zhvillimin e procedurës së afishimit është e nevojshme, që kufiri i pasurisë, për të cilin mungon deklarata e kufitarit, të përputhet me kufirin, që tregojnë dokumentet hartografike, të marra nga arkivi teknik i ndërtimit. Në rast se ky kufi nuk përputhet, nuk zhvillohet procedura e afishimit dhe nga regjistruesi refuzohet regjistrimi. Kur pronën kufitare e kanë në pronësi dy a më shumë bashkëpronarë, kërkuesi paraqet deklaratat noteriale të bashkëpronarëve, për të cilët është e mundur marrja e deklaratës noteriale. Për bashkëpronarët e tjerë, për të cilët nuk është e mundur objektivisht marrja e deklaratës noteriale, zbatohen procedurat e përcaktuara. Në rast se kërkuesi zotëron dokumente pronësie, të përcaktuara në nenin 193, të Kodit Civil, vetëm për objektin (ndërtesë), i cili nuk e ka të përcaktuar sipërfaqen, regjistruesi procedon me regjistrim vetëm të objektit, pavarësisht se kufijtë e përmendur në dokumentin e pronësisë së objektit mund t’i referohen sipërfaqes, mbi të cilën është ndërtuar ky objekt. Në këtë rast, kërkesës për regjistrim fillestar të objektit, kërkuesi duhet t’i bashkëlidhë: a. planvendosjen/genplanin e truallit, mbi të cilin ndodhet objekti, sipas kufizimeve, që tregon dokumenti i pronësisë së objektit; b. planvendosjen/genplanin, i cili tregon pozicionin gjeografik të pasurisë, (objektin), për të cilën është paraqitur kërkesa; c. deklaratat noteriale të kufitarëve. Brenda 30 ditëve kalendarike nga data e paraqitjes së kërkesës, regjistruesi merr vendim për regjistrimin ose refuzimin e regjistrimit të pasurisë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here