Dhjetë orë bisedime, a po tregohet sinqeritet nga politika për dalje nga kriza?

0
128

Fatos Musliu

nikolas gruevski zoran zaevPasi u mbyllën pa rezultat dy takimet e liderëve të partive më të mëdha në Maqedoni, kryeministri Nikola Gruevski dhe lideri i opozitës Zoran Zaev, bisedime në Strasburg

 DW/ Shkup

Pas bisedave dhjetorëshe ku kanë qenë të pranishëm si ndërmjetës tre deputetet e Parlamentit Evropian – Iwo Weigel, Eduard Kukan dhe Richard Howitt, ku merr pjesë edhe komisari i BE-s për zgjerim Johannes Hahn, është lëshuar një kumtesë në të cilën theksohet se diskutimi ka qenë i sinqertë. Është përshëndetur angazhimi i liderëve maqedonas për të punuar arritjen e marrëveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit. “Liderët e dy partive maqedonase konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin e vendit në BE dhe parimet demokratike dhe u pajtuan se në vend të parë duhet të jenë interesat e shtetit”, – thuhet në kumtesën e lëshuar nga tre eurodeputetët e Parlamentit Evropian. Të gjitha palët që biseduan në Strasburg u pajtuan se është e rëndësishme që takime të tilla të vazhdojnë edhe në të ardhmen. Takimi i mbajtur në Strasburg ka qenë i mbyllur për mediet dhe nga liderët maqedonas nuk është dhënë asnjë deklaratë publike.

 

Qeveri teknike

Analistët politikë në Maqedoni thonë se mbajtja e bisedimeve paralele në Shkup dhe Strasburg është një dëshmi e qartë se ndërkombëtarët dhe BE po marrin rolin e fuqishëm për ta zgjidhur situatën e rëndë politike dhe krizën në të cilën ka hyrë Maqedonia. Analisti Mërsim Maksuti vlerëson, se edhe pse nga bisedimet në Strasburg nuk ka ndonjë rezultat konkret vlen për t’u theksuar serioziteti i qasjes së ndërkombëtarëve që tregon hapur se tanimë Maqedonia është bërë top temë dhe agjendë numër një për ndërkombëtarët. “Bisedimet që kanë filluar në Strasburg duhet të ndihmojnë në krijimin e kushteve për formimin e qeverisë teknike, e cila do të ndihmonte për daljen e vendit nga kriza. Situata nuk lejon që bisedimet të zhvillohen me intensitet të ngadalshëm, Maqedonisë i duhet një zgjidhje shumë e shpejtë”, thotë Maksuti. Gjithnjë sipas tij, në Maqedoni është rrezikuar funksionimi i demokracisë, i shtetit juridik dhe janë cenuar vlerat e demokracisë. “Nuk është në pikëpyetje vetëm demokracia mbi të gjitha në pikëpyetje është paqja në vend e në veçanti paqja në rajon. Duke u nisur nga serioziteti i çështjes kërkohet një ndërhyrje e fuqishme e SHBA-së dhe BE-së”, – thekson prof. Mersim Maksuti.

 

Dy botë të ndara

Për ekspertin e marrëdhënieve ndërkombëtare prof. Denko Malevski fakti që në takimin e Strasburgut ka qenë prezent edhe komisari Johannes Hahn, do të thotë se është ngritur niveli i alarmit për zgjidhjen e problemit serioz në Maqedoni. Kemi dy botë, njëra është bota e diplomacisë evropiane, e cila insiston në dialog dhe dalje nga kriza përmes bisedimeve. “Nga ana tjetër është bota e jonë, e ndarjeve të thella e cila refuzon çdo lloj bisedimesh, në të cilat do të flitej për përmbajtjen e aferës së përgjimeve para se ajo të ketë një epilog gjyqësor, për të cilën opozita ka dyshim se do të stërzgjatet dhe do të jetë e njëanshme”, – thotë Malevski.

Në këtë botë të ndarjeve të thella dhe mosbesimit të skajshëm, të gjitha skenarët janë të mundshëm, ku nuk duhet përjashtuar as mundësia që Gruevski dhe Zaev të ofrojnë dorëheqjet e tyre nga funksionet të cilat i kanë. “Për faktorin ndërkombëtar, këtu e kam fjalën për SHBA dhe BE, në këtë periudhë është më e rëndësi që të mos nxitet dhunë, por të gjendet zgjidhje paqësore për problemin”, – vlerëson Malevski.

 

Presion për marrëveshje

Analisti Ibrahim Mehmeti thekson, se bisedimet në Strasburg kenë efekt më të madh se ato që zhvillohen në Shkup. Sipas tij hapi i ardhshëm i BE-s do të jetë emërtimi i një personaliteti autoritar, i cili do të ulet mes Gruevskit dhe Zavevit për të lehtësuar procesin e vendimmarrjes. “Zgjidhjet duhet të gjenden brenda shtetit, por është e qartë se kjo nuk ndodh dhe në një situatë të tillë hapi i ardhshëm mund të jetë emërimi i një personaliteti me autoritet nga BE, që do të jetë i përfshirë në procesin e vendimmarrjes. Duket se është e domosdoshme një ndërhyrje më direkte e faktorit ndërkombëtar”, – vlerëson Ibrahim Mehmeti. Porosi dhe apele për zgjidhjen e krizës politike në vazhdimësi po vijnë edhe nga NATO dhe Departamenti Amerikan i Shtetit. “Me rëndësi është të shmanget dhuna e re, të jemi të sigurte se institucionet demokratike janë të zhvilluara, ndërsa të zbatohet sundimi i së drejtës në tërësi”, – ka theksuar sekretari i përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Departamenti Amerikan i Shtetit i bën thirrje pozitës dhe opozitës që të kontribuojnë në zgjidhjen e krizës politike. Pushteti duhet të bëjë progres dhe të përgjigjet ndaj akuzave të opozitës për keqpërdorimet që dalin nga afera e përgjimeve, ndërsa opozitës i bëhet thirrje që të kthehet në parlament.

 

Ja deklarata nga takimi Gruevski – Zaev në Strasburg

 Pas bisedave dhjetorëshe midis Nikolla Gruevskit dhe Zoran Zaevit në Strasburg, tre deputetë ndërmjetës të Parlamentit Evropian (PE) – Iwo Wajgëll, Eduard Kukan dhe Riçard Hovit, dërguan njoftim të shkurtër në të cilën përshëndetet, diskutimi i sinqertë i cili është udhëhequr gjatë natës së kaluar dhe shfaqet pritje se bisedat midis liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së do të vazhdojnë, transmeton korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu. “Në kontekst të bisedimeve të cilat zhvillohen, kryeministri Nikolla Gruevski dhe lideri i partisë kryesore opozitare Zoran Zaev janë takuar me Iwo Wajgell, Eduard Kukanin, Richard Howitin dhe komisarin Johanes Han në Strasburg më 19-20 maj 2015. Deputetët dhe komisari Han i përshëndesin angazhimet e liderëve të partive për të punuar në arritjen e marrëveshjes në interes të të gjithë qytetarëve të vendit dhe të zgjidhen sfidat të cilat dalin nga kriza në pajtim me standardet evropiane. Partitë e konfirmuan përcaktimin e tyre për integrimin në BE dhe parimet demokratike dhe u pajtuan se në vend të parë duhet t’i vendosin interesat e vendit. Deputetët dhe komisari Han e përshëndetën diskutimin e sinqertë rreth temave kyçe të mospajtimeve. Të gjitha palët u pajtuan se është e rëndësishme që takimet të vazhdojnë”, – theksohet në kumtesën e përbashkët të tre deputetëve dhe eurokomisarit Han. /VOA/

 

Ndërkombëtarët: Pse Ali Ahmeti nuk largohet nga qeveria “Gruevski”

 Bashkimi Demokratik për Integrim mund të dalë nga qeveria dhe nuk jemi ne që i sugjerojmë apo këshillojmë të mbeten aty. Kështu deklaroi dje për agjencinë “Ina” një diplomat europerëndimor duke insistuar se përse po i rekomandojnë kreut të BDI-së, Ali Ahmeti që të mos braktisë koalicionin me VMRO-DPMNE-në. “Nuk kemi qëndrim publik dhe zyrtar për këtë çështje dhe nuk duam të deklarohemi sepse është çështje ekskluzivisht e brendshme politike e një subjekti politik apo qeverie. Misionet tona diplomatike nuk ndërhyjnë në çështje të brendshme dhe në politikat e një partie. Prandaj çdo tendencë për të na përfshirë në këto situata është vetëm një alibi dhe ikje nga përgjegjësia”, – tha diplomati i huaj në Shkup. Ky vlerësim vjen pasi që BDI dhe zyrtar të saj në shumë vlerësime dhe paraqitje të tyre po arsyetohen se bashkësia ndërkombëtare apo partnerët e tyre nuk po i lejojnë të dalin nga qeveria e Gruevskit. Ai ka thënë se BDI ka vlerësuar se më mirë është të jemi ende pjesë e kësaj qeverie. “Më të dobishëm jemi të menaxhojmë në institucione të vendosim agjendën për zgjidhje të problemeve të shqiptarëve. Është interes i shqiptarëve të qëndrojmë në qeveri. Unë nuk bëj teatër, shqiptarët janë të rëndësishëm në këtë vend, dhe po braktisëm ne qeverinë atëherë instalohet krizë e thellë”, ka thënë Ahmeti. Sipas diplomatëve, largimi i Ahmetit nga qeveria e Nikola Gruevskit do të përshpejtonte tejkalimin e krizës politike. Një largim i Ahmetit do të pamundësonte Gruevskin të qeveriste më tej, pas ikjes së partisë DOM dhe deputetes së saj Liljana Popovska, në një situatë të tillë, edhe deputetët e partive tjera më të vogla vështirë do të votonin bashkëqeverisjen me VMRO-DPMNE.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here