Standard.al

Elvana Gjata në altar???

0

elvanaElvana Gjata ka surprizuar fansat e saj teksa në një foto të postuar në Instagram ajo ka shkruar “Më në fund në altar”. Me kaq është mjaftuar këngëtarja që të shtoj edhe më tepër kërshërinë e fansave të saj, nëse bëhet fjalë për një projekt muzikor apo për diçka për jetën personale. Bashkëngjitur kësaj fotoje kanë ardhur dhe urime, sikundër nuk kanë munguar edhe komplimentet.

 

“Të ka lali shpirt” thyen rekordet, mbi 100 milionë klikime në Youtube

laliNjë këngë shqiptare mjaft e mirënjohur për publikun në Shqipëri dhe jo vetëm, ka thyer një tjetër rekord. I referohemi këngës “Të ka lali shpirt” realizuar në vitin 2013, e cila i ka kaluar 100 milionë klikime në Youtube. Kënga e kënduar nga Silva Gunbardhi, Mandi dhe Dafi, ka arritur që të kalojë këtë shifër në rrjetin e shpërndarjes së videove.

 

 

Mesazh emocionues nga Cozman për Beg Rizën

begu-cozy-e1432281752244-690x467Hip hop ylli i Babastars, Cozman, duket se e ka përjetuar rëndë rënien në luftimet e Kumanovës të Beg Rizajt – komandant Begut. Pasi u sqaruan dilemat dhe u konfirmua se në mesin e të vrarëve është edhe Beg Rizaj – komandant Begu, ka qenë Cozman që me anë të Instagramit ka shprehur ngushëllime për familjen. Fotos ku ai shihet bashkë me Rizën reperi i ka bashkëngjitur edhe një mesazh emocional, ku përshkruhet i ndjeri që ka qenë mik i mirë i reperit. “Më ke ndihmuar pa marrë parasysh kohën apo vendin. Prej teje kam mësuar shumë gjëra. Një që do ta mbaj mend është DURIMI. Por, është e vështirë që ta gjej tash durimin, pasi që nuk po mund të besoj se nuk je më në mesin tonë”. “Jam krenar që të njoh, shoku im. Ti gjithmonë do të jesh burim i krenarisë dhe inspirimit. Një luan i vërtet që dha jetën e tij për Shqipërinë e Madhe, flamurin dhe popullin e saj. Hero. #Lavdi #RipBegRizaj”, ka shkruar Cozman bashkë me foton në Instagram. Në luftimet e Kumanoëvs kanë vdekur 10 shqiptarë, nëntë prej të cilëve nga Kosova.

 

Reagon Angela: Nuk do të jem me Ledrin e Dafinën!

Ledri angjelaPas publikimit të lajmit se Ledri Vula me Dafina Zeqirin do të mbajnë një koncert në diasporë, ku ishte paraparë se do të ishte e pranishme edhe Angela Martini, ka reaguar modelja shqiptare. “Do të ju informoj se gjatë fundjavës nuk do të jem në klubin ‘Rinora 4’, por iu uroj të gjithëve çaste të këndshme”, ka shkruar Angela në llogarinë e saj në Instagram. Por, si duket reperi kosovar nuk është i informuar me vendimin e Martinit, pasi që po vazhdon të promovoj koncertin, ku do të jetë e pranishme edhe Angela.

 

Luana vjen me një set të nxehtë

luana-1_2209 Një nga femrat më të nxehta të ekranit shqiptar së shpejti do të vijë me një fotosesion nga fotografi Endrit Mertiri i cili ka realizuar mjeshtërisht një sesion të bukur me Luana Vjollcën. Ne kemi zgjedhur një foto teksa bëhej realizimi i sesionit ndërsa se për çfarë bëhet fjalë do e mësoni në ditët në vazhdim, vetëm se dijeni që ajo vjen shumë nxehtë.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.