Vrau 3 vajzat me thikë/ Nëna 38-vjeçare, Edlira Dobrushi i shpëton burgut: Është e çmendur

0
140

Edlira Dobrushi“10 vite në një klinikë psikiatrike gjyqësore”. Është ky ndëshkimi i vetëm për 38-vjeçaren shqiptare Edlira Dobrushi, e cila në mars të vitit të kaluar vrau 3 vajzat e saj, përkatësisht 13, 10 dhe 3 vjeç. Gjykatat e Lekos në veri të vendit e konsideroi gruan tërësisht të paaftë për të menduar, e të pavullnetshme, si rrjedhojë ajo nuk do të dënohet. Edlira Dobrushi ishte e akuzuar për vrasje të trefishtë me rrethana rënduese, për shkak të lidhjes së gjakut me viktimat. Tri vajzat e saj – Sidni 3 vjeç, Kesi 10 dhe Simona 13 vjeç – u gjetën pa jetë në shtratin bashkëshortor, të goditura shumë herë me thikë, ndërsa i ati nuk ndodhej në shtëpi. Pas krimit, gruaja u mundua me gjithë forcat të vriste veten, por u arrit të shpëtohej nga fqinjët, që e patën gjetur të përgjakur në shkallët e pallatit ku banonte. Për një periudhë të gjatë, ajo është mbajtur nën vëzhgim, pikërisht për të evituar vetëvrasjen. Ngjarja tronditi rëndë opinionin publik. Familja shqiptare jetonte prej kohësh në qytetin e Lekos, ku u shpall edhe një ditë zie, ditën e funeralit të tri vajzave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here