• Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Top Bar Navigation
Gazeta Standard Online
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra
No Result
View All Result
Gazeta Standard Online
No Result
View All Result
Home Histori&Arkiva

Histori spiunazhi/ Purple nuk ka më sekrete

21 May, 2015
in Histori&Arkiva, SUPLEMENTE
0
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

magicNëse anglezët zbulojnë në Bletchley Park sekretet e Enigmas, nuk janë më të paktë amerikanët kundrejt kodeve japoneze, duke penetruar makinën shifruese japoneze Purple. Lindja zyrtare e projektit përgjithësisht bihet dakord se ka qenë data 25 shtator 1940, kur për herë të parë u zbuluan disa mesazhe të shifruar me prejardhje nga Tokio. Megjithatë, origjina e saj mund të jetë që në periudhën pas Luftës së parë Botërore dhe merita fillestare i shkon pa dyshim kripto-analistit amerikan Herbert Yardley. Pasi shoqëroi presidentin Uilson në krye të një ekipi të vogël shifruesish, Presidentin Uilson në konferencën e Versajës 1919, Yardley mori detyrën e penetrimit të kodeve japonezë. Formoi kështu një grup ekspertësh dhe analistësh të motivuar, matematicienë, teknikë, linguistë, përkthyes, njohës të gjuhës japoneze. Lind kështu skuadra e famshme e mbiquajtur “Black Chamber” që, brenda pak kohësh do të arrijë qëllimet e parashikuar. Veprimtaria e saj ka aq shumë sukses saqë në konferencën detare të Uashingtonit në vitin 1921 amerikanët janë në gjendje të negociojnë nga një pozicion i avantazhuar, duke qenë se ishin në gjendje të lexonin udhëzimet që vinin nga Tokio në po të njëjtin moment si delegatët japonezë!

Në vitet që pasuan Yardley u dha pas interesave të tjerë, duke preferuar që të punonte për sipërmarrje private, shumë më fitimprurëse se sa shërbimi publik. Pa praninë e tij të vazhdueshme si dhe ekspertizën e veçantë, grupi nis të humbasë goditje dhe Sekretari i Shtetit, Henry Stimson vendos shpërbërjen e tij, duke e konsideruar tashmë shumë të kushtueshëm dhe pak produktiv.

LexoEdhe

‘Tërë jetën u mundova me ba Shqipni, por zor qenka, bre…’

’13 burra vranë veten për të!’ Njihuni me princeshën Qajair…

Publikohet dekreti! “Shtatë xhelatët që internonin familjet shqiptare, që nga viti 1955”

Yardley, i cili është kundër, shkruan atëherë një libër me kujtime që shkakton sensacion dhe bëhet një bestseller botëror, “The American Black Chamber”, ku rrëfen pa dorashka të gjithë sipërmarrjet e tij të fshehta, mbi të gjitha ato që lidhen me konferencën detare amerikano-japoneze.

Skandal në Uashington, furtunë politiko-diplomatike në Tokio! Japonezët braktisin menjëherë kodet manualë për të kaluar tek ata elektro-mekanikë. Konceptohen dhe ndërtohen kështu në kohë rekord shifrueset e quajtura “alfabetike modeli 97” (që amerikanët do i quanin Purple), jo shumë të ndryshme në konceptimin bazë nga Enigma gjermane.

Marrja e këtij pozicioni të vendosur nga qeveria japoneze detyron amerikanët që të riorganizojnë të gjithë strukturën e tyre si dhe të rinisin kërkimet në sektorin e kriptoanalizës – i braktisur pas mbylljes së Black Chamber – me njerëz të rinj dhe mjete të shumta financiare (këtu lind Signal Intelligence Service). Në krye të strukturës së re vihet një nxënës i Yardley, Uilliam Friedman, që në njëzetë muaj punë të palodhur, i ndihmuar nga ekspertë të nivelit më të lartë, arrin më në fund në shtator 1940 të thyejë “kodin e kuq” japonez. Mesazhet japonezë të shifruar kështu nga makinat Purple, do të merrnin emrin e koduar Magic.

Magic do të mundësojë, gjatë luftës, që të kursehen me mijëra jetë njerëzore, por nuk do të shmangë fatkeqësinë e Pearl Harbor, që ndodhi në 7 dhjetor 1941, kur amerikanët “lexojnë” prej më se një viti mesazhet japonezë. Përse?

Keqfunksionim i shërbimit të fshehtë, çrregullim në zinxhirin e komandës, vonesë me qëllim – nga ana e presidentit Roosevelt – për të mos penguar ngjarjen e si pasojë mposhtjen e izolacionizmit të popullit amerikan duke nxitur indinjatën?

Debati historik është krejt i hapur. Mbeten shumë dyshime dhe pasiguri. Një gjë, megjithatë është e sigurtë. Magic, në planin teknik, ka bërë detyrën e vet. Deri edhe mesazhi i shpalljes luftë të Tokios ndaj SHBA “lexohet” nga kriptoanalistët amerikanë në po të njëjtën kohë kur e sheh dhe ambasadori japonez. Katër orë para sulmit të Pearl Harbor!

ShareTweetPin
Previous Post

Musolini: “Kolegu im i dashur”

Next Post

Shqipëria, pushtime dhe legjenda

linda

linda

Next Post

Shqipëria, pushtime dhe legjenda

Discussion about this post

Lajmet e fundit

Aktualitet

Mori pjesë në protestë, reagon djali: Të kapin ata që bëjnë krime, jo babain tim!

by redaktori
19 February, 2019
0

”Agim Peposhi është babai im. Ai ka marrë pjesë në protestë me një shkak, mosprishjen e shtëpisë. Ai është arrestuar...

Read more

Dialogu Kosovë-Serbi/ Haradinaj i ‘përvishet’ Mogherinit: Mos mbaj takime të fshehta!

19 February, 2019

Kush do ta paguajë iphone X që po dhuron Rama dhe ertv?

19 February, 2019

‘Vetëm një fajtor, vetëm një zgjidhje!’ Vasili: Edi Rama të largohet sa më parë!

19 February, 2019

Protesta lë studentët pa bursë…

19 February, 2019
  • Setup menu at Appearance » Menus and assign menu to Footer Navigation

© 2018 Instant.al Digital Agency -

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
    • Pikante
  • Aktualitet
    • Kronikë
  • Koment
  • Ekonomi
  • Bota
    • RAJONI
  • Show Biz
    • Eros & Psikologji
  • WEB TV
  • Te Tjera
    • Sociale
    • Sporti
    • Kioskë
    • Kulturë
    • Dosier
    • HI-TECH
    • Histori&Arkiva
    • Horoskopi
    • Kulinari
    • Mister
    • Lojra

© 2018 Instant.al Digital Agency -