Standard.al

Si duhet të mbroheni nga sëmundjet e zemrës

0

sëmundjet e zemrësZemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës, kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Zemra si organ muskulor luan rolin e pompës e cila e shtyn gjakun në qarkullim. Zemra, arteriet, venat dhe kapilarët formojnë sistem të mbyllur të gjakut. Zemra është organ i zgavruar muskulor i përbërë prej dy zgavrave më të vogla, veshëza, dhe në dy zgavra më të mëdha, barkushe, të cilët tkurren dhe shtrihen duke e detyruar gjakun të qarkullojë. Arteriet janë enë elastike të gjakut, të cilat gjakun e largojnë nga zemra. Venat janë enë të buta elastike të cilat e sjellin gjakun në zemër. Puna e muskujve dhe organeve të tjera e shtyn gjakun nëpër to. Kapilarët e gjakut janë enët më të holla të gjakut përmes të cilave bëhet këmbimi i materieve ushqyese në gjak. Zemra dihet që është një pompë që pompon gjakun. Dhe, në rastin e sëmundjeve të zemrës kemi prishje të funksionit të saj si pompë. Gjithashtu në sëmundjet e zemrës ka rëndësi si kur prishet ritmi, ashtu edhe kur prishen valvulat ose kur prishet tërësia e mureve të saj. Kur prishet ritmi kemi aritmitë që janë dy llojesh, me ritëm të shtuar ose takikardive, ose me ritëm të ngadalësuar që janë bradikarditë. Po ashtu kur prishen valvulat zemra nuk funksionon mirë si pompë dhe në këto raste bëhen operacione të ndryshme për zëvendësimin e tyre. Po ashtu, lloj tjetër sëmundjeje të zemrës janë edhe ato që prishin muret e zemrës, siç është infarkti. Në të gjitha këto raste, duke mos funksionuar si pompë ajo nuk çon dot gjakun në të gjithë trupin dhe kështu nuk furnizohet organizmi me oksigjen edhe me lëndë ushqimore. Duke mos u furnizuar me to, organizmi do të fillojë të mos funksionojë si duhet.

 

Simptomat

Dhimbja në fyt. E ndieni se thuajse ju shtrëngon muskuli në zonën e qafës? Mendoni përsëri, veçanërisht nëse dhimbja nuk ndalet. Pas sulmit në zemër, disa pacientëve u kujtohet se si shpesh kanë ndier dhimbje dhe shtangim në zonën e qafës. Njerëzit shpesh nuk i kushtojnë vëmendje kësaj simptome, sepse ata presin dhimbje më të madhe dramatike, shtangime në gjoks, supe dhe duar. Femrat më së shpeshti as që i ndjejnë simptomat e tilla të sulmit në zemër. Ajo që këtë dhimbje e dallon nga të tjerat është që dhimbja përhapet në anën e majtë të trupit, dorën apo supin e majtë. Nervat nga indi i dëmtuar i zemrës dërgojnë sinjalet e dhimbjes në tru të cilat përmes palcës kurrizore shtrihen në qafë dhe supe. Te një dhimbje e tillë nuk do të ndihmojë as masazhi, akulli apo ngrohja e vendit të dhimbshëm. Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, ndoshta vuani nga sëmundjet koronare. Një hulumtim ka treguar që meshkujt problemet me ereksionit fillojnë t’i ndjejnë me muaj apo vite para se të kuptojnë që kanë probleme me zemrën. Arteria mund të ngushtohet ose ngurtësohet, kështu që penisi nuk furnizohet mjaftueshëm me gjak. Ekspertët në vitet e fundit kanë zbuluar një numër të madh të dëshmive të besueshme të cilat tregojnë në lidhjen e ereksionit dhe shëndetin e zemrës. Nëse keni probleme me arritjen ose mbajtjen e ereksionit, më së miri do të ishte të shkoni te mjeku. Ekspertët pohojnë që çdo pacient, i cili vjen me disfunskion erektil konsiderohet pacient kardiovaskular, gjithnjë deri sa nuk dëshmohet ndryshe. Marramendja, dobësia ose frymëmarrja e shkurtuar . Më shumë se 40 për qind e femrave në një hulumtim kanë deklaruar që kanë ndier shkurtim të frymëmarrjes në ditët para sulmit në zemër. Ndoshta do të ndiheni thuajse nuk mund të merrni frymë ose do të ndieni marramendje. Të gjitha këto janë arsye që ta vizitoni mjekun tuaj. Shkaku i këtyre simptomave është arteria e dobësuar e cila nuk mund të qarkullojë shumë oksigjen. Sëmundja koronare e arterieve, në të cilat grumbullohen pllakëzat, bllokon arteret të cilat furnizojnë zemrën. Nëse frymëmarrja e vështirësuar është shkaktuar nga sëmundjet e mushkërive, më së shpeshti ndodh gradualisht. Nga ana tjetër, nëse shkaku i frymëmarrjes së vështirësuar është i natyrës kardiovaskulare, ajo do të vijë papritmas, ndonjëherë edhe derisa pushoni. Të përziera apo thartësirë e stomakut. Edhe pse shumica prej nesh pret që dhimbja e cila ka të bëjë me sëmundjet e zemrës të shfaqet në gjoks, ajo mund të paraqitet kudo, madje edhe në zonën e stomakut. Disa njerëz, veçanërisht femrat, këtë dhimbje e përjetojnë si thartësirë të stomakut. Çrregullimet në tretje dhe të përzierat mund të jenë shenja të hershme të sulmit në zemër. Në një hulumtim është treguar që femrat dukshëm më vështirë i hetojnë të përzierat dhe çrregullimet tretëse si simptoma të sëmundjes së zemrës. Shkaku kryesor i çrregullimeve tretëse është që arteria e dobësuar redukton qarkullimin e gjakut, ndërsa dhimbjet mund të manifestohen në gjoks, por edhe në bark. Për ta dalluar këtë dhimbje nga çrregullimet tretëse, kushtoni vëmendje në frekuencën e shfaqjes së dhimbjes. Te çrregullimet tretëse dhimbja është e pranishme një kohë të caktuar, dhe më pas intensiteti i saj fillon të dobësohet. Tek sëmundjet e zemrës, dhimbja shfaqet në intervale dhe gjithmonë është përafërsisht me intensitet të lartë. Dhimbjet e nofullës dhe të veshit. Dhimbja e nofullës mund të jetë simptoma kryesore e sëmundjeve koronare dhe e sulmit të ardhshëm të zemrës. Dhimbja mund të shtrihet deri te veshi, ndërsa ndonjëherë mund të jetë vështirë të përcaktohet se nga cila zonë vjen. Kjo është simptomë, të cilën mjekët kanë filluar ta studiojnë vetëm në kohën e fundit, sepse shumë pacientë pas sulmit në zemër pohojnë që dhimbjen në zonën e nofullës dhe veshit e kanë ndier ditë ose javë më herët. Për dallim nga dhimbjet e shkaktuara me dhëmbin që dhemb, përmes çrregullimit të pjesës së nofullës ose infeksionin e veshit, kjo dhimbje mund të përhapet deri te supet dhe duart, veçanërisht në anën e majtë, me ç’rast nuk ndihmon asnjë trajtim. Miokarditis është ndezje e përgjithshme e muskulit të zemrës, gjë që paraqitet si rezultat i sëmundjeve të tjera, ndonjë infeksion më i madh si gripi, reumatizmi i dhëmbëve, bajameve etj. Infarkti është vdekje e një pjese të indit muskulor të zemrës. Kjo sëmundje paraqitet nga mbyllja e ndonjë dege të arterieve të cilat ushqejnë zemrën, gjatë kontraksionit (ngushtimit) momental të arterieve, ndonjë plasaritjeje e arterieve e përcjellë me gjakderdhje, gjatë streseve ose si pasojë e shtypjes së lartë.

Në këto raste indi muskulor ose një pjesë e zemrës mbetet pa ushqim dhe pa oksigjen, menjëherë pas kësaj ajo pjesë e muskulit të zemrës të vdes. Infarkti përcillet me dhimbje të rënda. Ka raste kur zemra ndërpret punën dhe shkaktohet vdekje.

Aritmia është rrahje e shpejtë dhe e ngadalshme e zemrës ose rrahje e përzier e ngadalësuar dhe e shpejtuar me kërcime dhe ndërprerje të rrahjeve. Kjo dukuri është pasojë e kontrollit të disharmonizuar të ngacmimeve nervore të punës së zemrës, të cilat e kanë prejardhjen nga qendrat e sistemit nervor.

Arteroskleroza është grumbullimi i materieve të yndyrshme dhe kripërat e kalciumit në brendi në muret e arterieve, kjo çon deri tek mbyllja e tyre dhe zvogëlimi i qarkullimit të gjakut me shumë pasoja si dhe zmadhimi i shtypjes së gjakut, e cila mund të shkaktohet edhe nga gjendjet nervore, streset etj. Të gjitha këto kanë lidhje të drejtpërdrejtë me mosfunksionimin e mirë të zemrës.

Embolia është mbyllja e ndonjë arterie të trurit, një lloj si infarkti i zemrës. Kjo shkakton dëmtimin e ndonjë qendre dhe me këtë rast paraqitet paraliza ose vdekja.

 

 

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.