Standard.al

Shpërthimi/ Tritol pallatit të ngritur me lejen e Ramës, u shpronësua me paratë e qytetarëve

0

Artan Cena

shperthim godinaGodina e ndërtuar në oborrin e Fakultetit Ekonomik është rrafshuar nga shpërthimi i 2500 kallëpeve tritol të instaluar nga forcat xheniere. Pronarët, marrëveshje për dëmshpërblim

Godina 5-katëshe që ishte ndërtuar me lejen e dhënë në vitin 2004 nga Edi Rama, në kohën kur ishte në krye të Bashkisë së Tiranës në oborrin e Fakultetit Ekonomik u shemb me shpërthim të kontrolluar nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit. Godina u shpërthye në orën 14:00 të mesditës së djeshme, pasi ishin instaluar 2500 kallëpe tritol, të cilat u vendosën në pjesë të ndryshme të godinës. Mësohet se pronarët e kësaj ndërtese kanë firmosur një marrëveshje dëmshpërblimi me autoritetet. Disa herë kjo godinë është bërë mollë sherri mes drejtuesve të Fakultetit Ekonomik dhe qeverisjes lokale dhe asaj qendrore. Disa vite më parë kjo godinë u rrethua nga forcat e ish-INUK për t’u shembur, por pronarët e çuan në gjykatë dhe e fituan çështjen, duke anuluar dhe aksionin e prishjes.

 

Shembja me tritol

Një godinë 5-katëshe, e cila gjendej shumë afër Fakultetit të Ekonomikut është shembur me shpërthim të telekomanduar. Kjo ndërtesë kishte nisur ndërtimin që para 6 vitesh, ndërsa për shembjen e tij ka pasur dhe një sërë protestash nga ana e studenteve që studiojnë në fakultetin përbri godinës. Sakaq, nga shpërthimi, i cili ishte i dyti brenda një viti, nuk pati dëmtime në godinën e fakultetit, por dhe ndërtesave përreth. Sipas IKMT-së, në trupin e objektit ishin hapur mbi 300 vrima ku është vendosur lëndë eksplozive. Ndërkohë, policia e Tiranës mori të gjitha masat për qarkullimin e mjeteve dhe mbarëvajtjen e sigurisë rrugore. Ndërsa qarkullimi i mjeteve u ndërprerë nga ora 13:50, deri në 14:05. Sakaq, mësohet se për shkak të këtyre punimeve u pezullua dhe mësimi. Kjo nuk është hera e parë që prishja e objekteve kryhen me shpërthim të komanduar me lëndë plasëse. Objekti në fjalë mësohet se ka qenë me leje ndërtimi, ndërsa është dëmshpërblyer dhe prishja e tij, pasi bëhet për interes publik.

 

Leja e Ramës

Leja e ndërtimit për këtë pallat të ngritur brenda oborrit të Fakultetit të Ekonomisë është dhënë në vitin 2004 me firmën e Edi Ramës, si kryetar i bashkisë së kryeqytetit. Më 19 maj të vitit të vitit 2004, Këshilli i Rregullimit të Territorit në Bashkinë e Tiranës, i kryesuar nga kryebashkiaku Rama miraton në favor të subjektit ndërtues MAREG lejen e ndërtimit për pallatin 3.4 dhe 5-katësh me1 kat parkim nëntokë, në favor të familjes Babo. Vendimi prej 13 pikash hyn në fuqi menjëherë. Prej asaj kohe, ky objekt është bërë subjekt debatesh. Drejtuesit e Fakultetit kanë kërkuar të prishet. I janë drejtuar kryeministrit me disa shkresa. Studentët u ngritën në protesta. Kreu i qeverisë më në fund vendosi t’u japë të drejtë. Korrigjon me këtë vendim një gabim të tij. Por paratë e këtij gabimi janë të taksapaguesve. Të gjitha shpenzimet për ndërtimin e këtij pallati do të paguhen nga buxheti i shtetit.

 

Protestat e studentëve kundër firmës

 Studentët e Ekonomikut në Tiranë me herët e kanë kundërshtuar me protesta ndërtimin e godinës në oborrin e fakultetit të tyre. Ditë me radhë ato kanë pezulluar mësimin dhe kanë dalë në rrugë duke kërkuar ndërprerjen e punës në godinën shumëkatëshe. Studentët kanë kërcënuar deri me bojkot të sezonit të provimeve, pasi objekti sipas tyre po zaptonte hapësirat publike të universitetit.

 

Reagon PD-ja: Edi Rama e dha lejen në 2004-ën

 Partia Demokratike ka reaguar pas shembjes së ndërtesës 5-katëshe te Fakulteti Ekonomik. Deputeti i kësaj partie, Gert Bogdani, akuzoi Kryeministrin duke thënë se ishte ai që dha lejen në 2004 për ndërtimin e ndërtesës dhe sërish ai që e prishi atë si të paligjshme. “Prioritet e vërteta të Edi Ramës janë tritoli dhe shkatërrimi i ndërtesave. Dje dha lejen sot e prishi. Kjo pronë është lejuar të ndërtohet nga Edi Rama, por sot kjo pronë është shkatërruar nga Edi Rama. A do të mbajë përgjegjësi për trillet që i kushtojnë taksave të qytetarëve shqiptarë? A do të mbajë ai përgjegjësi për lejet e ndërtimit që vetë ka dhënë kur ka qenë kryetar bashkie, por që sot i hedh në erë më tritol?”, – tha Bogdani. Deputeti i PD-së shtoi se, ‘tashmë është e qartë se kush është Kryeministri i vendit, Kryeministri i tritolit. Koha për përgjigjen e qytetarëve po afron”, – përfundon ai.

 

Klandestinë sirianë, 26 prej tyre kapen në Han të Hotit

 26 klandestinë janë bllokuar në pikën kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër. Klandestinët vinin nga Siria. Policia Kufitare e Hanit të Hotit i ka kapur klandestinët në vendin e quajtur Livadhi i Kryeplakut. Shtetasit sirianë kishin si qëllim që të kalonin përmes pikës së Hanit të Hotit në Malin e Zi. Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë së Policisë Kufitare, bëhet me dije se në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit janë ndaluar 26 qytetarë sirianë. Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, 26 klandestinët ishin futur në Shqipëri nga Greqia dhe më pas kishin udhëtuar drejt Hanit të Hotit. Policia po heton për identifikimin e më pas arrestimin e personave që kanë bërë transportimin e tyre, ndërsa po punohet për kthimin vullnetar të klandestinëve në vendin e tyre.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.