Arsyeja e brishtë e përballjes me “qelqin”

0
138

ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore “Onufri XXI”2Shpallet kuratori i ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore “Onufri XXI”

Dy artistë Verena Stenke, Gjermani, dhe Andresa Pegnes, Itali, me emrin e përbashkët artistik VestAndPage janë fituesit e konkursit për kurator të ekspozitës ndërkombëtare të arteve pamore, “Onufri XXI”. Lajmi bëhet i ditur nga Galeria Kombëtare e Arteve, e cila dje përmes këshillit organizativ të ekspozitës mes të tri aplikimeve, pas një muaji vendosi për duo-n artistike VestAndPage me platformën kuratoriale të propozuar: SiO2 – The Reason of Fragility, Contemporary artists facing glass (SiO2 – Arsyeja e Brishtësisë, Artistët bashkëkohorë përballen me qelqin. Kjo platformë është vlerësuar për frymën universale, fenomenologjike që tejkalon gjendje lokale apo periudha të përkohshme transitore duke u përqendruar sidomos në brishtësinë e marrëdhënieve njerëzore, si me njëri-tjetrin ashtu edhe me ambientin përreth.

“Këshilli Organizativ i Ekspozitës Ndërkombëtare të Arteve Pamore “Onufri XXI”, gjykoi se koncepti kuratorial i propozuar nga VestAndPage, ofrohet si alternativa më e mirë dhe më e veçantë e propozuar për të kuruar edicionin e XXI të kësaj ekspozite, si në drejtim të ekspozitës përfundimtare, ashtu edhe gjatë procesit të punës me skenën artistike shqiptare në ndërtim të saj, nëpërmjet një open-call me disa faza”, jepet motivacioni nga këshilli organizativ i GKA-së.

VestAndPage përbëhet nga dy personalitete të rëndësishme të skenës ndërkombëtare të artit bashkëkohor të cilët kanë një eksperiencë të gjatë e të shtrirë në disa dekada në ndërtimin e shfaqjeve komplekse, multimediale e multikulturale. Kjo, sipas anëtarëve të Këshillit Organizativ, përbën një garanci me rëndësi për implementimin më të mirë të kësaj ekspozite in situ, si dhe pasqyrimin e promovimin e fuqishëm të saj në skenën dhe mediat qendrore kombëtare e ndërkombëtare të artit bashkëkohor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here