Takimi i ministrave/ Lufta ndaj terrorizmit, Tahiri dhe Sewall: Bashkëjetesa, ndërgjegjësim të rinjve

0
113

 Artan Cena

Sarah Sewall Shqipëria ka organizuar ministerialin e dytë në luftën ndaj terrorizimit. Ministri i Brendshëm Tahiri ka kërkuan impenjim më të madh nga komunitetet fetare

 Shqipëria ka organizuar ministerialin e dytë për bashkëpunimin në luftën ndaj terrorizimit. Pas zhvillimeve të ditës së parë të këtij takimi ku marrin pjesë 12 ministra të Brendshëm të rajonit, për koordinimin e punës kundër ekstremizmit, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka mbajtur një konferencë për shtyp së bashku me zv.sekretaren e Shtetit për Sigurinë, Sarah Sewall. Gjatë fjalës së tij, ministri Tahiri tha se nevojitet që shoqëria shqiptare të luftojë kundër këtij fenomeni përmes dijeve dhe edukimit. Për zv.sekretaren e Sigurisë, ky rajon ka një histori të pasur me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën, ndaj kjo është e rëndësishme për banorët e vet, sidomos për të rinjtë.

 

Ministri Tahiri

“Asnjë vend nuk është i parrezikuar nga ekstremizmi, – tha Tahiri. – Komunitetet fetare duhet të kenë një rol kyç në edukimin e njerëzve, duke u përçuar atyre vlera pozitive. Duhet një qasje e përgjithshme, ku shoqëria të përfshihet më shumë, komunitetet fetare dhe zëri i medieve të bashkohet me energjitë e institucioneve për të pasur rezultatet pozitive në luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm. Kjo është një sfidë e përbashkët, sepse asnjë nuk është imun nga rreziku i terrorizimit. Terrorizimi nuk luftohet me armë, por me dije, me edukim, me shkollim, sepse kërcënon vlerat e shoqërisë”. Ndërsa, Sarah Sewall, zv.sekretarja për Sigurinë në DASH, tha: “Duhet të përballemi me sfidën më madhore që është lufta ndaj terrorizimit. Sesioni i sotëm ishte mjaft pozitiv. Rikthimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë është mjaft i rëndësishëm për të diskutuar mbi këto çështje. Ekstremizmi nuk është i lidhur vetëm me një fe”. Takimi rajonal i ministrave të brendshëm nisi sot në Tiranë me pjesëmarrjen e 12 shteteve nga Ballkani, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian. Ekstremizmi i dhunshëm dhe bashkëpunimi rajonal për të parandaluar dhe këtë dukuri ishte në qendër të diskutimeve nga organizatorët shqiptarë dhe pjesëmarrësit e tjerë.

 

Ndërgjegjësim rinisë

Zv.sekretarja amerikane e Shtetit për Sigurinë Civile, Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut, Sarah Sewall, tha se ky rajon ka një histori të pasur me bashkëjetesën paqësore dhe tolerancën, ndaj kjo është e rëndësishme për banorët e vet, sidomos për të rinjtë. “Ne duhet të punojmë së bashku që të parandalojmë ekstremizmin e dhunshëm dhe ideologjitë e dhunshme në këtë rajon. Këto janë bërë të rrezikshme më shumë se asnjëherë në histori. Asnjë rajon, asnjë qytet nuk është i mbrojtur nga këto sulme”, – tha zonja Sewall. Ajo tha se terroristët mobilizojnë të rinjtë për t’i përfshirë në veprime terroriste. Sipas saj, rruga e vetme për t’u përballur me këtë sfidë është bashkëpunimi me plane të qarta midis aktorëve vendas dhe aleatë ndërkombëtarë kundër terrorizmit. “Këto lloj nismash vendore duhet të përhapen në funksion të strategjive rajonale kundër terrorizmit. Këto strategji rajonale me të cilat po përgatitemi prej disa muajsh duhet të përfshijnë qeveritë qendrore dhe ato vendore në zbatimin e ligjit, forcimin e policisë dhe organizatat e shoqërisë civile si ekonomike, kulturore dhe fetare”, – deklaroi zv.sekretarja e Shtetit për Sigurinë së SHBA-së.

 

Terroristët s’kanë kufij

Sipas zv.sekretares amerikane të Shtetit për Sigurinë, terroristët nuk shohin kufij politikë, prandaj bashkëpunimi i të gjithëve është i domosdoshëm sa herë që shohim se si ata radikalizojnë të rinjtë dhe i frymëzojnë për të kryer akte dhune. Parandalimi i terrorizmit, sipas saj, është nevoja të shkojë edhe më tej në kohë, ndaj ne po i kushtojmë tani më shumë kujdes edukimit të fëmijëve, që të mos bëhen terroristë. “Bashkëpunimi nis së pari nga zbulimi i natyrës së saktë së terrorizmit si kërcënim rajonal dhe vendor. Po ashtu duhen parë shkaqet e vërteta pse njerëzit radikalizohen, ushtrojnë dhunë. Së dyti, duhet forcuar roli i shoqërisë civile për të qëndruar pranë bashkësive në nevojë. Së bashku me udhëheqësit vendorë dhe familjarët, shoqëria civile mund të bëjë një qëndresë më të madhe shkaqeve të radikalizimit. Së treti, ne duhet të ngremë lart të drejtat tona njerëzore dhe qytetare në bashkësitë tona fetare dhe etnike, si dhe të mos lëmë pas dore pakicat kombëtare”, – tha zonja Sewall.

 

 

Shqipëria, ministerialin e dytë pas atij në SHBA

Takimi rajonal i ministrave të Brendshëm që u mbajt dje në Tiranë erdhi pak kohë pas samitit që u organizua në Departamentin Amerikan të Shtetit në Uashington me mbështetjen e Presidentit Obama. Gjatë ditës së sotme do të vazhdohet me bisedime të tjera. Në të dyja takimet ekstremizmi i dhunshëm u studiua si një sfidë globale. Shqipëria njihet si faktor me rëndësi në rajon për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Ajo është pjesë e bashkëpunimit rajonal mes agjencive ligjzbatuese të rajonit në përballimin e këtyre akteve.

 

 Sërish probleme në Vlorë, trageti nuk lejohet të ankorohet

 Kompania e linjës Vlorë-Brindisi, “Tintsi Shipping”, ankohet ndaj drejtuesve të Portit të Vlorës, pasi nuk kanë lejuar ankorimin e tragetit në port, duke lënë pasagjerët në pritje për orë të tëra. Sipas përfaqësuesve të kësaj kompanie që operon prej 15 vitesh në këtë linjë, ankorimi gjatë ditës së djeshme nuk është lejuar, ndonëse një nga tre vendet ishte i lirë. Kompania thotë se kjo situatë është e papranueshme, pasi ka krijuar pakënaqësi ne radhët e pasagjerëve. Këta të fundit nuk mund të anulonin biletën, pasi kishin bërë dhe chek-in. Prej rreth një jave në Portin e Vlorës janë raportuar probleme me ankorimin e trageteve, duke lënë mijëra pasagjerë në pritje për disa orë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here