Standard.al

Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërim

0

Gurët në veshka shfaqen pa paralajmërimPrania e gurit zbulohet me ultrazë, ndërsa zalli më së shpeshti diagnostikohet me fotografim rëntgeni. Për eliminimin e zallit dhe gurit më e rëndësishme është që të pihet sasi e madhe uji. Krijimi i gurëve në veshka, në kanale të urinës apo në fshikëz në krahasim me sëmundjet e tjera të traktit urinar është më e përhapur dhe më i shpeshtë, shkruan “Telegrafi”. Krijimi i gurëve bëhet qetësisht, fshehtas dhe pa paralajmërim, ndërsa në fund theksohet me dhembje të padurueshme dhe të ashpra. Krijimit të gurëve i kontribuojnë shumë faktorë: Çrregullimet metabolike të cilat nënkuptojnë tajitje të tepruar të disa mineraleve, siç janë kalciumi, fosfori apo kripërat e natriumit dhe të kaliumit të thartirës oksale, janë shkaktarë të shpeshtë të krijimit të gurëve. Infeksionet e vazhdueshme kronike të traktit të urinës gjithashtu janë faktorë të krijimit të gurëve apo të zallit në veshka. Predispozita gjenetike gjithashtu është moment qenësor, mirëpo gjithsesi shpesh shfaqen sëmundje ku ekziston ndërprerje e urinës, siç është në rastin e rritjes së vëllimit të prostatës apo ngushtimit të kanalit të urinimit. Çrregullimi në ushqim paraqet edhe një shkaktar tjetër i cili i kontribuon procesit të krijimit të gurëve. Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze laseri apo valë tronditëse. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit”. Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.

 

Diabeti, shkaktar i krijimit të dhjamit në mëlçi

Specialistët e sëmundjeve të mëlçisë dhe sistemit tretës besojnë se rruga më e mirë për të eliminuar dhjamin në mëlçi është gjimnastika dhe ulja e peshës.

Rezultatet e kërkimeve në këtë fushë tregojnë se faktorët që krijojnë diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa nga sëmundjet e metabolizmit janë të lidhura me sasinë e dhjamit në mëlçi. Ata në lidhje me faktorët e krijimit të dhjamit në mëlçi duke theksuar se mbipesha vetëm mund të ndikoj në krijimin e tij, besojnë se, diabeti, është një nga faktorët kryesor të njohur për krijimin e dhjamit në mëlçi dhe sa më e gjatë të jetë periudha e diabetit ose sa më i pakët të jetë kurimi i tij aq më i madh është rreziku i krijimit të dhjamit në mëlçi. Specialistët e ushqimit kanë deklaruar se gjimnastika dhe rënia nga pesha është metoda më e mirë për eliminimin e dhjamit në mëlçi. Po ashtu përdorimi i ilaçeve për uljen e sheqerit në gjak në sëmundjen e diabetit si dhe ilaçeve për uljen e LDL-së në kolesterol krahas gjimnastikës dhe rënies së peshës janë nga metodat e tjera që këshillohen për eliminimin e dhjamit të mëlçisë.

 

Ja pse na rrudhen gishtat kur qëndrojnë gjatë në ujë

Disa njerëz i duan banjat e gjata. Sikur të mos kenë obligime, dushi apo banja e tyre nuk do të mbaronte kurrë. E, një gjë që vërehet më pas, janë gishtat e rrudhosur. Për këtë shkenca ka një përgjigje. Është e tëra tek osmoza, me ujin që rrjedh nëpër shtresën e fundme të lëkurës. Uji e zgjeron shtresën e jashtme të lëkurës, por jo edhe atë të poshtme, duke i krijuar rrudhat. Në studimet më të hollësishme, kuptohet se atyre që kanë sistem nervor më të dobët, u rrudhosen më shumë gishtat. Në këto raste, lëkura e tërheq ujin, në mënyrë që të ruajë lagështinë për më gjatë. Rrudhat ndihmojnë që të depërtojë uji, njësoj sikur të thepisurat në rrotën e automobilit.

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.