Në zonën e “Ali Demit”/ Kosova: 50 km rrugë të reja, 4 mijë vende parkimi. Veliaj do debat se kërkon të mësojë nga unë

0
151

Gëzim Saliu

halim kosovaKosova: Më pak nxënës në klasa, më shumë mësues dhe kontroll të rreptë për standardet

Kandidati i opozitës për Bashkinë e kryeqytetit, Halim Kosova, zhvilloi dje një takim me banorë të zonës së “Ali Demit” ku premtoi realizimin e 104 projekteve në infrastrukturë. Gjatë këtij bashkëbisedimi ai bëri të ditur se në krye të Bashkisë do të ndërtojë më shumë trotuare dhe korsi për biçikletat. “1) Do ndihmoj të krijoj më shumë siguri duke ngritur korsi të dedikuara për secilin mjet transporti. 2) Një ambient më miqësor për qytetarët. 3)104 projekte infrastrukture në kryeqytet. 4) Do rikonstruktohet 300 mijë metra katror trotuare. 4) Do ndërtohen 50 km rrugë të reja brenda dy viteve të para si kryetar. 5) 94 km rrugë të asfaltuar dhe 4 mijë vende për parkingje në blloqe mes pallateve dhe përreth”. Në këtë takim, kandidati demokrat nuk ngurroi t’u përgjigjej edhe ftesave të rivalit të tij në garën për Bashkinë e Tiranës lidhur me zhvillimin e një debati publik ku theksoi: “Do të mësojë ndonjë gjë. Kështu e kam informacionin”.

 

Te njësia 7

Ndërkaq, Kosova u takua dje me prindërit e nxënësve të njësisë 7 në Tiranë, ku ndau me banorët konceptet e tij mbi menaxhimin e qytetit me mbikëqyrje e kontroll rigoroz. Në këtë takim, ai shpjegoi para prindërve në njësinë 7 në Tiranë, konceptet e tij për arsimin, për çerdhet dhe për kopshtet. “Një klasë nuk duhet të ketë më shumë se 32 nxënës dhe ky është parametri që ne kemi caktuar për 4 vitet e ardhshme gjithashtu nëpër çerdhe kemi bërë qe mos të ketë më shumë se 25 fëmijë ku 3-4 edukatore do ti mbikëqyrin këta 25 fëmijë. Kështu që duke përllogaritur numrin e fëmijëve që një edukatore duhet të ketë në ngarkim për ta edukuar, për ta mbikëqyrur, për ta ndihmuar dhe kështu me radhë. Bashkia e Tiranës është përgjegjëse për të krijuar në të gjithë sistemin arsimor ambiente në mënyrë që të jetë e mundur vizita mjekësore e nxënësve, shërbimi stomatologjik, gjithashtu kemi bërë një program se si do të zhvillohet mësimi me 1000 nxënës të rrugës në mënyrë që dhe këto t’i afrojmë afër sistemit arsimor për ti edukuar dhe për ti shkëputur nga rruga sepse rruga vetëm të këqija ka për këtë kontingjent të fëmijës”, – tha Kosova. Ndërkaq, duke u ndalur tek motivet e kandidimit, kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës tha se kur kërkon votën duhet të kesh mbi kurriz një shërbim që ke bërë ti për qytetarët. “Nuk e përfytyroj dot se si mund t’i dalësh qytetarëve t’u thuash ma jep votën kur po ta kthesh kokën nga mbrapa vetëm njolla të zeza ke dhe asnjë tjetër. Megjithatë, unë nuk do merrem me këto njolla, kam të fiksuar rrugën time për të shkuar në datën 21 qershor me besimin e plotë të të gjithë banorëve të Tiranës për një fitore e cila do të jetë në radhë të parë fitorja juaj. Mbajeni mend këtë. Sa më shumë kalojnë ditët, aq më shumë i them vetes, bravo Halim se ke marrë vendimin e duhur,unë them në kohën e duhur. Dikush më thotë me vonesë por unë them në kohën e duhur”, – deklaroi ai. Nga ana tjetër, Kosova konfirmoi në përvojën e tij si menaxher dhe solli shembullin kur ishte ministër Shëndetësie. “Nuk e di se kush e ka parë kirurgjinë si ishte kur e mora unë Ministrinë dhe si u bë mbas 20 ditëve. Vetëm për 20 ditë punë. Dhe me çfarë do të thoni ju? Nuk m’i dha asnjë nga shtëpia ime lekët, por ato që ishin për rikonstruksione, për shërbime, i mblodha, i vura në tavolinë, i mirë administrova dhe stafi mjekësor kishte shumë ambiente komode pune por dhe të gjithë pacientët dhe qytetarët që hynë në atë spital të paktën kishin kushte normale”.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here