Trendet e rrobave të banjës për verë 2015

0
162

Trendet e rrobave të banjës për verë 2015Në sfilatën e plazheve të 2015-ës do të ketë prurje të reja. Rrobat e banjës këtë vit kanë ndryshuar shumë, duke iu referuar propozimeve të fundit që vijnë nga emrat e mëdhenj të modës. Kostumi i banjës trup është trendi që nuk duhet të mungojë në valixhen e plazhit. Është veshja tipike, që vjen e rikthyer nga vitet `30, por në të njëjtën kohë, është konsideruar edhe si veshja më e përshtatshme, sipas stilistëve, sepse shërben për të mbuluar një pjesë të mirë të tipareve femërore dhe ato pak kile të shtuara gjatë dimrit, që nuk ke mundur t’i zhdukësh gjatë pranverës. Megjithatë, jo të gjitha preferojnë të veshin truporet në plazh, edhe pse stilistët e rekomandojnë si veshjen më të përshtatshme. Shumë prej tyre vazhdojnë të preferojnë bikini, i cili këtë vit po ashtu ka ca ndryshime të dukshme: ato mund të jenë trekëndëshe ose bust, ndërsa mbathjet këtë verë kanë një shtrat të lartë e më të theksuar.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here