NASA fsheh dëshmitë për jashtëtokësorët!

0
172

 

NASA fsheh dëshmitë për jashtëtokësorët!Një përdorues i rrjetit Youtube pretendon se NASA po fsheh provat për ekzistencën e jashtëtokësorëve. Anëtari në këtë rrjet ‘rob19791’ ka postuar në Youtube një video ku shihet një formë e pazakontë, e cila fluturon afër diellit. Regjistrimin e ka bërë observatori NASA dhe nëpërmjet internetit e ka dërguar në tokë. Megjithatë, kur në regjistrim zbulohet mjeti i pazakontë në formën e një piramide afër diellit, është ndërprerë transmetimi. “Unë mendoj se kjo është dëshmi që NASA hesht këtë çështjen. Kjo është hera e tretë gjatë muajve të fundit që në bazë të regjistrimeve të kësaj agjencie ka pasur dëshmi për UFO-t”, thotë rob19791. Në dhjetor, një njeri pohon se ka parë një anije hapësinore se si viziton planetin Merkur. Gjithashtu në mars, një objekt i madhësisë së planetit është vërejtur se si furnizohet me energji pranë sipërfaqes së Diellit. Megjithatë, shkencëtarët kanë mohuar akuzat duke thënë se ai ishte thjeshtë një “tunel i materies që shtrihet nga dielli dhe ftohet deri në formim të një ‘pike’ të errët”.

 

Njeriu mister në Britani

Policia është duke u përpjekur mjaft për të gjetur identitetin e një njeriu te veshur smartly qe eshte gjetur i ngrirë dhe pandjenja në plazhin Brighton që nuk mund të mbante mend emrin e tij. Nje djal rreth te tridhjetave u gjet midis dy kalatave te plazhit Brighton me pantallona smart, pin-shirit xhaketë, këmishë e zezë dhe nje kapuc. Ai ju tha zyrtareve se nuk mbante mend asgje nga vetja e tij dhe se nga vinte.Edhe pas dy javesh detektivet deklarojne se nuk jane ne gjendje te percaktojne indentitetin e tij. Ai ka dhënë dy emra – por ata besojnë se ai i ka dhene ato vetëm nga imagjinata e tij. Ky njeri u gjet në plazh Brighton më 12 shkurt 2010, por nuk ka asnjë ide që kush eshte ai dhe qe s’ka qenë në spital ndonjëherë… Detektivet kanë lëshuar tani një foto të njeriut në një përpjekje për të gjetur ndonjë të afërm apo miqve që mund të zgjidhin kete mister. Inspektori Roy Apps tha: “Për momentin nuk ka asnjë arsye për të besuar se kjo është gjë tjetër pos një humbje të kujtesës vërtetë. “Ne jemi duke shpresuar se dikush qe do ta shohi foton dhe përshkrimin e tij dhe mund të na thoje kush është ai.” Djali vuante nga hipotermia e rëndë. Amnezi: njeriu u gjet midis dy kalatave në plazhin Brighton “Ai kishte disa gjëra personale, por asgjë nga ato nuk i ka mundësuar atij që të identifikohej,nuk kishte para. ‘Kombësia e tij është e paqartë, edhe pse ai flet anglisht mirë pandonjë theks të dukshëm dhe duket të ketë disa njohuri të përgjithshme të Evropës dhe te Jug-Lindjes se Anglise por përsëri asgjë që ka mundësuar identifikimin e tij. “Ai ka dhënë dy emra, por është e menduar këto janë produkte të imagjinatës së tij, megjithëse të dhënë në besim të mirë.” Policia ka qarkulluar përshkrimin e tij në forcat policore kombëtare, Byrosë policisë Personave të Zhdukur dhe ne Organizaten Bamirse të Personave të Zhdukur . Ai është përshkruar i hollë, me flokë të errët të drejtë, flet anglisht mirë, pa theks të dukshëm, dhe duket se ka disa njohuri të juglindjes se Anglise. Deri me tashme askush nuk ka paraqitur interes per kete person,megjith sensibilizimin e te gjithe qytetarve te gjith vendit. Atehere ky eshte nje njeri i zakonshem apo nje qenje e paindentifikuar,qe per policine po perben nje enigme apo mister shume te forte. Debati eshte ndezur ne qarqet zyrtare qe misterit ti vene dicituren e duhur.

 

Fytyra mister pushton ëndrrat e njerëzve

Nje virus i cuditshem, ndoshta deri diku edhe i paperceptueshem ka prekur rreth 2 mije persona ne mbare boten. Ai ka nje fytyre, madje shume te qarte, e cila eshte e pranishme ne endrrat e mijera personave qe prej tre vjetesh. Njerezit e shikojne ne enderr por nuk e njohin dhe kjo po kthehet ne nje sundrome shqetesuese per psikologet qe nuk gjejne asnje rruge per ta shpjeguar. Lajmi eshte perhapur ne internet, ku personat qe e kane kaluar kete eksperience, kane hapur nje faqe te perbashket per te zbuluar nese fenomeni eshte real apo behet fjale per nje forme histerie ne shkalle planetare. Sipas gazetes “Bild”, ne vitin 2006 nje grua ne Nju Jork i rrefeu psikologut se fytyra e nje njeriu te panjohur e shoqeronte pothuajse cdo nate ne endrra duke i dhene keshilla. Ajo skicoi fytyren e personit. Ditet e ardhshme, pacientet e tjere te psikologut pasi kane pare skicen ne tavoline, e kane njohur menjehere, duke thene se edhe ata e kane kaluar nje eksperience te tille. Fytyra eshte e njejte ne cdo rast, por ata qe e shohin e pershkruajne perhere ne pozicione te ndryshme. Fytyra ka nxitur kuriozitetin e mijera vizitoreve te faqes thisman.org ku vizitoret tentojne te japin nje shpjegim. Sipas dikujt, fytyra e panjohur ben pjese ne subkoshiencen kolektive ku eshte varrosur kujtesa e te gjitha qenieve njerezore. Te tjere mendojne se njeriu eshte skllav i endrrave. Por gjithesesi ky fenomen vazhdon te shqetesoje psikologet, te cilet nuk mund te bejne gje tjeter, vecse t’u urojne “gjume te embel” pacienteve te tyre.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here