“Tirana nuk kërkon ripërcaktimin e kufijve me Greqinë”

0
1425
etnosTirana nuk ka pretenduar ridiskutimin e  kufijve tokesore me Greqine, nje informacion i tille eshte produkt i gazetave qe duan medoemos lajmin.
Keshtu shkruante sot e perditshmja greke Ethnos.
Ajo  thekson se  kërkesa konstante e palës shqiptare nuk eshte ripercaktimi i vijës kufitare tokësore, por pranimi zyrtar i  saj, me heqjen e ligjit të luftës.
Sipas gazetës greke, pranimi zyrtar i kufirit tokësor u realizua me marrëveshjen detare tashmë të anulluar, pasi piramida e fundit u përdor si vijë bazë për kufijtë detarë.
Ethnos shkruan se Tirana e Athina kane kufij te percaktuar, te cilet madje mirembahen nga te dyja palet prej me shume se nje shekulli.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here