Nga Qyteti Studenti/ Veliaj prezanton programin: Ndërtojmë bulevardin. Rama: Po votuat PD-në, morët veten në qafë

0
142

Gëzim Saliu

prezantimi veliajKandidati për kryebashkiak: Kampus i ri universitar, përfundohet unaza e vogël dhe e mesme, mbyllim të madhen. Projekt i Pazarit të Ri dhe hyrje e re në Tiranë nga Rruga e Dibrës

Kandidati i majtë për Bashkinë e kryeqytetit në zgjedhjet e 21 qershorit, Erion Veliaj, prezantoi dje nga Qyteti Studenti programin e tij për drejtimin e Bashkisë së Tiranës. Në një takim ku mori pjesë edhe Kryeministri Rama dhe kreu i PS-së së Tiranës, Saimir Tahiri, Veliaj tha se qytetarët e Tiranës duan zgjedhje konkrete për probleme konkrete. Duke iu referuar një grupi vullnetarësh të cilët kanë punuar për një muaj në kryeqytet për konstatimin nga afër të problemeve, kandidati i majtë tha se u evidentuan rreth 3000 probleme për të cilat ai premtoi se do të marrin zgjidhje në 300 ditët e para të qeverisjes së tij.

 

Programi

Në prezantimin e programit të tij, Veliaj tha se ai mbështet në 12 projekte, ku ndër projektet kryesore ishte edhe ai për ndërtimin e një kampusi të ri universitar në Qytetin Studenti. “Bulevardi i ri i Tiranës është një hapësirë fantastike dhe projekti për ndërtimin e tij do të kalojë menjëherë. Sigurisht nuk do të kalojë një projekt me beton. Do përfundojë unaza e mesme, e vogla dhe do mbyllim edhe unazën e madhe. Kjo do të bëjë që të kemi një trafik që ecën më shpejt dhe një frymëmarrje për Tiranën. Do ketë një hyrje të re në Tiranë nga Rruga e Dibrës. Po ashtu do kemi një masterplan për lëvizjen me biçikleta dhe për këmbësorët, gjë e cila do 10-fishojë numrin e njerëzve që ecin në këmbë apo zgjedhin biçikletat”. Më tej, kandidati i majtë theksoi se tek parku i integruar i liqenit do të çohet përpara projektin që nisi Rama bashkë me qendrën olimpike të integruar edhe me kopshtin botanik. “Plani për kopshtin zoologjik, i cili do t’i japë atij një fytyrë të re. Projekti i liqenit të Kasharit do ta bëjë që ky liqen të kthehet në një hapësirë fantastike për t’u vizituar. Më tej ky plan do zbatohen për të gjitha liqenet e Tiranës dhe në fakt Tirana ka disa liqene. Do caktojmë fondin e komuniteteve. Komunitetet do t’i vëmë në garë dhe kur komunitetet të sjellin projekte për financim do të bashkëfinancohen edhe nga komunitetet e tjera. Projekti i Pazarit të Ri shumë i rëndësishëm. Propozimi ynë është që të kemi tregje shëtitëse në të gjitha zonat e Tiranës”, – deklaroi Veliaj.

 

Rama

Ndërkaq, në fjalën e tij në këtë takim, Kryeministri Rama nuk ngurroi të sulmonte Partinë Demokratike dhe kandidatin Halim Kosova në Tiranë, duke theksuar se vota për opozitën do të marrë në qafë qytetarët. “Nuk e kuptoj mirë këtë shprehjen, është burrë i mirë. Kush e do për krushqi, le të bëjë krushqi. Po votuat kandidatët e SHQUP-it, morët veten në qafë”. Nga ana tjetër, Kryeministri nuk kurseu vlerësimet për Veliajn, i cili, sipas tij, brenda katër viteve do ta ndryshojë tërësisht Tiranën. “Nëse ka një shumicë njerëzish në Tiranë, por edhe në Shqipëri që vazhdojnë ta identifikojnë ndryshimin me Tiranën e Edi Ramës, të jeni të sigurt që pas 4 vjetësh së bashku me mua dhe me qeverinë, Erioni do bëjë që të mos jetë më Tiranë e Edi Ramës, por Tirana e socialistëve dhe progresistëve. Nuk është çështje e një njeriu, por është çështje e një vizioni”, – tha kreu i qeverisë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here