“Arrest me burg” të riut që vrau ish-vjehrrin

Në sallën e gjyqit, ai shprehu pendesë për krimin duke pretenduar se ishte i dehur në momentin e vrasjes. Ai i tha gjyqtarit të gatshëm, se në momentin e takimit me ish-vjehrrin, ky i fundit e kishte fyer. Ndërsa pak ditë para vrasjes, 39 vjeçari i tha gjykatës së Lutfi Xhaferri e kishte rrahur.
Ky pretendim u hodh poshtë nga prokurori Genc Qana, i cili renditi në mënyrë kronollogjike ngjarjen dhe provat e gjetura në vendin ku u ekzekutua Lutfi Xhaferri. Prokurori tha se dyshohet se vrasja është kryer me paramendim, për shkak të prishjes së fejesës mes vajzës së viktimës dhe të dyshuarit Aluku.
Gjykata e Tiranës, pasi dëgjoi palët i caktoi 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest me burg” deri në përfundim të hetimeve, për akuzën e “vrasjes me paramendim”. Altin Aluku u arrestua mëngjesin e hershëm të 18 majit në fshatin Prush, ku edhe Ishte fshehur forcave të policisë.