Bashkëbisedimi për Tiranën/ Kosova prezanton 5 prioritetet: Arsimi, transporti, ulja e taksave, gjelbërimi dhe shtresat në nevojë

0
138

Zgjedhjet e 23 qershorit ishin halim Kosova prezanton 5 prioritetet“Zgjedhjet e 23 qershorit ishin mbyllur, kam qëndruar deri ditën e fundit si ministër, deri në orën 6 pasdite në zyrë, duke kërkuar llogari një më një”

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës, Halim Kosova, bashkëbisedoi dje me qytetarët lidhur me 5 prioritetet e tij për Tiranën, duke vënë theksin tek gjelbërimi, arsimi, transporti dhe ulja e taksave. “Ne kemi programuar që për 5 ditë me radhë të diskutojmë me ju problemet dhe t’iu paraqesim 5 prioritetet kryesore që janë: 1- Tirana e Gjelbër dhe e Pastër; 2- Arsimi dhe cilësia e tij; 3- Trotuaret dhe transporti; 4- Si të ulim taksat për familjet dhe biznesin dhe 5- Çfarë do të bëjmë ne për shtresat në nevojë”, – tha Kosova. Lidhur me menaxhimin e mbetjeve të Tiranës si edh përmirësimin e cilësisë së ajrit, kandidati demokrat tha se është përllogaritur që në landfillin e Sharrës të ketë një investim prej 23.7 milion euro në mënyrë që mbeturinat e hedhura në këtë zonë të mos kthehen në një burim infeksioni si të ajrit ashtu edhe të ujit të pijshëm. “Ne kemi menduar që pastrimin e ajrit ta rregullojmë në masën 20% gjatë katër viteve të ardhshme. Kemi menduar që të ketë rreth 30 mijë pemë të mbjella në Tiranë, të ketë rreth 2 milion pemë të mbjella në gjithë kurorën përreth Tiranën, të pyllëzohen rreth 100 hektarë tokë në Farkë e cila është pjesë e Tiranës. Tiranës është parashikuar t’i vihen në dispozicion për pastrimin e ajrit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës edhe 400 mijë m2 lulishte brenda qytetit”, – deklaroi Kosova.

 

Korrupsioni dhe uji i pijshëm

Ndërkaq në bashkëbisedimin e djeshëm, një qytetar e pyeti kandidatin e djathtë për Bashkinë e Tiranës lidhur me atë çfarë ai kishte deklaruar ditë më parë lidhur me luftën ndaj korrupsionit. “Një nga sekretet e punës time është kontrolli hap pas hapi i çdo lloj kontrate, dhe kjo ka qenë parandalimi më i mirë i mungesës së shërbimit për qytetarët. Ky do të jetë çelësi i suksesit që ne të kapim në kohë problemet, t’i japim zgjidhjen e duhur, por më e rëndësishmja, bashkërisht t’i mbikëqyrim. Megjithëse zgjedhjet e 23 qershorit ishin bërë, kam qëndruar deri ditën e fundit si Ministër, deri në orën 6 pasdite në zyrë duke kërkuar llogari një më një”, – deklaroi Kosova. Një tjetër pyetje në këtë bashkëbisedim lidhje me shqetësimin e një qytetari për mundësinë e rritjes së tarifës së ujit, pas deklaratave të mazhorancës për reformën në këtë sektor. Lidhur me këtë, kandidati i PD-së tha se nuk do të ketë ngritje të çmimit të ujit. “Kemi filluar punën, për t’i siguruar Tiranës ujin e rrjedhshëm për 24 orë. Rezervat e ujit janë shumë të mëdha dhe nuk justifikojnë depozitat në tarracat e pallateve, të cilat për më tepër janë burim ndotje të ujit që rrjedh në rubinet, dhe ne kemi filluar të bëjmë planifikimin se si Tirana të ketë ujë 24 orë, duke mbledhur rreth vetes, ekspertët më të mirë të kësaj fushe. Ky është një problem i vjetër, që nuk gjeti zgjidhje as për 11 vjet përpara këtyre katër viteve, por që ne do ti futemi punës seriozisht për të përballur problemet, duke filluar që nga kanalizimet, tubacionet dhe burimet që do të furnizojnë qytetin me ujë”, – u shpreh Kosova.

 

PD e PSD çojnë KQZ-në në Kolegj. Gjinushi debat me Luzin dhe Gjonçajn e PS-së

Partia Demokratike dhe Partia Social-Demokrate e drejtuar nga Skënder Gjinushi dërguan në Kolegjin Zgjedhor ankesat për vendimet për kandidatët e tyre. Kandidati i Partisë Social-Demokrate në Përrenjas, Artur Topi, ka ankimuar KQZ-në në Kolegjin Zgjedhor, pasi sipas tij, KQZ vendosi ta çregjistronte me pretendimin se firmat e mbledhura ishin të falsifikuara. I pranishëm në takim kreu i kësaj partie, Skënder Gjinushi u largua nga salla i revoltuar, duke akuzuar KQZ-në pas debateve të zhvilluar me kryetaren e institucionit Lefterie Luzi si edhe me përfaqësuesin ligjor të PS-së Genc Gjonçaj. Ndërkaq Komisioni votoi që të mos regjistrojë kandidatin e PSD-së për Përrenjasin, pas kërkesës të Partisë Socialiste, se ishin falsifikuar firmat. Ndërkohë edhe Partia Demokratike bëri kërkesën e saj ankimore kundër KQZ-së në kolegj, ku kërkoi të anulohet vendimi i KQZ-së, i cili refuzoi regjistrimin e vëllait të deputetit Mhill Fufit, Ilir Pjetraj si kandidat për Bashkinë e Kurbinit, pasi u regjistrua 10 ditë me vonesë.

 

Debati

Gjinushi, Luzit: A ka mundësi, d.m.th. kërkim leje për fjalën!

Luzi: Unë s’të dhashë lejen.

Gjinushi: A ka mundësi…

Luzi: Fakti që i jeni drejtuar Kolegjit do të thotë që vendimin do e marrë ai.

Gjinushi: Fakti që e ka dhënë kolegji duhet ta zbatoni. Rrjedhimisht kontestimit 0ër firmat bëhet i pavlefshëm.

Gjonçaj: Ne kishim dyshime lidhur me firmat e hedhura. Shqetësimi ynë është që a mundemi në të pranojmë kandidatë që falsifikojnë firmat për kryetarë bashkie… ka nënshkrime dhe forma të plotësuara nga i njëjti person.

Gjinushi: Mbaroje se kanë dalë.

Gjonçaj: Profesor ta mbaroj… ka 60 firma të ardhura nga instituti…

Gjinushi: Nga 500… e sheh që jeni lodhur kot, kjo e vërteton këtë. E ke bërë ti këtë, ai ke kërkuar shtetit tënd në mënyrë të paligjshme.

Luzi: Z. Gjinushi, ju lutem ju a jap unë fjalën..Mund të largohesh nëse nuk dëgjon.

Gjinushi: Boll u tallët… PSD është parti serioze.

Luzi: Po përgjegjësinë për falsifikimin e firmës kush e ka…?

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here